Familja nuk mė lejon tė mbulohem
21.12.2009 19:10:23

Pyetja:

Selam alejkum! Unė jam njė motėr muslimane, i fal 5 kohėt e namazit qė 4 vite. Kam menduar qė tė mbulohem edhe mė herėt, mirėpo shkaku i familjes nuk kam mundur ta bėj dhe siē dihet do tė mė pėrjashtonin nga shkolla po tė mbulohesha dhe pėr kėtė shkak e kam lėnė deri nė kėtė kohė. Tanimė kam pėrfunduar shkollėn e mesme dhe dėshiroj tė mbulohem. Kam bindjen e plotė, mirėpo familja mė pengojnė tej mase, se mė kanė thėnė se do tė mė rrahin dhe do tė mė pėrzėnė nga shtėpia nėse mbulohem, kėshtu qė unė s’di ēfarė tė bėj, a tė mbulohem apo tė mė rrahin e tė mė pėrzėnė nga shtėpia apo tė pres momentin ndoshta u ndryshon mendja ndonjė herė. Ēfarė tė bėj? Dua pėrgjigje tė prerė ju lutem: o tė mbulohem e tė mė rrahin e tė mė poshtėrojnė e pėrzėnė nga shtėpia, o tė rri siē kam ndenjur deri tani e ndoshta ėshtė kismet ndonjė herė nė ardhtė ajo ditė qė tė mbulohem pa problem. Ēfarė tė bėj...? Allahu ju shpėrbleftė dhe ju nderoftė! Selam alejkum!


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Ju pėrshėndesim me selam dhe ju urojmė mirėseardhjen nė faqen tonė. Na gėzon fakti se jeni njė muslimane e cila tenton tė jetė praktikuese e mėsimeve islame. Lusim Allahun e Lartėsuar t’ju forcojė edhe mė shumė nė kėtė rrugė dhe t’ju japė ēdo tė mirė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr!
   Edhe pse kemi njė numėr pyetjesh qė nuk u kemi dhėnė pėrgjigje ende dhe krahas kėsaj (pėrgjigjeve ndaj pyetjeve tė lexuesve) kemi edhe obligime tė tjera, mendojmė se problemi juaj kėrkon mė shumė se pėrgjigje. Kėrkojmė falje nga lexuesit e tjerė qė kanė bėrė pyetje, pasi do tė zgjerohemi nė kėtė shtjellim pak, ēka do tė vonojė pėrgjigjen pėr ndonjė lexues tjetėr. Ky problem ka rėndėsi pasi ėshtė njė gjė qė i preokupon shumė femra, tė cilat jetojnė nė tė njėjtėn gjendje.
   Ajo qė kėrkohet nga ju nė kėtė gjendje ėshtė tė hulumtoni metodat dhe format me tė cilat do tė arrini ta praktikoni mbulesėn nė familje duke tentuar qė familja juaj t`ju pranojė ashtu. Fillimisht duhet ta keni parasysh ju, por edhe secili musliman, se ēėshtja e mbulesės nuk ėshtė njė punė e thjeshtė, por njė obligim i Allahut pėr ēdo femėr e cila arrin moshėn e pjekurisė. Pėr kėtė kemi argumente tė shumta, tė cilat pėrmenden kur shtjellohet kjo problematikė, por ne tani nuk do t`i sjellim ato.
   Nga kėndvėshtrimi ynė ėshtė e rėndė qė t`ju definojmė se cila ėshtė rruga mė e drejtė qė ju tė ndėrmerrni, pasi nuk i kemi tė qarta rrethanat dhe se nė ē’pėrmasa arrin kundėrshtimi i familjes, por do tė pėrmendim disa nga metodat tė cilat mund t`ju shėrbejnė pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Nuk do tė thotė se tė gjitha kėto forma pėrputhen me gjendjen tuaj, sikurse nuk janė tė vetmet, prandaj prapė ju mbetet juve qė tė vendosni se cila ėshtė rruga mė e mirė pėr tė arritur tė mbuloheni.

-Nėse familja juaj apo prindi ka respekt pėr ndonjė hoxhė me autoritet nė rrethinėn tuaj apo mė larg dhe mendoni se fjala e tij ka peshė te familja, atėherė mundohuni qė kėtė hoxhė ta takoni me ta. Kėshtu ai ua sqaron ēėshtjen e mbulesės dhe nė kėtė formė familja merr njohuri dhe largon paragjykimet qė ka nė lidhje me mbulesėn. Nuk e kemi shumė tė qartė gjendjen e familjes dhe nivelin e njohurive islame tė pranishme nė rrethin tuaj, por nė pėrgjithėsi te ne mbretėrojnė disa paragjykime qė lidhen me mbulesėn, prandaj njė informim i drejtpėrdrejtė dhe njė qasje e qėlluar mundėson qė familja tė pranojė mbulesėn tuaj. Nėse fjala dhe kėshilla vjen nga dikush mė i respektuar, atėherė kjo ėshtė edhe mė e pranueshme. Nė kėtė formė ju krahas mbulesės arrini qė edhe familja juaj tė pėrmirėsojė botėkuptimin e gabuar qė ka nė lidhje me Islamin.

- Ėshtė mė se e mundur qė ndonjė i afėrm i juaji (xhaxhai, halla, tezja, daja, fėmijėt e tyre apo edhe dikush mė i largėt) tė jetė praktikues i fesė dhe i shkon fjala nė familjen tuaj apo sė paku ka kontakte me ta. Atėherė edhe ai mund t’ju ndihmojė pėr mbulesėn tėnde. Pra, mundohuni qė tė ndihmoheni nga ai gjatė refuzimit tė familjes, qė kundėrshtimi tė jetė mė i pėrmbajtur.

- Kėshtu mund tė veproni edhe me anėtarėt e familjes, si p.sh. me vėllanė mė tė madh apo motrėn mė tė madhe, qė nuk janė praktikues, por kanė respekt ndaj qėndrimeve tuaja dhe vendimit tuaj pėr t’u mbuluar, qoftė edhe nėse kundėrshtojnė, por nuk janė shumė rigorozė. Tentoni qė nėpėrmjet tyre tė mbroheni nga kundėrshtimi i prindit.

- Nėse kėto nuk arrijnė sukses dhe e shihni se duhet tė jeni mė e vendosur, atėherė tentoni edhe ju vetė tė flisni me prindėrit dhe t’i sqaroni se ky ėshtė vendim i juaji dhe le tė kuptohet se kėtė hap do ta ndėrmerrni.

- Disa motra tė cilat e kanė pasur kėtė problem kanė provuar edhe metodė mė tė vendosur dhe kjo ka sjellė rezultate, edhe pse ndoshta nė fillim janė ballafaquar me probleme dhe sprova, siē i pėrmendni ju; dalja nga shtėpia, hidhėrimi i prindėrve, etj. Por pas njė kohe ata e kanė pranuar bijėn e tyre me mbulesė. Prandaj nuk e pėrjashtojmė edhe kėtė mundėsi, pasi kėrcėnimi i prindėrve ndonjėherė ėshtė i pamatur dhe pas njė kohe pendohen.

   Kėto ishin disa nga format tė cilat arritėm t`i pėrmbledhim nė kėtė ngut, por nė fund ju kėshillojmė me njė gjė qė ėshtė mė e rėndėsishme se tė gjitha kėto qė u cekėn. Mbėshtetuni tek Allahu i Lartėsuar, pasi nė Dorėn e Tij ėshtė ēdo gjė. Ndoshta me njė lutje tuajėn tė sinqertė, tė cilėn e bėni nė njė kohė qė nuk refuzohen lutjet, Allahu i Plotfuqishėm ndryshon zemrėn e prindit tuaj. Keni parasysh se ai i cili i dorėzohet Allahut dhe e pason Atė duke iu mbėshtetur atij, Allahu ia hap rrugėn atėherė kur mendon se ka pėrfunduar ēdo gjė. Allahu i Lartėsuar thotė: “E kush ka frikė Allahun (u pėrmbahet dispozitave tė Tij), atij Ai (Allahu) i hap rrugė.” (Talak, 2). Gjithashtu thotė: “E kush i frikėsohet Allahut, Ai atij ia lehtėson punėn.” (Talak, 4)
 

Alaudin Abazi
30.5.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010