A ėshtė haram tė punosh nė bankė vetėm nė sektorin e kredive apo edhe nė sektorėt e tjerė?
21.12.2009 18:43:42

Pyetja:

E nderuara redaksi kam njė pyetje:
1) A ėshtė haram te punosh nė bankė vetėm nė sektorin e kredive apo edhe nė sektorėt e tjerė?
2) A lejohet ruajtja e parave nė xhirollogarinė rrjedhėse, kur dihet se edhe prej atyre parave banka fiton interesin?
Ju dėshiroj punė tė mbarė!
Selamu alejkum!



Pėrgjigj
ja
:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Pyetja e parė:
Tė punosh nė bankat nė tė cilat zhvillohen transaksione me kamatė ose nė pėrgjithėsi punon me kamatė ėshtė e ndaluar, pa marrė parasysh a jemi tė kyēur drejtpėrdrejt nė ato procese apo jo. Nėse jemi tė kyēur drejtpėrdrejt, atėherė ndalesa ėshtė edhe mė e madhe sesa tė punojmė ndonjė shėrbim tjetėr qė nuk lidhet direkt me kamatėn, si p.sh. nė recepsion, shofer etj., por nė esencė ēfarėdo lloj pune nė kėto vende ėshtė e ndaluar.
Xhabir ibėn Abdullahu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Muhamedi salallahu alejhi ue selem e ka mallkuar ngrėnėsin e kamatės, pėrfaqėsuesin, ai i cili e shkruan kontratėn, dėshmitarėt dhe ka thėnė se tė gjithė janė tė njėjtė.” (Shėnon Muslimi)
Imam Neveviu gjatė komentit tė kėtij hadithi ka thėnė: “Nė kėtė hadith qartėsohet ndalesa e shkrimit tė kontratės ndėrmjet dy palėve qė kontraktojnė me kamatė dhe tė jemi dėshmitarė nė kėtė. Nga hadithi gjithashtu nxirret edhe ndalimi i ndihmėses sė tė tjerėve nė harame. Allahu e di mė sė miri!”
Punėtori nė bankė patjetėr do tė kontribuojė nė zhvillimin e kontratave tė tilla qoftė drejtpėrdrejt, qoftė tėrthorazi, edhe nėse punon rojtar nė tė. Prandaj, vėlla i dashur, duhet tė kesh kujdes tė mos pranosh tė punėsohesh nė kėto vende, e posaēėrisht sektori i kredive ėshtė e pamundur tė mos ketė lidhje me kamatėn.

Pyetja e dytė:
Depozitimi i parave nė bankat nė tė cilat punohet me kamatė mund t`i ketė dy raste:
a) nėse depozitohet nė llogari nė tė cilat pėrfitohen kamata tė ndryshme, varėsisht prej ofertave nga bankat, kjo ėshtė e ndaluar dhe nuk lejohet njė gjė e tillė.
b) nėse depozitohen paratė nė llogari tė hapura, ku nuk ka pėrfitime nga kamata, por thjesht qėllimi ėshtė ruajtja e parave pasi nuk kemi ndonjė vend tė sigurt dhe ato mund tė tėrhiqen kurdo qė tė kemi dėshirė.
Rastin e dytė ulematė bashkėkohorė e kanė lejuar nė raste tė domosdoshmėrisė. Shejhu Abdulaziz Ibėn Bazi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Pėr sa i pėrket depozitimit tė pasurisė nė bankė me kamatė mujore ose vjetore, kjo ėshtė nga kamata e ndaluar me konsensus (ixhma) tė ulemave. Kurse depozitimi i tyre pa interes (pa kamatė) nė bankat qė punojnė me kamatė mė mirė ėshtė ta lėmė e mos ta bėjmė, vetėm se nė rast domosdoshmėrie. Kjo pėr arsye se edhe nėse depozitohen paratė pa pėrfitim, me kėtė ai ndihmon bankėn tė zhvillojė transaksione me kamatė, prandaj ekziston frika qė ky person tė jetė njėri nga ata qė ndihmojnė nė vepra tė kėqija dhe ndalesa, edhe nėse ai nuk e ka kėtė pėr qėllim.” (Fetva Ibėn Baz, vėll. 4, f. 311)
Prandaj, nėse depozitimi i parave nė kėtė formė ėshtė e nevojshme pėr ne, qoftė pėr shkak tė frikės sė mbajtjes sė parave nė shtėpi, ose pėr shkak tė punės qė e bėjmė, ose diēka tjetėr, ėshtė e lejuar, por nėse pėr kėtė nuk ėshtė e nevojshme, atėherė mė mirė ėshtė tė mos e bėjmė kėtė. Allahu e di mė sė miri!

Alaudin Abazi
15.6.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010