A mė lejohet mua si grua tė shpėrndaj fletėpalosje?
21.12.2009 19:08:26

Pyetja:

Selam alejkum! Kam njė pyetje, a mė lejohet mua si grua tė shpėrndaj letra (flyer) me qėllim pėr tė pasur edhe jomuslimanėt mundėsi qė tė njoftohen pėr Islamin, edhe pse burri nuk dėshiron qė unė ta bėj kėtė punė? Allahu i Lartėsuar ju shpėrbleftė pėr punėn tuaj me xhenetin mė tė lartė!


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Martesa nė mes burrit dhe gruas nėnkupton pėr tė dy marrjen pėrsipėr tė pėrgjegjėsive dhe obligimeve ndaj njėri-tjetrit. Obligimet dhe pėrgjegjėsitė e burrit janė mjaft mirė tė sqaruara nė vendet pėrkatėse ku sqarohen kėto dispozita, po ashtu edhe pėrgjegjėsitė dhe obligimet e gruas sqarohen aty. Prandaj unė nuk do tė flas pėr kėto gjėra, por ju, nėse dėshironi tė dini mė shumė, mund tė lexoni librat qė flasin pėr kėtė tematikė.
   Ndėr obligimet e gruas karshi burrit tė saj ėshtė qė tė mos dalė jashtė shtėpisė vetėm se me lejen e burrit. Gjithashtu prej tė drejtave tė burrit ėshtė qė, pėr tė larguar ēdo paragjykim dhe dyshim qė do tė mbillte shejtani nė zemrėn e tij, tė dijė se me ēfarė pune merret gruaja e tij dhe me kė mban kontakte dhe lidhje, qofshin ato kontakte edhe me internet, pasi kjo ndikon nė mbarėvajtjen e kėtij bashkimi qė ėshtė kurorėzuar me martesė mes tyre. Prandaj mendojmė se nė rastin tuaj ju duhet ta dėgjoni burrin tuaj dhe tė kuptoni se me kėtė, edhe pse ndoshta lini ndonjė mirėsi dhe kontribut, arrini tė kėnaqni burrin tuaj, qė ai tė jetė i lumtur me ju. Kjo ėshtė parėsore pėr ēdo grua dhe ju kėshillojmė qė tė mos preokupoheni me kėtė, pasi ėshtė e mundur qė shejtani tė fusė nė zemrėn tuaj pakėnaqėsi, posaēėrisht pasi mund tė mendoni se ju ndaloheni nga njė punė e hairit. Pėr kėtė ju duhet tė mendoni pėr atė qė do ta gjeni tek Allahu i Lartėsuar pėr kėtė lėnie, qė pa dyshim ėshtė shumė mė shumė.
   Me kėtė nuk themi qė ju tė mos tentoni me fjalė tė mira dhe tė bėni qė burri i juaj t`ju kuptojė se ēfarė dėshironi tė veproni. Por megjithėkėtė e drejta e burrit nė kėtė gjė ėshtė e arsyeshme, xhelozia te burri ėshtė mė e theksuar dhe ju jeni e tij. E nėse ai e dėshiron kėtė, atėherė mos e kundėrshtoni, se nuk keni ndonjė gjė pozitive nė kėtė. Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
25.4.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010