Njė pyetje nė lidhje me marrėdhėniet bashkėshortore
21.12.2009 19:30:47

Pyetja:

Pėrshėndetje, ju uroj pėr punėn e mirė qė po bėni!
Unė kam njė pyetje nė lidhje me marrėdhėniet bashkėshortore. Ju lutem mė jepni ndonjė lutje apo kėshillė fetare pėr pėrmirėsimin e tyre.
Nė fakt, unė edhe pse kam bėrė martesėn fetare ende nuk bashkėjetoj me burrin. Jemi nga dy vende tė ndryshme dhe me kushte ekonomike jo shumė tė mira. Kjo ėshtė dhe arsyeja pse ende nuk po arrijmė tė realizojmė dhe martesėn faktike. Largėsia po na shkakton shumė probleme. Unė jam pak xheloze dhe nuk po e duroj dot mė kėtė gjendje, largėsi mė shumė se katėr vite. Takohemi njė herė nė muaj ose nė dy muaj. Unė pėr vete jam pak gjaknxehtė dhe nuk di tė bėhem diēka qė nuk jam, them atė qė mendoj dhe shpesh fjalėn e fundit e them tė parėn. E di qė kjo nuk bėn, por nuk mund tė bėhem ndryshe nga ē’jam. Ju lutem mė jepni ndonjė kėshillė fetare pėr marrėdhėniet bashkėshortore ose ndonjė rekomandim pėr ndonjė libėr islam tė kėtij lloji.
Po tė jetė e mundur nė tė tė pėrgjigjet Alaudin Abazi, sepse kam shumė besim nė pėrgjigjet e tij, kanė njė argumentim bindės. Pėrshėndes dhe falėnderoj tė gjithė tė tjerėt qė kontribuoni nė kėtė ueb
faqe, ėshtė shumė shumė praktike dhe aq mė shumė e nevojshme pėr jetėn nė ditėt e sotme.


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Motėr e nderuar, lusim Allahun e Lartėsuar t’ju japė sukses nė jetėn tuaj, t’i drejtojė hapat tuaj, t’ju udhėzojė nė tė mira dhe tė na mbrojė tė gjithėve nga sherret e vetes dhe tė shejtanit!
E kuptojmė se problemet pėr tė cilat na keni shkruar ju preokupojnė mjaft. Megjithėkėtė, me gjithė letrėn tuaj, prapėseprapė ėshtė shumė vėshtirė tė kuptohet qartė realiteti dhe natyra e asaj se ēfarė po ndodh nė mes jush.
   Mė se e vėrejtur ėshtė se nė mes jush mbretėron njė atmosferė pakėnaqėsie e ndėrsjellė. Lindja e keqkuptimeve me kėtė rast ėshtė shumė e favorshme posaēėrisht pėr shkak se edhe nėse ekziston ndonjė dėshirė e mėnjanimit tė kėtyre keqkuptimeve, atėherė largėsia dhe moskontakti me javė bėn qė kjo tentativė tė jetė e brishtė.
   Nga ajo qė shkruat mė sė shumti na la pėrshtypje pranimi nga ana juaj se jeni xheloze dhe gjaknxehtė (e thoni fjalėn e fundit nė fillim), por nė tė njėjtėn kohė sikur krenoheni me kėto gjėra dhe se duhet tė jeni e pranuar nga ai ashtu si jeni. Nė kėtė pikė do tė ndalem pak mė shumė.
   Tė gjithė njerėzit kanė mangėsi dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė e pamohuar, pasi pėrkryerja dhe pėrsosmėria i takon vetėm Allahut tė Lartėsuar, por muslimani nuk duhet tė ndalet nė pranimin e mangėsisė dhe nė mostentimin e tij qė t’i evitojė, pėrmirėsojė dhe largojė nga vetja mangėsitė e tij. Vėrtetohet nė njė hadith se njė sahab erdhi tek i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i tha: "O i Dėrguari i Allahut, mė kėshillo!” I Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i tha: “Mos u hidhėro!” I tha prapė: “Mė kėshillo!” I tha i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem: “Mos u hidhėro!” I tha prapė: “Mė kėshillo!” I tha i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem: “Mos u hidhėro!”
   Prandaj njeriu duhet tė mundohet ta kalisė veten dhe tė mundohet tė pėrfitojė cilėsi tė mira e tė lavdėruara dhe nė anėn tjetėr tė largojė nga vetja me tė gjitha mundėsitė qė posedon cilėsitė e kėqija dhe tė padėshiruara.
Gjithashtu edhe pėr frenimin e mllefit qė ju kap shpeshherė, Allahu i Lartėsuar thotė: "…Dhe ata qė e frenojnė mllefin, qė ua falin (tė keqen) njerėzve, e Allahu i do bamirėsit." (Ali Imran, 134)

   Kėto ishin disa kėshilla qė kishin tė bėnin me ju, se si duhet tė silleni sė pari me veten tuaj. Kurse sa i pėrket hapave konkretė me burrin tuaj, themi se duhet tė jeni e sinqertė dhe e hapur me tė, jo nė kuptim qė pėr ēdo imtėsi tė ngrini problem dhe diskutim, por tė jeni e hapur nė sqarimin e vėrejtjeve tė ndėrsjella qė keni dhe tė mundoheni t’i zgjidhni ato duke filluar qė secili nga ju ta ndėrmarrė hapin e kėrkuar pėr tė pėrfunduar problemet dhe keqkuptimet.
   Ju kėshillojmė tė mos pėrqendroheni nė gabimet e tij, pasi shejtani e dėshiron kėtė dhe nėse ju vazhdoni kėshtu, atėherė do tė harroni tė gjitha cilėsitė e mira (qė pa dyshim i posedon) qė ka ai, madje edhe ato qė ju tėrhoqėn ju nė fillim tė lidhni kurorė me tė. Gjithashtu, ju kėshillojmė tė lexoni edhe ndonjė libėr qė flet rreth raporteve bashkėshortore, siē ėshtė libri i pėrkthyer “Fshehtėsia e njė martese tė lumtur”.
   Nė fund, lusim Allahun e Lartėsuar t’ju japė sukses t’i tejkaloni problemet me tė cilat ballafaqoheni dhe ta bėjė martesėn tuaj tė lumtur!


Me respekt
Alaudin Abazi
1.2.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010