Pyetja:
Es selam
alejkum! Hoxhė i nderuar, pyetja ėshtė kėshtu.
Bashkėshortja ime ka mbulesė dhe nuk e jep dorėn pėr tu
pėrshėndetur me tė huaj, por pėr te familja ime nuk e
kam fort dert, por problemi ėshtė se nuk po ia jep dorėn
djalit tė axhės apo djalit tė tezes sė vet, e kjo ka
shkaktuar shumė problem tė madh, se shumica prej tyre
janė hidhėruar dhe nuk vijnė mė tė na vizitojnė. Sa i
lejohet apo sa e lejon sheriati kėtė kusht, qė
bashkėshortja ime tia japė dorėn djalit tė axhės apo tė
tezes e tjerė edhe pse e dimė qė nuk bon. Se kėta kanė
parė edhe gra tė tjera me mbulesa qė japin dorėn dhe
shkojnė nėpėr dasma ku ka burra e gra bashkė e kėta tani
po na akuzojnė, po na thonė p.sh. jeni bėrė shumė fetarė
tė fortė, apo po e teproni shumė e kėshtu me radhė, se
ne kemi parė gra qė kanė mbulesėn me vite dhe e japin
dorėn dhe shkojnė nėpėr dasma dhe nuk u bė nami. Hoxhė,
tė lutem tė mė pėrgjigjesh. Dhe e dyta, sa i lejohet
bashkėshortes time tė pėrshėndesė pėr dore burrin e
motrės, qė nuk u pėrmbahet sa duhet rregullave islame,
nuk fal namaz e kėshtu me radhė. Allahu jua shpėrbleftė
me tė mira nė kėtė bot dhe nė ahiret. Selam alejkum!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė
ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Duke pasur parasysh nivelin e mėsimeve islame te masa e
gjerė nė shoqėrinė tonė, e kuptojmė gjendjen dhe brengėn
tuaj. Megjithėkėtė, duhet ta kemi parasysh se njeriu
gjatė praktikimit tė fesė gjithmonė do tė hasė nė njerėz
qė nuk do tė jenė tė kėnaqur me tė pse ai ka zgjedhur
atė rrugė. Prandaj deri diku duhet t`i merrni si normale
reagimet e familjes sė gjerė pėr kėtė, posaēėrisht pasi
kėto praktika qė keni filluar t`i zbatoni tani, nė sytė
e tyre janė tė panjohura. Mendojmė se e juaja ėshtė qė
tė tentoni t`i bindni tė afėrmit tuaj pėr arsyet e sakta
tė cilat ju kanė shtyrė tė ndėrmerrni kėtė hap nė
familje. Kjo nuk mund tė arrihet pėr njė kohė tė
shkurtėr, pasi ata mund tė paragjykojnė pėr disa arsye
jo tė sakta, pėr shembull se ju nuk keni besim tek ta,
ose nuk dėshironi qė tju vizitojnė ose edhe ndoshta
mendojnė se kėtė e bėni nga kryelartėsia e mburrja. Me
kalimin e kohės dhe me sjelljet tuaja, qė pa dyshim tani
duhet tė jenė mė tė kujdesshme ndaj tyre, jemi tė bindur
sa ata do tė arrijnė tju pranojnė ashtu dhe tė
pajtohen. Prandaj mos u mėrzitni shumė pėr formėn e
reagimit qė demonstrojnė ata nė kėtė kohė, por tentoni
qė tė rrini dhe t`u flisni pėr arsyet e sakta dhe
dalėngadalė do tė ndryshojnė edhe ata.
Ndėrsa dhėnia e dorės meshkujve me tė cilėt femra ka
lidhje familjare, por qė nuk janė nga tė afėrmit e
ngushtė, nuk ėshtė e lejuar dhe muslimania e sinqertė
duhet tė ruhet nga njė veprim i kėtillė. Kemi disa
citate qė e ndalojnė kėtė, ndėr to pėrmendim hadithin:
Mė mirė pėr ju ėshtė qė tė goditeni me njė shufėr
(gjilpėrė) hekuri, sesa tė prekni gruan qė nuk ju
lejohet. (Shėnon Taberani dhe Bejhakiu.). Allahu e
di mė sė miri!
Alaudin
Abazi
23.11.2008
|