Pata njė pyetje rreth agjėrimit
21.12.2009 18:24:36

Pyetja:

Eselamu aljekum!
Allahu ju shpėrbleftė me xhenetin Firdeus dhe ju pėrforcoftė nė punėn qė bėni. Me tė vėrtetė na ndihmoni shumė.
Pata njė pyetje rreth agjėrimit. A mė ėshtė prishur agjėrimi atė ditė kur nė dhėmbin tim ka pasur pambuk me ilaē, qė mė ėshtė vėnė nė mbrėmje dhe tė nesėrmen kam agjėruar, mirėpo ndonjėherė nė gojė kam ndier njė erė ilaēi. Kėshtu kam agjėruar njė ditė, ndėrsa tė nesėrmen, me frikėn qė a do ta kem tė pranuar, nga mesi i ditės e kam hequr pambukun. Ēfarė mendimi keni pėr kėtė?


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Fillimisht kėrkojmė falje pėr vonimin e pėrgjigjes, duke pasur parasysh se kemi pasur njė numėr tė konsideruar pyetjesh nė ueb faqen tonė.

Duke pasur parasysh rregullat e prishjes sė agjėrimit dhe gjėrat tė cilat e prishin agjėrimin, mund tė them se agjėrimi juaj ėshtė i plotė dhe nuk ka nevojė pėr kompensim. E gjithė kjo duke u bazuar nė pyetjen dhe sqarimin tuaj. Themi se:
- ilaēi (shėrimi) ėshtė dy llojesh: ushqyes dhe joushqyes; ky qė keni pėrdorur ju ėshtė joushqyes;
- gjithashtu ilaēi qė keni pėrdorur nuk ka shkuar poshtė, mirėpo sa kuptova ėshtė ilaē kundėr dhembjes apo njė lloj antibiotiku;
- sa i pėrket kundėrmimit (aromės sė keqe), ajo nuk e prish agjėrimin dhe ėshtė e ditur se vetė agjėruesit i vjen njė aromė jo e kėndshme. Pėr kėtė, Pejgamberi alejhi selam ka thėnė se “era e agjėruesit tek Allahu ėshtė mė e mirė sesa era e parfumit.”
Allahu e di mė sė miri.
 

Eroll Rexhepi
12.10.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010