A ėshtė gjynah tė mendoj pėr tė mos u martuar ?
21.12.2009 19:25:06

Pyetja:

Jam njė vajzė 21-vjeēare e jetoj ne kurbet, por nuk dua tė martohem, pasi kam dashur vetėm njė djalė, por ai nuk mė do, mė ka lėnė. A ėshtė gjynah tė vazhdoj tė mendoj pėr tė mos u martuar?

 

Pėrgjigja:

Motėr e nderuar, e lus Allahun e Lartėsuar qė ta pėrcaktojė ty tė mirėn kudo qė gjendet ajo dhe tė tė bėjė tė lumtur me ato tė mira, gjithashtu e lus Atė qė tė tė jap ty udhėzim dhe tė mbrojė nga tė kėqijat e shejtanit dhe tė vetes!

Nuk mund tė konisderohet asnjėherė si e dobishme pėr vajzen muslimane tė zgjerojė mardhėniet me ndonjė djalė tė ri, para se tė vėrtetohet nė qėllimet e tij se ēfarė dėshiron ai. Gjithashtu, pėr kėtė rast tė rikujtoj se ne shpeshėherė edhe paguajm ēmimin e kundėrshtimit tė normave tė fesė sonė, ku janė tė vendosura shumė qartė dhe nė dobi tė njeriut. Takimi apo kontakti me ndonjė mashkull tė huaj apo anasjelltas shkakton probleme tė shumta, pėr arsye se secili nga ata dy, mashkulli e femra, nuk munden  t’i kundėrvihen ndjenjave tė tyre qė tashmė i kanė kultivuar me kontakte, kurse nė anėn tjetėr ekzistojnė pengesa tė shumta pėr tė arritur deri te bashkimi i atyre dyve.

Prandaj, sė pari tė kėshilloj qė ta verifikosh veten nė sjelljet qė janė manifestuar nga ti, tė kuptosh se ai lloj i kontaktit nuk ishte sipas dispozitave islame, tė pendohesh dhe t’i kthehesh Krijuesit tėnd nė Dorėn e tė Cilit janė tė gjitha ēėshtjet. Pastaj, tė jesh mė largpamėse pėr veten dhe ardhmėrinė tėnde dhe tė mos lejosh tė vazhdoj qė shejtani tė luaj me mendjen tėnde, duke tė bėrė vesvese nė atė qė ndien ndaj personit i cili tė ka lėnė, e kėshtu me radhė.

Dije se pėr tė qenė njė bashkim ndėrmjet femrės dhe mashkullit i realizuyeshėm dhe i sukseshėm, patjetėr duhet tė jetė me pajtueshmėrinė e tė dyve, e qė kjo te ju nuk ekziston. Pastaj, me sa kuptoj, ai person nuk ishte serioz nė atė lidhje qė nga fillimi. Prandaj, tė kėshilloj tė  mundohesh tė fillosh tė hapėsh njė faqe tė re tė jetės tėnde nė pėrputhje me mėsimet dhe normat islame dhe kėshtu Allahu do tė drejtojė ty nė tė mirė dhe me siguri do tė takosh personin i cili do tė tė bėjė tė lumtur ty nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

Sė fundi, lus Allahu tė tė bekojė kudo qė tė jesh! Amin!

Alaudin Abazi

17.11.2005


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010