Dua ta ndėrroj unazėn e arit, por kam dėgjuar se tė ndėrrosh unazėn ėshtė gjynah
21.12.2009 19:26:50

Pyetja:

Selam alejkum! Tani kam filluar tė mėsoj pėr Islamin dhe doja ta nisja rrugėn time inshallah me ndihmėn e Allahut, tė filloj nga gjėrat mė tė vogla qė nė pamje tė parė duken sikur nuk kanė shumė rėndėsi. Allahu jua shpėrbleftė pėr mbėshtetjen qė tregoni. Kam lexuar njė artikull nė tė cilin thuhej se ari nuk ėshtė i lejueshėm pėr mashkullin. Problemi ėshtė se unė unazėn e martesės e kam ar dhe dua ta ndėrroj, por ēėshtja ėshtė se kam dėgjuar se po tė ndėrrosh unazėn ėshtė gjynah. Kam vėrtet nevojė pėr pėrgjigjen tuaj se si duhet tė veproj. Me mbėshtetjen e Allahut dhe me ndihmėn e Tij kėrkojmė mbrojtje prej ēdo gjėje. Ju lutem njė pėrgjigje sa mė shpejt. Allahu jua shpėrbleftė!


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen  e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

   Ju pėrshėndesim dhe urojmė pėr kthimin tuaj nė rrugėn e Allahut tė Lartėsuar. E usim Atė t’ju forcojė dhe t’ju japė sukses dhe lumturi nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr!
Fillimisht na bėri pėrshtypje ajo qė pėrmendėt rreth gjėrave tė vogla nė Islam, prandaj themi se padyshim nė Islam tė gjitha mėsimet dhe dispozitat nuk kanė tė njėjtėn gradė dhe nuk trajtohen ashtu sikurse edhe ndalesat. Pėr kėtė kemi farze, vaxhibe, sunete, harame, mekruhe, etj.. por kjo ndarje nuk nėnkupton nėnvlerėsim tė atyre dispozitave qė janė mė pak tė rėndėsishme nė ligjin islam. Me fjalė tė tjera, secila dispozitė islame, pa marrė parasysh rėndėsinė dhe shkallėn, e ka vendin dhe pozitėn e pėrcaktuar nga Allahu i Lartėsuar dhe Resulullahu salallahu alejhi ue selem dhe ajo duhet ta mbajė atė vend.

   Duke u nisur nga kjo bazė, besimtari i sinqertė nuk lejohet tė bėjė seleksionime nė raport me mėsimet islame duke vepruar diēka dhe lėnė diēka varėsisht prej shijes apo epshit qė ka. Me hyrjen e tij nė Islam ai u nėnshtrohet mėsimeve islame duke filluar nga mė tė rėndėsishmet deri tek ato mė pak tė kėrkuarat dhe se ai zotohet se do tė mundohet brenda mundėsive qė ta praktikojė Islamin tė tėrėsi. Allahu i Lartėsuar thotė: “O ju qė besuat, hyni nė Islam tėrėsisht (pėrqafojeni fenė islame nė tėrėsi), e mos ndiqni rrugėn e djallit, sepse ai ėshtė armik juaji i hapėt.” (Bekare, 208)

   Ndėrsa nė lidhje me unazėn e arit, nuk ka asnjė tė keqe ndėrrimi saj, madje nga ju kėrkohet qė tė mos e mbani unazėn e arit, edhe pse ėshtė dhuratė martese. Nė kėtė rast ju mund ta ndėrroni atė me unazė argjendi dhe ajo qė ju keni dėgjuar, se nuk bėn tė ndėrrohet unaza e martesės, ėshtė besėtytni e kotė. Dijeni se ju me atė veprim arrini kėnaqėsinė e Allahut tė Lartėsuar dhe pa dyshim do tė shpėrbleheni. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi, tė thotė: “Kush lė njė gjė pėr hir tė Allahut, atij Allahu ia kompenson me njė gjė tjetėr edhe mė tė mirė.” Hadithi ėshtė hasen dhe e shėnon Tirmidhiu dhe tė tjerėt.
Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
20.6.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010