Pyetja:
Selam
alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu!
Kisha pasur dėshirė tė mė jepni njė pėrgjigje mė tė
saktė nė lidhje me prishjen e abdestit te femrat. Ju
lutem specifikoni se ēka e prish abdestin tek femrat.
Nė disa vende kam lexuar se abdestin e prishin gazrat qė
dalin nga vrima anale, vetėm nė qoftė se dėgjon zhurmė
apo nė qoftė se e ndien erėn, por nuk kam hasur nė njė
pėrgjigje mė konkrete pėr prishjen e abdestit te femrat.
Ndoshta edhe jam e vetmja qė mė ndodh njė gjė e tillė,
por shpeshherė mė duket se mė del njė lloj fryme apo
gazi nga organi gjenital gjatė namazit. Ndodh qė e
pėrsėris abdestin edhe 2-3 e ndoshta edhe 4-5 herė vetėm
gjatė njė namazi, por nė kėtė rast mė duhet tė shtoj se
unė kam edhe shumė problem me gazra. Bile shpeshherė e
di qė nuk del ndonjė gaz, por prapėseprapė mė duket se
dėgjoj njė zhurme nė afėrsi tė vrimės anale. Mė besoni,
kjo mė nervozon shumė, bile edhe shejtani me intrigat e
veta mė pėshpėrit lėre namazin, nuk je ti pėr namaz, ti
nuk je nė gjendje tė mbash njė abdest. Por unė namazin
inshallah nuk do e lė kurrė. Ēmund tė thoni pėr kėtė, a
me tė vėrtetė ėshtė gaz apo ėshtė vetėm vesves i
shejtanit? Ju lutem mė jepni njė pėrgjigje, e sidomos nė
kėto ditė dimri, kur dihet sa ftohtė ėshtė tė marrėsh
abdest njė herė e jo disa herė brenda njė namazi.
Allahu i Lartėsuar ju mėshiroftė dhe ju shpėrbleftė nė
kėtė botė dhe nė ahiret me xhenetin Firdeus!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i
takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė
Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe
mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn
e Gjykimit.
Dalja e gazrave nga vrima anale e prish abdestin nė tė
gjitha rastet (qoftė me zė apo pa tė, e ndien erėn apo
jo) dhe pėr kėtė ka konsensus (ixhma) te tė gjithė
fukahatė. Me fjalė tė tjera, tė dėgjuarit e nxjerrjes sė
gazrave apo nuhatja e erės nuk ėshtė kusht pėr
pavlefshmėrinė e abdestit, por i Dėrguari, lavdėrimi dhe
paqja qofshin mbi tė, i ka theksuar kėto gjėra nė rast
se muslimani dyshon dhe i bėhet vesves se a ka ndodhur
kjo apo jo. Kjo shumė qartė vėrehet nga hadithi i
Muhamedit salallahu alejhi ue selem: Nėse ndonjėri
nga ju ka shqetėsime nga barku dhe nuk ėshtė i sigurt
nėse ka nxjerrė gazra apo jo, ai kurrsesi nuk duhet ta
lėrė xhaminė derisa tė dėgjojė zė apo tė nuhasė erėn."
(Shėnon Muslimi)
Kurse sa i pėrket daljes sė ajrit nga organi seksual i
femrės, fillimisht themi se kjo nuk ėshtė njė gjė qė ju
ndodh vetėm juve, por ėshtė njė veprim qė u ndodh shumė
femrave dhe kėtė ēėshtje e kanė trajtuar fukahatė nė
librat e tyre si nė tė kaluarėn ashtu edhe nė librat e
fikhut bashkėkohor.
Duke mos u zgjeruar, themi se ėshtė njė ēėshtje
diskutabile te fukahatė, pasi pėr kėtė nuk kemi ndonjė
citat tė drejtpėrdrejtė nga e cila do tė mund tė nxirrej
dispozita.
-Mendimi i medhhebit shafi dhe hanbeli ėshtė se kjo e
prish abdestin dhe ata argumentojnė se abdesti prishet
me ēdo gjė qė del nga dy vrimat (anale dhe organi
seksual) dhe ata bėjnė analogji me lirimin e gazrave nga
vrima anale. Ata thonė se kjo ėshtė e njėjtė me atė.
-Hanefitė dhe malikitė thonė se kjo nuk e prish
abdestin, pasi dalja e ajrit nga organi i femrės ėshtė
diēka e pazakonshme, nuk ėshtė papastėrti dhe nuk kemi
argument (citat) qė vėrteton prishjen e abdestit kjo gjė.
Ėshtė i njohur parimi nė fikh se gjėrat nė esencė mbesin
ashtu si janė derisa nuk sjellim argument tė qartė pėr
ndryshimin e tyre. Nė kėtė rast, e vėrtetuar ėshtė se
femra ka marrė abdest dhe pėr tė thėnė se kjo ėshtė
prishur, duhet tė sjellim argument tė qartė. Pasi kjo
nuk ėshtė bėrė, atėherė dispozita mbetet ashtu si ka
qenė.
Shumė nga fukahatė kanė thėnė se kjo gjė e prish
abdestin, duke u nisur nga fakti se kjo ėshtė mė e
sigurt, por pasi nuk kemi argument tė prerė dhe kjo gjė
i bėn shumė nga femrat tė cilat kanė njė problem tė
kėtillė, ashtu sikurse ju, qė tu shtohen vesveset dhe
ta pėrsėrisin abdestin brenda njė kohe disa herė dhe
probleme tė ngjashme, mė i drejtė ėshtė mendimi se ajri
i cili del nga organi i femrės nuk e prish abdestin.
Kėtė mendim e pėrzgjedhin njė numėr dijetarėsh tė
nderuar dhe ky ėshtė qėndrimi i Komisionit tė Pėrhershėm
i Fetave (El-lexhned daime), nė krye me shejhun e
nderuar Abdulaziz ibėn Baz. Pėr tu qetėsuar rreth kėtij
problemi dhe pėr ti larguar tė gjitha vesveset dhe
dyshimet, ne po sjellim pyetjen dhe pėrgjigjen e
Komisionit.
Fetvaja nr:7044 e Komisionit tė Pėrhershėm pėr
Studime dhe Fetva
Pyetja: Kur njė femėr hyn nė namaz dhe shkon nė
ruku e sexhde, posaēėrisht gjatė sexhdes, uljes nė mes
tė dy sexhdeve dhe uljes nė teshehud, nga organi i saj
del ajėr me zė, qė mund ta dėgjojnė edhe ata qė janė
afėr saj. A prishet namazi i kėsaj femre? Nganjėherė
ndodh qė ti dalė ajri shumė pak dhe pa zė, a prishet
namazi dhe abdesti me kėtė rast?
Pėrgjigjja: Lavdėrimi i takon vetėm Allahut,
salavatet dhe selamet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij.
Ajri i cili del nga organi i femrės nuk e prish
abdestin.
Me ndihmėn e Allahut ėshtė suksesi dhe salavatet e
selamet qofshin mbi tė Dėrguarin Muhamed, mbi familjen e
tij dhe mbi shokėt e tij.
Komisioni i Pėrhershėm pėr Studime dhe Fetva; Shejh
Abdulaziz bin Baz, shejh Abdurrezak Afifi dhe shejh
Abdullah Ku`ud.
Kjo ishte sa i pėrket kėtij problemi. Nė fund, ju
kėshillojmė qė ti largoni vesveset dhe tė mos ju
mundojė kjo gjė. Lusim Allahun e Lartėsuar tju japė
sukses nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr!
Alaudin
Abazi
11.1.2008
|