A kam tė drejtė tė marr nė bankė para me kamatė?
21.12.2009 18:46:28

Pyetja:

Selamu alejkum!
Desha t’ju pyes nė lidhje me kamatėn, nėse pėr shembull kam nevojė pėr para dhe s’mė jep askush. A kam tė drejtė tė marr nė bankė, qė do tė thotė unė nuk marr kamatė, por e paguaj atė.
Ju faleminderit!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ndalesa e kamatės ėshtė e njėjtė pa marrė parasysh a merret apo jepet ajo, prandaj arsyetimi i fundit qė keni pėrmendur, se ju do t’i jepni bankės kamatė dhe nuk do tė merrni, bie dhe nuk e justifikon lejimin. Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: "I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshi mbi tė, ka mallkuar atė qė e ha kamatėn, atė qė ushqen kamatėn (e jep atė), atė qė e evidencon atė, si dhe ata qė janė nė cilėsinė e dėshmitarėve nė kontratėn ku ekziston kamata.” Dhe tha: “Tė gjithė kėta janė tė barabartė.” (Shėnon Buhariu dhe Muslimi)

Pastaj marrja e kamatės apo tė hyrit nė borxh me kamatė nė tė gjitha rastet bėhet pėr shkak tė nevojės dhe pamundėsisė sė gjetjes sė borxhit pa kamatė. Prandaj nuk ėshtė justifikim edhe tė pasurit nevojė pėr tė marrė borxh me kamatė. Me fjalė tė tjera, pa marrė parasysh a e konsideron njeriu se kjo punė ėshtė e lejuar apo jo, asnjėri nuk do merrte borxh me kamatė po tė gjente alternativė tjetėr, pasi nė njė formė dėmtohet dhe nuk do ta bėnte kėtė vetėm se nė rast nevoje.

Sido qė tė jetė, ne ju kėshillojmė qė t’i keni parasysh ligjet e Allahut tė Lartmadhėruar dhe tė bindeni se Allahu nuk ndalon njė gjė pėr tjetėr vetėm se ajo gjė nuk ėshtė e dobishme pėr njeriun. Pastaj ta keni parasysh edhe thėnien e Allahut tė Plotfuqishėm: “Atij qė i frikėsohet Allahut, Ai (Allahu) do t’i gjejė rrugėdalje (nga ēdo vėshtirėsi).” (Talak, 2)
Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
7.6.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010