Si qėndron puna me femrat nė xhenetin e begatshėm?
21.12.2009 18:55:15

Pyetja:

Selamun alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!
Pasi muslimani nuk ngurron asnjėherė tė pyesė dhe tė interesohet pėr fenė e tij, edhe unė dėshiroj t’ju parashtroj kėtė pyetje. Nė shumė hadithe nga Pejgamberi s.a.v.s., nė derse dhe bile edhe nė shumė libra tregohet pėr xhenetin e begatė dhe tė amshuar, pėr jetėn nė tė dhe pėr rehatinė, bukurinė, huritė, etj.. Flitet se edhe shehidi do t’i ketė 72 huri, etj.. Unė as qė do tė mundem kėtu tė radhis as njė thėrrmijė nga ajo qė kam lexuar dhe dėgjuar nga ato bukuri dhe berekete nė xhenet. Pyetje konkrete ėshtė: Si qėndron puna me femrat nė xhenetin e begatshėm dhe me gjendjen e tyre? Pėrkatėsisht, me kė do tė jenė bashkė:

1. vajza qė ka vdekur pa u martuar (me kė do tė martohet);
2. gruaja e shkurorėzuar dhe jo mė e martuar;
3. gruaja qė ka qenė dy herė ose tri herė e martuar (cilin burrė do tė ketė atje);
4. gruaja qė nuk e ka burrin prej atyre qė janė nė xhenetet e begatshme (p.sh. Asija, gruaja e Faraonit).
Por nė pėrgjithėsi edhe pėr femrėn nė xhenet, si do tė jetojė atje, pasi me tė vėrtetė ndihem e pavlefshme kur i krahasoj huritė e xhenetit dhe nuk po e di gjendjen e grave tė kėsaj bote atje.
Allahu a.v.xh na bėftė prej atyre qė do tė jemi nė xhenetet e begatė, ju dhe tė gjithė muslimanėt! Allahu a.v.xh ju shpėrbleftė me xhenetin Firdeus!

 

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Sa u pėrket pyetjeve tuaja, do tė mundohemi t`u pėrgjigjemi radhazi:

1. Vajza qė ka vdekur pa u martuar dhe ėshtė nga besimtaret, atėherė ajo nė xhenet do tė martohet me atė qė do tė dėshirojė nga banorėt e xhenetit. Nga ajo ēfarė vėrtetohet nga citatet qė flasin pėr banorėt e xhenetit, nė pėrgjithėsi mund tė pėrfundohet se tė gjitha femrat do tė martohen.

2. Gruaja e shkurorėzuar dhe qė ka vdekur pa u martuar mė pas, gjithashtu do tė zgjedhė burrė nga banorėt e xhenetit.

3. Gruaja qė ka qenė disa herė e martuar nė kėtė botė, nė xhenet do tė ketė rastin tė pėrzgjedhė atė burrė qė dėshiron, pasi Allahu i Lartėsuar thotė pėr banorėt e xhenetit dhe begatitė qė do tė kenė nė dispozicion: “...pėr ju do tė ketė aty (nė xhenet) tėrė atė qė e dėshironi dhe gjithēka kėrkoni.” (Fusilet, 31)
Disa nga dijetarėt kanė pėrfunduar se ajo do to jetė nė xhenet me burrin e fundit me tė cilin ėshtė martuar nė kėtė botė dhe pėr kėtė kanė sjellė hadithe tė cilat aludojnė pėr kėtė dhe, si vėrehet, mė e qėndrueshme ėshtė kjo sesa e para.

4. Gruaja besimtare, e cila e ka pasur burrin jobesimtar, nė xhenet do tė zgjedhė pėr burrė kė tė dojė nga banorėt e xhenetit. Dijetari Muhamed Bin Salih Uthejmin thotė: “Gruaja e cila ėshtė nga banorėt e xhenetit dhe nuk ėshtė martuar, ose e ka burrin nga banorėt e zjarrit, kur tė hyjė nė xhenet, do tė martohet me ndonjėrin nga banorėt e xhenetit qė nuk ėshtė i martuar.”
Kurse sa u pėrket grave tė kėsaj bote, tė cilat do tė jenė nga banoret e xhenetit, dhe krahasimit me hyritė e xhenetit (Huru In), nga hadithet tė cilat flasin pėr kėtė themi se gratė e kėsaj bote nė xhenet do tė jenė mė tė bukura, mė tė mira dhe mė tė privilegjuara se hyritė e xhenetit. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ata (burrat) dhe gratė e tyre do tė jenė nėn hijet tė mbėshtetur nė kolltukė.” (Jasin, 56). Gjithashtu thotė: “Hyni nė xhenet, ju dhe gratė tuaja, tė gėzuar!” (Zuhruf, 70)
Kurse pėr vlerėn e tyre ndaj hyrive tė xhenetit, Abdullah Ibėn Mubareku transmeton njė hadith ku Profeti (bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Gratė e kėsaj bote, tė cilat do tė hyjnė nė xhenet, do tė jenė mė tė vlefshme se hyritė e xhenetit pėr shkak tė veprave qė kanė bėrė nė kėtė botė.” Transmetohet se Aishja, Allahu qoftė e kėnaqur me tė, ka thėnė se gratė besimtare tė kėsaj bote janė mė tė privilegjuara se hyritė e xhenetit pėr kėto arsye: “Ne jemi falur, kurse ato jo. Ne kemi agjėruar, kurse ato jo.
Ne kemi marrė abdest, kurse ato jo. Ne kemi dhėnė lėmoshė, kurse ato jo.”
Aishja thotė se me kėtė gratė besimtare tė kėsaj bote do t`i mundin hyritė e xhenetit.

Prandaj, ky ėshtė pėrgėzim pėr gratė besimtare qė do ta arrijnė xhenetin, pasi ato do tė jenė zonjat e xhenetit, mė tė bukurat se tė tjerat dhe do tė jenė tė privilegjuara dhe tė lumtura pėrjetėsisht. Allahu i Lartėsuar nė lidhje me to thotė: “(nė xhenet) Ne i kemi krijuar ato (gratė e kėsaj bote qė do tė hyjnė nė xhenet) nė njė krijim tė ri (formė tė re shumė mė tė bukur). Dhe ato i kemi bėrė virgjėresha. Tė dashuruara (pėr burrat e tyre), tė njė moshe.” (Vakia, 35-37).

 

Alaudin Abazi
27.04.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010