A lejohet qė gruaja ta gėnjejė burrin dhe a lejohet tė shkurorėzohet gruaja pėr shkak se ėshtė gėnjeshtare?
21.12.2009 19:30:03

Pyetja:

Selam alejkum, hoxhe i rrespektuar ketij websajti!

Allahu ju shpėrbleftė pėr pėrgjigjet qe jepni ne ketė faqe dhe, padyshim, qė duhet falėnderuar Allahun pėr atė se kemi ku tė drejtohemi dhe duhet falėnderuar ju Allahun pėr vullnetin dhe sinqeritetin qė ju ka dhėnė pėr tė dhėnė pėrgjigje sa mė tė mirė dhe tė drejtė e qė ėshtė dhunti e madhe prej Allahut. Sikur mos tė ishte dhunti dhe dhuratė nga Allahu do ta kryenin kėtė pune tė gjithė. Allahu ju shpėrbleftė!
I nderuar
hoxhė, mė tregoni se a lejohet qė gruaja ta gėnjejė burrin dhe a lejohet tė shkurorėzohet gruaja pėr shkak se ėshtė gėnjeshtare (nuk e ka problem ndėrgjegjeje, pėrdor gėnjeshtrėn vetėm pėr tė dalė nga situata)? Allahu ju shpėrbleftė pėr pėrgjigje!

Pėrgjigje:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Gėnjeshtra nė Islam ėshtė e ndaluar dhe ajo konsiderohet nga mėkatet e mėdha. Pėr shėmtinė e gėnjeshtrės flitet nė shumė citate kuranore dhe hadithe. Sa pėr tė mos u zgjeruar do ta pėrmendim njė ajet dhe njė hadith.

Allahu i Lartėsuar thotė: “Mallkuar qofshin gėnjeshtarėt!” Dharijat, 10.

Transmetohet nga Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) se ka thėnė: “Gėnjeshtra ėshtė krim dhe qė tė dyja (edhe gėnjeshtra edhe krimi) tė dėrgojnė nė zjarr.”

Se gėnjeshtra ėshtė e keqe dhe se ėshtė e ndaluar nuk ėshtė e vėrtetuar vetėm nė mėsimet islame, por ajo trajtohet si e keqe dhe e papranuar, pothuajse nė tė gjitha fetė dhe civilizimet.

Urtėsia nė kėtė (pra se gėnjeshtra ėshtė e ndaluar) ėshtė se Allahu i Lartėsuar  ka dashur qė marrėdhėniet njerėzore tė ngrihen nė themele tė ēiltėrsisė dhe sinqeritetit, nė tė kundėrtėn ēdo formė tjetėr e lidhjes qė mund tė ndėrtohet nė hipokrizi dhe tradhti edhe nėse mund tė ekzistoj kjo formė e lidhjes, ajo nuk ėshtė e ndershme dhe jetėgjatė.

Gjithashtu edhe marrėdhėnia ndėrmjet burrit dhe gruas ėshtė e ndėrtuar nė sinqeritet dhe ēiltėrsi. Pėr kėtė, ēdo formė e bashkimit tė tyre duke e pėrdorur gėnjeshtrėn ėshtė e ndaluar dhe e papranuar, prandaj edhe jo pak herė dėgjojmė pėr ndonjė ēift tė pasuksesshėm, qė shkak i prishjes sė martesės sė tyre ishin gėnjeshtrat dhe premtimet paramartesore.

Mirėpo, pasi Islami nė ligjet e tij tė pėrcaktuara si objektiv tė rėndėsishėm e ka  ruajtjen e pasardhėsve dhe nderit, ose tė themi mė qartė ruajtjen e familjes, atėherė gėnjeshtra ndėrmjet burrit dhe gruas nganjėherė, konsiderohet pėrjashtim nga ndalesa e pėrgjithshme. Me fjalė tė tjera, gėnjeshtra ndėrmjet burrit dhe gruas ėshtė e lejuar nė rastet kur ajo (gėnjeshtra) ndalon ndonjė tė keqe mė tė madhe apo realizon njė dobi mė tė pėrgjithshme.

Umu Kulthum thotė: “Nuk kam dėgjuar se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka lejuar nė ndonjė rast gėnjeshtrėn, pėrveē kėtyre tri rasteve: pajtimin ndėrmjet njerėzve (tė ngatėrruar), nė luftė, apo ta gėnjejė burri gruan e tij apo gruaja burrin e saj.” Shėnon Muslimi.

Ajo qė duhet tė dimė me kėtė rast ėshtė se nga kjo nuk nėnkupton se ndėrmjet burrit dhe gruas ėshtė e lejuar gėnjeshtra pa asnjė kriter dhe ai qė mendon kėshtu, atėherė ai nuk ka kuptuar domethėnien e hadithit. Madje ēfarė ėshtė edhe mė keq ky keqkuptim ka mundėsi t`i sjellė bashkėshortėt nė situata qė ta humbin besimin e ndėrsjellė. Prandaj edhe ėshtė e nevojshme tė qartėsohet domethėnia e hadithit tė sipėrpėrmendur.

Hadithi nė fjalė nuk lejon qė gruaja tė kryejė ndonjė vepėr tė ndaluar, si p.sh.: dalja nga shtėpia e burrit pa dijen e burrit dhe ta gėnjejė atė, ose burri me anė tė gėnjeshtrave tė realizojė  interesat personale duke e shpėrfillur dhe shfrytėzuar gruan e tij. Kėto tė gjitha janė tė ndaluara dhe nė asnjė formė kėto nuk nėnkuptohen nga hadithi.

Por cila ėshtė gėnjeshtra e lejuar?

Gėnjeshtra e lejuar ėshtė ajo qė nuk nėnkupton kryerjen e ndonjė ndalese, apo tejkalimit tė kufijve tė pėrcaktuara. Por, ėshtė ajo gėnjeshtėr tė cilin do ta thoshte burri, respektivisht gruaja qė ta ndėrpriste ndonjė mospajtim tė panevojshėm, ose do ta shuante urrejtjen dhe shtonte dashurinė e ndėrsjellė, ose e largon hidhėrimin dhe sjell gėzimin, pastaj ajo gėnjeshtėr me tė cilėn nuk do ta informonte burri gruan apo anasjelltas me tė gjitha sekretet personale, ose edhe kryerja e ndonjė vepre e cila nuk ėshtė e ndaluar, por nuk e pėlqen burri, respektivisht gruaja, etj. Do t`i sjellim edhe disa shembuj tė kuptohet mė qartė kjo:

1. Nėse burri\gruaja nuk ėshtė i\e kėnaqur nė martesė, ose nė njė periudhė nuk ndien dashuri ndaj partnerit\es. Kur tė pyetet ai ose ajo nė kėtė tė pėrgjigjet nė kundėrshtim me realitetin.

2. Bashkėshortit i ka pėlqyer ndonjė femėr para martesės dhe ėshtė interesuar ta martojė njė femėr tjetėr para gruas qė e ka tani. Nėse ai pyetet pėr njė gjė tė tillė nga ana e gruas dhe ai e di se pohimi i njė gjėje tė tillė, do ta mėrziste gruan dhe do tė nxiste xhelozi, atėherė lejohet ta heshtė kėtė realitet. E njėjta vlen edhe pėr gruan.

3. Nėse burri blen njė dhuratė ta gėzojė gruan, por kjo edhe pse do t`i pėlqente gruas ka ēmim tė ultė,  atij i lejohet ta shtoj vlerėn e ēmimit, qė tek ajo tė shtohet dashuria dhe respekti.

4. Nėse familja e gruas flasin keq pėr burrin dhe gruaja e thotė tė kundėrtėn me qėllim tė afrimit ndėrmjet tyre.

5. Ėshtė e mundur qė gruas mos t`i pėlqejė familja e burrit, apo forma e shtėpisė, mobiliet, etj. Ajo tė deklarohet me tė kundėrtėn.

Kėto janė disa nga shembujt qė tregojnė se ēfarė ėshtė ajo qė i lejohet burrit ta gėnjejė gruan dhe anasjelltas. Kjo formė e gėnjeshtrės ėshtė ajo e lejuara nė Islam dhe disa e quajnė kėtė edhe “gėnjeshtėr e bardhė”. Pra shumė qartė vėrehet se ēfarė ėshtė pėr qėllim me kėtė gėnjeshtėr; ndėrprerja e mospajtimeve tė panevojshme, qė janė shumė tė ndjeshme ndėrmjet burrit dhe gruas, pastaj shtimi i dashurisė me fjalė tė ėmbla  dhe tė dashura, ku nga kėto qė thuhen ėshtė e mundur mos tė jenė edhe aq tė vėrteta. 

Kurse gėnjeshtrat me tė cilat bėhet thyerja e premtimeve tė dhėna, realizohen interesa personale nė llogari tė bashkėshortes dhe gjėrave tė ngjashme janė tė ndaluara dhe, padyshim, pėrhapja e gjėrave tė tilla i bėn bashkėshortėt tė humbin besimin e ndėrsjellė.

Deri kėtu ishte rreth gėnjeshtrės sė lejuar ndėrmjet burrit dhe gruas, kurse sa i pėrket  problemit qė ju e keni ngritur se a lejohet burri ta shkurorėzojė gruan pėr shkak se ajo gėnjen, themi se, nėse gėnjeshtra ėshtė e llojit tė lejuar, atėherė nuk do tė ishte e drejtė, madje, nuk do tė ishte e drejtė ta shkurorėzoni edhe po tė ishte nga lloji i dytė i gėnjeshtrės, ajo e ndaluara, para se ju ta informoni rreth shėmtisė sė gėnjeshtrės sė ndaluar dhe dėmet qė shkaktojnė ndėrmjet juve, si humbja e besimit, dashurisė dhe respektit. Prandaj nėse gruaja juaj ėshtė e sprovuar me kėtė shprehi tė ndaluar, pra t’ju gėnjejė ēdo herė dhe ajo me kėtė vetėm dėshiron t`i realizojė interesat personale ose tė shfajėsohet nga gabimet qė i bėnė, atėherė ju duhet t`i ndihmoni asaj ta lėrė kėtė shprehi, duke ia shpjeguar se kjo ėshtė e ndaluar nė Islam dhe se ėshtė e keqe.

Ne kurrsesi nuk ua preferojmė shkurorėzimin para se ju tė jepni mundin tė pėrmirėsoni kėtė te gruaja juaj. Allahu e di mė sė miri.   

Alaudin Abazi

26.01.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010