Pyetja:
Selamu
alejkum!
Unė shfletoj shpesh faqen tuaj, Allahu jua shpėrbleftė.
Lexova artikullin mbi komentimin e ajetit dhe rrini nė
shtėpitė tuaja
qė thoshte qė gratė duhet tė rrinė nė
shtėpi.
Po ne gratė qė jemi nė punė, pra qė punojmė pėr arsye
ekonomike, ngaqė jemi me qera e paga e burrit me zor i
mbulon shpenzimet e jetesės e jo mė qė tė ngelet gjė pėr
haxh, blerje shtėpie a ndonjė gjė tjetėr, a marrim
gjynahe duke qenė qė puna ėshtė punė hallall?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!
Nėse puna jote ėshtė hallall, nė kėtė rast kjo hyn nė
nevojat e femrės dhe familjes sė saj e nuk ėshtė haram,
siē ka thėnė Ibn Kethiri, Allahu e mėshiroftė: Thėnia e
Allahut: Dhe rrini nė shtėpitė tuaja. (El Ahzab
33), do tė thotė qė femrat tė qėndrojnė nė shtėpitė e
veta dhe tė mos dalin nga shtėpia pėrveē pėr ndonjė
nevojė. Dhe prej nevojave ėshtė edhe puna, nėse ajo
punė ėshtė hallall.
Po ashtu argument pėr lejimin e daljes sė gruas jashtė
shtėpisė pėr nevojat e saj (nė rast se nuk ka mundėsi
tjetėrkush ti kryejė kėto nevoja) ėshtė hadithi qė
transmeton Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e cila
thotė: Ka dalė Sevdeja pasi ka zbritur urdhri i
mbulesės pėr nevojat e saj dhe ajo ishte njė grua me
shtatė tė lartė dhe posa dilte ajo nga shtėpia, njihej
nga ata persona tė cilėt e njihnin atė para se tė bėhej
obligim mbulesa. Dhe kur ajo doli pėr nevoja tė saj, e
takoi atė Omer ibn Hatabi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
dhe i tha: O Sevde, vallahi nuk ke mundėsi tė fshihesh
nga ne! Pėr kėtė shkak, ki kujdes se si del. Thotė
Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: Pastaj ajo u
kthye dhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ishte tek
unė duke ngrėnė drekė dhe nė dorėn e tij kishte njė
kockė me mish dhe Sevde hyri brenda dhe tha: O i
Dėrguar i Allahut, unė dola nga shtėpia pėr disa nevoja
tė mia dhe mė takoi Omeri dhe mė tha kėto fjalė. Aishja,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: Pastaj Allahu e
inspiroi Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke qenė
kocka me mish ende nė dorėn e Pejgamberit salallahu
alejhi ue selem dhe tha: Me tė vėrtetė ju ėshtė lejuar
juve (femrave) tė dilni (nga shtėpia) pėr nevojat tuaja.
(Muslimi dhe Buhariu 1/249)
Dhe kjo qė keni pėrmendur ju, pra tė punosh pėr nevojat
familjare, ėshtė prej nevojave qė i lejohet gruas tė
dalė nga shtėpia, mirėpo me kusht qė puna tė jetė
hallall dhe dalja e saj tė jetė me mbulesė, e
paparfumuar, kokulur dhe nė pajtim me rregullat e tjera
qė ka vendosur Islami.
Eroll Nesimi
17.5.2009
|