A e kam hallall kėtė punė?
21.12.2009 19:10:43

Pyetja:

Selam alejkum!
Jam njė motėr muslimane qė punoj nė njė ambient me femra, me shefe femėr, punė e rehatshme e me pagesė tė mirė, por sa herė mė duhet tė flas nė telefon me burra.

Pres pėrgjigjen tuaj.
Allahu jua shpėrbleftė me tė mira!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nuk ka ndalesė qė femra tė punojė nė ambiente tė ndryshme me femra tė tjera. Gjithashtu nuk ka tė keqe edhe nėse gjatė punės ajo pėrdor telefonin dhe u pėrgjigjet thirrjeve qofshin edhe tė meshkujve, por kushtėzohet qė me burra muslimania tė mos kalojė nė biseda tė zgjeruara, tė panevojshme dhe t`u pėrmbahet normave islame e etikės sė pėrgjithshme. Allahu i Lartėsuar thotė: “O gratė e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjė grua tjetėr, nėse kini kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni nė tė folur e tė lakmojė ai qė ka sėmundje nė zemrėn e tij, po thuani fjalė tė matura.” (Ahzab, 32)
Allahu i Lartėsuar me kėtė ajet u ėshtė drejtuar grave tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem, por dispozitat qė janė pėrmendur nė tė janė tė pėrgjithshme edhe pėr femrat muslimane.

Prandaj themi se edhe pse kjo ėshtė e lejuar, ju kėshillojmė qė gjatė kėtyre bisedave tė keni kujdes, tė jeni e shkurtėr dhe tė mos thelloheni me fjalė. Mos harroni se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Nuk kam lėnė pas vetes fitne mė tė rrezikshme pėr burrat sesa gratė.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
12.7.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010