A lejohet pėrdorimi i tamponave pėr tė mbajtur abdestin?
21.12.2009 19:17:43

Pyetja:

Eselamu alejkum! Desha t’ju pyes a lejohet pėrdorimi i tamponave pėr tė mbajtur abdestin me qėllim qė tė mos dalė sekrecioni i bardhė qė paraqitet tek femrat. Pėr sa kohė mund tė mbahet tamponi nėse lejohet, e kam pėr qėllim pėr sa kohe tė namazeve?


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nė njė pėrgjigje tė mėhershme kemi theksuar se sekrecionet e bardha te femrat e prishin abdestin, por kėtu dėshirojmė tė theksojmė se prishja ndodh vetėm nė rast se sekrecioni tajitet jashtė organit. Kėshtu qė nėse lėngu nuk del jashtė, atėherė nuk prishet abdesti. Prandaj nėse femra pėrdor tampon ose lines, tė cilėt vihen brenda nė organ dhe me kėtė rast, nėse lėngu i bardhė nuk tajitet jashtė, atėherė abdesti nuk konsiderohet i prishur, pėrderisa nuk nxirret jashtė tamponi.
Kurse sa i pėrket kohės se pėr sa kohė mund tė pėrdoret tamponi, themi se kjo varet sipas nevojės. Allahu e di mė sė miri!

Alaudin Abazi
4.1.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010