Mė kėshilloni si tė veproj me burrin tim
21.12.2009 19:31:13

Pyetja:

Jam e martuar, kam fėmijė, burrin e kam elhamdulilah shumė tė devotshėm nė rrugė tė Allahut, mirėpo tani pas disa vitesh martesė kam marrė informata se burri im ka shkuar me disa vajza mė parė dhe nuk mė ka treguar dhe as sot nuk po e pranon. Unė ia kam gjetur edhe disa fotografi tė vajzave, mirėpo ai nuk po e pranon, kėshtu qė unė jam shumė xheloze dhe mė ka humbur dashuria pėr tė, rrallėherė po e dua. Po i them qė tė betohet nė Allah se nuk ka pasur punė me asnjė vajzė pėrpos meje, por ai nuk po betohet. A kam tė drejt ta pyes unė burrin vazhdimisht pėr kėtė rast dhe a bėn ta detyroj tė bėjė be, ose mė kėshilloni se si t’ia bėj. Burri nganjėherė mė thotė se edhe nėse kam shkuar me ndonjė vajzė, kam qenė i ri dhe nė kohėn e xhahilietit, mirėpo, kur e kam kuptuar, jam penduar sinqerisht tek Allahu dhe mė nuk e pėrsėris kurrė.
Edhe njė herė kėrkoj prej jush qė tė mė kėshilloni se si tė veproj me burrin tim, nė qoftė se e pranon ai apo nuk e pranon se ka shkuar me femra tė tjera para se tė martohem me tė. Mirėpo tani i besoj se ėshtė shumė i sjellshėm dhe ėshtė i pėrqendruar nė rrugė tė Allahut. Allahu ju shpėrbleftė!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Fillimisht lus Allahun e Lartėsuar qė tė na i falė mėkatet tona, tė na mėshirojė ne, ju dhe tė gjithė muslimanėt! Gjithashtu e lus Atė tė na i mbulojė tė kėqijat nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr!

Motėr e nderuar! Letra juaj na kujton se sa e rrezikshme mund tė jetė dinakėria e shejtanit dhe se me sa shumė forma depėrton ky i mallkuar nė zemrat e njerėzve pėr tė turbulluar ēdo rehati, kėnaqėsi dhe qetėsi nė mes njerėzve, posaēėrisht mes burrit dhe gruas.
Motėr e nderuar! Pėr ne sjellja dhe insistimi juaj ėshtė aq i ēuditshėm sa edhe tentativa e shejtanit pėr tė shkatėrruar raportin mes jush dhe burrit tuaj. Ju, nė vend qė ta falėnderoni Allahun qė jeni takuar me njė djalė besimtar, tė devotshėm, ndaj tė cilit tani nuk gjeni vėrejtje, shkoni dhe hulumtoni etapat nė tė cilat ka kaluar ai.

Nuk jam pėr ta pastruar burrin tuaj nga mėkatet dhe nuk mohojmė se mund tė ketė ndodhur diēka prej asaj qė ju dyshoni, por ēfarė dėshironi tė arrini me kėtė? Nėse kuptoni se burri juaj ka vepruar diēka prej mėkateve pėr tė cilat dyshoni, ēfarė do tė veproni?
Do tė kėrkoni shkurorėzim, do tė ndaheni nga ai? Pastaj, ēfarė do tė realizoni me kėtė veprim? Do tė realizoni synimin e shejtanit, pasi ndarja e burrit nga gruaja konsiderohet si arritja mė e madhe e tij.
Nuk ka asnjė njeri qė u ka shpėtuar mėkateve, prandaj kini kujdes dhe mos vazhdoni me kėto sjellje dhe pyetje drejtuar burrit tuaj. Nė kėto gjėra kanė rėnė edhe sahabėt e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, por pasi pranuan Islamin u pėrmirėsuan dhe iu kthyen jetės nė pėrputhje me mėsimet islame. Po ashtu veproi edhe burri juaj; ai, nėse ka bėrė diēka nga mėkatet, tani ėshtė penduar dhe i ėshtė drejtuar Allahut dhe nuk dėshiron t`i kthehet mė asaj dhe ēdo insistim i juaji qė tė flasė pėr gjėra tė tilla vetėm se do tė kontribuojė pėr keq dhe nuk do tė pėrmirėsojė gjė.

Motėr e nderuar, zgjohuni nga hutimi, mos shkatėrroni veten dhe familjen tuaj me kėto sjellje ndaj burrit tuaj, falėnderoni Allahun qė burri juaj, nėse ka qenė mėkatar, ėshtė pėrmirėsuar dhe i ka lėnė ato mėkate dhe tani ėshtė bėrė njė bashkėshort i mirė, siē po dėshmoni edhe ju. Ta dini se me kėto mendime dhe polemika qė inicioni me burrin tuaj ėshtė shejtani ai qė kėnaqet, pasi ju jeni duke realizuar synimin qė ai i ka vėnė vetes. Prandaj kini frikė Allahun dhe ndėrprisni hulumtimin pėr kėto gjėra nė lidhje me burrin tuaj. Respektojeni atė, ndihmohuni nė punė tė mira dhe nė devotshmėri dhe kėshtu do tė arrini ta kėnaqni edhe Allahun e Lartėsuar.
 

Alaudin Abazi
18.7.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010