Pyetja:
Selam
alejkum!
Ju lutem pėr mendimin tuaj, kėshillė, sugjerim nė lidhje
me njė ēėshtje mjaft diskutabile, njėkohėsisht subtile.
Tė dy bashkėshortet janė tė shkolluar dhe duke punuar,
mirėpo gruaja nuk posedon kartelėn e saj tė rrogės. Kėtu
duhet cekur se i ėshtė marrė nė mėnyrė indirekte nga ana
e burrit dhe ajo pėrfundon nė dorėn e tij, d.m.th. pa
pajtimin, pa pėlqimin paraprak tė gruas dhe nė fakt ai i
posedon tė hollat.
Gruaja ėshtė e vetėdijshme se duhet tė investohen nė
shtėpi, mirėpo siē e dimė ajo duhet tė bėhet me
planifikim mes tė dyve, pėr shkak se gruaja i di mė sė
miri nevojat e saj personale, po ashtu edhe tė foshnjės.
Nga ana tjetėr, bashkėshorti konsultimet rreth gjėrave
materiale i bėn me nėnėn e tij, gruan as qė e pėrfshin.
Si mendoni, si tė veprohet nė kėtė rast, bashkėjetesa i
ėshtė shumė e rėndė duke pasur parasysh kėto gjėra?!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Ndėr objektivat mė kryesorė tė martesės ėshtė
bashkėjetesa, shoqėria e miqėsia e ngushtė mes
bashkėshortėve. Dėgjo ēfarė thotė Allahu i Plotfuqishėm
rreth raportit mes burrit e gruas. Allahu i Lartėsuar
thotė:
Ato (gratė) janė petku i juaj, e ju (burrat) jeni
petku i tyre. (Bekare, 187)
Ai (Allahu) ėshtė Ai qė ju krijoi prej njė njeriu, e
prej tij krijoi palėn e tij (femrėn) pėr tu qetėsuar
pranė saj. (Araf, 189)
Dhe njėri prej argumenteve tė Tij, ėshtė qė prej jush
janė krijuar femrat, qė tė qetėsoheni pranė tyre dhe qė
nė mes jush tė lindė (vendoset) dashuria dhe mėshira.
(Rum, 21)
Kėto ajete mjaft qartė vėnė nė pah se si duhet tė
vėshtrohet martesa nga ana e partnerėve, prandaj, motėr
e nderuar, fillimisht ju kėshillojmė qė disa sjellje jo
tė matura, kalimtare dhe tė padrejta nga ana e burrit
tuaj, mos tė shkaktojnė rrėnimin e synimit esencial tė
martesės dhe bashkimin tuaj.
Nė Islam janė tė detajuara mjaft qartė obligimet dhe tė
drejtat ligjore tė burrit, respektivisht tė gruas,
prandaj pėr ēdo paqartėsi apo edhe mospajtim duhet ti
kthehemi kėtyre obligimeve dhe tė drejtave. Ne mendojmė,
edhe pse nuk mund ta kuptojmė qartė nga letra, se burri
juaj nuk ėshtė shpėrfillės i dispozitave islame, prandaj
mundohuni me anė tė dialogut qė ti sqaroni kėto gjėra
dhe ai tė kuptojė tė drejtat dhe obligimet e tij.
Pėrkujdesja dhe blerja e nevojave esenciale pėr shtėpi
ėshtė obligim i burrit dhe nga ju, absolutisht nuk ėshtė
e kėrkuar tė punoni, por nėse dėshironi ti ndihmoni
burrit dhe ai pajtohet me kėtė, atėherė kjo duhet tė
ndodhė me marrėveshje dhe mirėkuptim tė ndėrsjellė e jo
qė ai tė mbizotėrojė plotėsisht nė tė gjitha tė ardhurat
e tua.
Sido qė tė jetė, nuk do ta zgjasim mė tepėr, por ju
kėshillojmė tė komunikoni me burrin tuaj dhe t`ia
sqaroni kėrkesat dhe nevojat tuaja dhe mendojmė se nėse
ju e kėrkoni kohėn e pėrshtatshme dhe mundoheni tė
zgjidhni metodėn e qėlluar, do tė hasni nė mirėkuptim
dhe ai do tė kthehet nga hapi qė ka ndėrmarrė, mbase
ndoshta mund tė jetė edhe ndonjė sjellje e juaja qė e
bėri atė tė sillet padrejtėsisht me ju. Lusim Allahun e
Lartėsuar tju japė sukses tė gjeni mirėkuptim nga burri
juaj dhe tju japė jetė tė lumtur se bashku nė kėtė botė
dhe nė botėn tjetėr. Amin!
Alaudin Abazi
26.4.2009
|