A shkojnė nė xhenet femrat qė vazhdimisht falin namaz, por nuk janė tė mbuluara?
21.12.2009 19:11:26

Pyetja:

Desha ta di se a shkojnė nė xhenet femrat tė cilat vazhdimisht falin namaz, por nuk janė tė mbuluara si edhe bėjnė shumė vepra tė mira, por pėr shkak tė punėsimit apo pėr shkak se janė tė ndaluara nga familja pėr t’u mbuluar, nuk mbulohen. Ju lutem qė tė ma sqaroni sa mė hollėsisht pėrgjigjen. Allahu ju shpėrbleftė me te mira!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Mbulesa ėshtė obligim pėr femrėn muslimane qė ka arritur moshėn e pjekurisė. Pėr kėtė ka ixhma (pajtueshmėri) mes tė gjithė muslimanėve dhe nuk e mohon askush kėtė. Pėr vlerėn dhe dobitė e mbulesės kemi me dhjetėra shkrime e libra nė tė cilat mund tė lexoni pėrse ėshtė e domosdoshme pėr femrėn qė ta mbulojė trupin e saj. Gjithashtu edhe ne nė disa pėrgjigje kemi folur rreth disa rrethanave me tė cilat ballafaqohet sot femra muslimane qė dėshiron ta mbajė hixhabin (mbulesėn) dhe jemi munduar t`i hulumtojmė format e tejkalimit tė atyre pengesave, prandaj mund tė lexoni edhe aty.

Ndėrsa a ėshtė shamia kusht qė femra muslimane tė hyjė nė xhenet, themi se mbulesa nuk ėshtė prej kushteve thelbėsore tė besimit (imanit) pa tė cilin femra trajtohet jomuslimane. Nėse femra i plotėson kushtet themelore tė besimit, fal namazin, kryen vepra tė mira, ajo ėshtė besimtare dhe shpresojmė qė ta pėrfshijė mėshira e Allahut dhe ta fusė nė xhenet. Duhet pasur parasysh se nuk janė tė gjithė muslimanėt nė njė gradė, kemi nga ata njerėz qė arrijnė gradat e tė Dėrguarve, tė shehidėve, kemi njerėz tė devotshėm dhe kemi muslimanė neglizhues dhe mėkatarė. Muslimania e cila ėshtė praktikante e fesė, por nuk i pėrmbahet mbulesės, ėshtė muslimane mėkatare e cila nuk ka pėrfillur njė obligim qė ia ka pėrcaktuar Allahu asaj dhe pėr kėtė ajo do tė merret nė pėrgjegjėsi dhe ėshtė shumė e mundshme qė ajo t`i nėnshtrohet dėnimit tė Allahut tė Lartėsuar. Nėse ajo ka neglizhuar dhe nuk ka tentuar qė ta ndryshojė gjendjen e saj duke hulumtuar mundėsitė qė ka para vetes, me fjalė tė tjera nuk e ka bėrė dert kėtė mėkat tė cilin e vepronte, atėherė frikėsohemi se nuk do tė pėrfshihet nga mėshira e Allahut. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
18.7.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010