Mė ndihmoni, si t’ia bėj?
21.12.2009 19:29:44

Pyetja:

Hoxhė i nderuar, jam i martuar qė 10 vite, gruan e kam muslimane. Jetoj nė perėndim dhe deri para 3 viteve kam pirė nganjėherė alkoolin, nuk kam fal namaz, vetėm xhuma, Bajram apo ndonjėherė. Deshi Allahu dhe tani qė 4 vite kam lėnė alkoolin, falem dhe me shtohet imani dhe interesi ēdo ditė pėr Islam. Kohėn e lirė e kaloj nė xhami, ku edhe kam pėrfituar shumė. Edhe shoqėrinė e kam ndėrruar, por problemi im ėshtė se tani kam shumė probleme nė shtėpi prej gruas, sepse ajo nuk me lė tė shkoj nė xhami, mė thotė se diēka nuk ėshtė nė rregull me ty. Po e tepron edhe shumė e shumė tė tjera. Ajo vet nuk falet as nuk do t’ia dijė pėr atė pune. Jam munduar aq shumė ta bind, por kot dhe kot, edhe pse ėshtė myslimane. Tani ka ndryshuar edhe me shumė, bile edhe nuk dėshiron tė mė vijnė mysafirėt, shokėt tė cilėt i kam qė 3-4 vjet. Nuk e di, kam bėrė shumė dua, po nuk ndryshon asgjė, bile-bile shkon edhe mė keq. Tė lutem, mė ndihmoni si t’ia bėj, mė shkon mendja tė ndahem prej saj, po kam dy fėmijė. Hoxhėn tonė kėtu nuk mund ta pyes, se mė vjen turp. Inshallah keni ju njė pėrgjigje pėr mua!

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Falėnderoj Allahun e Lartėsuar qė tė begatoi me pendim dhe udhėzim, vėrtet vetėm Ai ėshtė i denjė pėr kėtė falėnderim. Gjithashtu, lus Atė qė tė na jap neve dhe juve forcė dhe vendosmėri nė rrugėn e saktė.

Vėrtet, pėr tė ekzistuar jetė e lumtur nė mes njė burri dhe gruaje, padyshim, duhet tė kenė tė pėrbashkėt shumė gjėra. Afėrsia, pėrputhja, pėlqimi i sjelljeve dhe shprehive te njėri tjetrit janė prodhues tė dashurisė dhe respektit tė ndėrsjellė.

Problemi yt ėshtė se pas ndryshimit tėnd (kuptohet pėr tė mirė), shumė nga gjėrat qė nuk i ke praktikuar mė herėt apo nuk i ke pasur shprehi, tani ke filluar t`i bėsh. Kjo ia vėshtirėson gruas tėnde qė tė tė pranojė ty me kėto ndryshime. Prandaj edhe ndoshta shpreh frikė se me ty ka ndodhur diēka apo nuk ėshtė nė rregull, ashtu si e cek nė letėr.

Gjithashtu, nėse nisem edhe nga perceptimi i gjėrave qė ju i keni pasur mė herėt dhe tani, padyshim se, mė herėt ju pėr shumė gjėra qė nuk keni ēarė kokėn se si zhvillohen, tani tregoheni mė tė vėmendshėm dhe mė strikt. Nuk do tė dėshiroja ta konkretizoja me shembuj, por kėto pėrpikėri qė tani i kėrkoni, qoftė nga gruaja apo nė familje nė pėrgjithėsi, i krijon gruas tėnde tė ndihet se ju tani “cenoni” disa tė drejta qė i ka pasur mė herėt, apo edhe nuk jeni si mė parė mė liberal, qoftė edhe me vete. Natyra e njeriut ėshtė qė pėr ēdo ndėrhyrje, por edhe pėrmirėsim, nėse nuk ėshtė i bindur se ėshtė e drejtė ajo e shikon me sy tė kritikės dhe refuzimit.

Duke i pasur parasysh kėto qė i thamė mė lartė themi se gjėja e parė qė ju duhet tė ndryshoni tani ėshtė qė gruaja juaj tė vėrej tek ju, krahas ndryshimeve qė kanė ndodhur tek ju nė praktikimin e dispozitave fetare, ndryshim edhe nė raportin tėnd me tė. Me fjalė tė tjera tė tregoni edhe mė shumė interesim pėr gruan tuaj dhe tė keni mirėsjellje me tė.

Nuk themi se kjo e fundit nuk ėshtė nga feja, pasi urdhrat kuranore dhe kėshillat profetike janė tė mbushura me porosi qė burri tė ketė sjellje tė mira me gruan, tė kujdeset dhe tė mundohet ta bėj tė lumtur, etj. Por, ashtu si vėrej nga letra ėshtė e mundur qė gruaja juaj ta ndiejė veten tė tejkaluar, kur ju merreni me gjėra pėr tė cilat mė herėt nuk keni pasur interesim apo pėr tė cilat tani ju flisni gjatė bisedave. Nuk propozojmė qė tė ndaloheni nga tė kėshilluarit e gruas dhe tė keni shoqėri me tė cilėt kaloni njė pjesė tė kohės, por mundohuni qė tė vėrej gruaja juaj se ju jeni tė interesuar pėr tė, keni vėmendjen tek ajo dhe shprehni dashuri nė forma dhe sjellje tė ndryshme. Tė gjitha kėto do tė lėnė mbresa te gruaja juaj dhe, padyshim, do tė reflektojnė pėr tė mirė.

Gjithashtu, nga letra kemi vėrejtur, por ndoshta edhe gabojmė, se jeni pakėz me personalitet tė dobėt, ku i jepni hapėsirė gruas tė demonstroj sjellje mė rigoroze. Prandaj themi tė jeni mė tė qėndrueshėm nė mendime. Kur tė flisni tė jeni tė qartė se ēfarė dėshironi nga ajo dhe tė kuptojė se deri ku mund tė shkoj ajo.

Sė fundi, themi se ėshtė herėt tė mendoni pėr shkurorėzim, edhe pse mund tė jetė solucioni i fundit, por ju duhet tė mundoheni tė pėrdorni metoda dhe forma me tė cilat do ta bindni gruan pėr rrugėn qė keni zgjedhur. Tė pėrdorni metoda me tė cilat do ta joshni gruan tuaj qė tė ketė mė shumė respekt ndaj juve. Bėni lutje Allahut gjithmonė dhe jeni tė bindur se Ai ka mundėsi tė bėj ēdo gjė, pra mos humbni shpresėn dhe assesi mos thuaj e kam lutur Allahun e Lartėsuar, por nuk po shoh rezultat.

Alaudin Abazi

02.12.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010