Pyetja:
Si e
pėrcaktojnė kohėn e namazeve dhe tė iftarit te ne dhe si
nė shtetet skandinave, ku atje, tė themi, gjatė verės
ėshtė vetėm ditė?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet
i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi
tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi
shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e
tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Komisioni i
Pėrhershėm pėr Studime Shkencore dhe Fetva i Arabisė
Saudite, El-lexhnetud Daime Lil Buhuthel Ilmije vel
Ifta, ka nxjerrė njė deklaratė pėr pėrcaktimin e kohėve
tė namazeve dhe pėr definimin e fillimit tė agjėrimit
dhe tė iftarit nėpėr kėto vende. Kjo deklaratė ėshtė njė
konkluzion i cili ėshtė publikuar pas studimit dhe
diskutimit mes anėtarėve tė komisionit. Nė kėtė
pėrgjigje do tė pėrqendrohemi tek ajo qė ėshtė cekur nga
kėta dijetarė tė mirėnjohur, pasi ėshtė mjaft e detajuar
dhe e sqaruar mirė. Kėta dijetarė tė mirėnjohur ēėshtjen
e kohėve tė namazeve dhe tė iftarit e shtjellojnė nė dy
pika.
Pika e parė: Ka tė bėjė me pėrcaktimin e
kohėve tė namazeve nėpėr ato vende (rajone) nė tė cilat
dallohet nata nga dita me lindje dhe perėndim tė diellit
brenda 24 orėve. Me fjalė tė tjera, kemi ndėrrim tė
natės dhe tė ditės, edhe nėse njėra prej tyre ėshtė mė e
gjatė se tjetra, siē ndodh edhe te ne, qė gjatė verės
dita ėshtė mė e gjatė se nata, kurse dimrit ndodh e
kundėrta.
Pėrcaktimi i kohėve nė kėto rajone bėhet nė bazė tė
diellit, ashtu siē ėshtė sqaruar kjo nga argumentet e
Kuranit dhe tė Sunetit. Allahu i Lartėsuar thotė:
Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e
deri nė errėsirėn e natės dhe duke bėrė lutjen
(namazin) e agimit. Vėrtet, lutja e agimit ėshtė e
pėrcjellė. (Isra, 78). Dhe thotė: Vėrtet
namazi, ėshtė detyrė e obligueshme pėr besimtarė nė kohė
tė caktuar. (Nisa, 103)
Gjithashtu kemi njė numėr tė
konsiderueshėm tė haditheve tė cilat i sqarojnė kohėt e
namazeve nė formė tė detajuar pėr secilin namaz. Prej
tyre do tė pėrmendim dy hadithe:
1. Vėrtetohet nga Burejde, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
se njė njeri e pyeti Muhamedin, lavdėrimi dhe paqja
qofshin mbi tė, pėr kohėn e namazit. Ai i tha: "Falu
me ne kėto dy ditė (tė ardhshme)."
Kur dielli kaloi zenitin, e urdhėroi
Bilalin tė thėrriste ezanin, pastaj e urdhėroi tė bėnte
ikamet dhe e fali drekėn. Pastaj urdhėroi dhe e fali
ikindinė duke qenė dielli i ngritur dhe i ēiltėr (nė
fillim tė kohės sė ikindisė). Pastaj urdhėroi dhe e fali
akshamin kur perėndoi dielli. Mė pas, kur kaloi muzgu,
urdhėroi dhe e fali jacinė. Sabahun e fali kur doli
agimi.
Nė ditėn e dytė urdhėroi qė tė falet
dreka kur u largua vapa e gjysmė ditės (nga fundi i
kohės sė drekės), ... gjithashtu edhe ikindinė e fali mė
vonė, akshamin e fali pak para se tė largohet muzgu.
Kurse jacinė e fali pasi kaloi njė e treta e natės.
Sabahun e fali kur filloi tė gdhijė mėngjesi dhe tė
shihet gjithēka (pak para lindjes sė diellit). Kur
pėrfundoi, pyeti: "Ku ėshtė personi i cili pyeti
rreth kohėve tė namazeve? Pyetėsi u pėrgjigj: "Ja
ku jam, o i Dėrguar i Allahut." Ai i tha: "Koha e
namazve ėshtė nė mes tė kėsaj qė ke parė." Shėnon
Buhariu dhe Muslimi.
2. Pėrcillet nga Abdullah Ibėn Amėr Ibėn Asi, se
Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka thėnė:
Koha e drekės fillon kur tė kalojė dielli zenitin
dhe hija e njeriut ėshtė sa gjatėsia e tij, derisa tė
hyj koha e ikindisė. Koha e ikindisė fillon para se tė
skuqet dielli. Koha e namazit tė akshamit ėshtė deri
para se tė largohet muzgu. Koha e namazit tė jacisė
pėrfundon nė mes tė natės. Namazi i sabahut fillon me
agimin e mėngjesit deri para lindjes sė diellit.
Shėnon Muslimi.
Deri kėtu pėrgjigjja kishte tė bėnte me
kohėt e namazit. Sa i pėrket pėrcaktimit tė kohės sė
agjėrimit dhe tė iftarit, nga muslimanėt kėrkohet ta
ndalojnė veten nga ushqimi, pija dhe tė gjitha gjėrat e
tjera qė e prishin agjėrimin prej agimit deri nė
perėndim tė diellit nė vendet nė tė cilat jetojnė. Kjo
ėshtė kėshtu nė tė gjitha vendet nė tė cilat dita dhe
nata dallohet qartė brenda 24 orėve.
Tė gjitha argumentet sheriatike tė cilat
sqarojnė kohėn e fillimit tė agjėrimit dhe tė iftarit
lidhen me zbardhjen e mėngjesit dhe me perėndimin e
diellit, prandaj nuk merret parasysh gjatėsia e ditės
dhe e natės nė pėrcaktimin e orarit tė iftarit dhe tė
syfyrit. Kėshtu, pėr shembull, te ne ndodh qė verės
muslimani tė agjėrojė deri nė 17-18 orė nga 24 orėt,
kurse gjatė dimrit tė agjėrojė mė pak se dhjetė orė.
Pika e dytė: Rajonet nė tė cilat nuk perėndon fare
dielli (gjatė verės) apo nuk lind fare (gjatė dimrit),
siē ndodh nė disa vende, ku vazhdon dita, respektivisht
nata, deri nė gjashtė muaj.
Falja e pesė namazeve nė kėto vende
bėhet duke i falur ato gjatė ēdo 24 orėshi. Pėrcaktimi
pėr faljen e secilės kohė bėhet duke u bazuar me vendin
mė tė afėrt pėr ta, vend nė tė cilin kemi ndėrrim tė
natės dhe tė ditės dhe ėshtė e qartė koha e secilit
namaz, se kur hyn dhe kur pėrfundon ajo.
Argumenti se ėshtė e detyrueshme falja e
pesė kohėve tė namazit brenda 24 orėve mbėshtetet nė
disa hadithe, ndėr tė cilat pėrmendim:
1. Hadithi me tė cilin ngarkohen muslimanėt me namaz, kur Muhamedi,
lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ishte nė Miraxh. Nė kėtė hadith
ceket se Allahu i Lartėsuar i thotė Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja
qofshin mbi tė:
O Muhamed, janė pesė namaze ēdo ditė dhe mbrėmje dhe
secili namaz ka vlerėn e dhjetė namazeve, kjo nė
pėrgjithėsi arrin vlerėn e pesėdhjetė namazve...
2. Gjithashtu kjo vėrtetohet edhe me
hadithin e Talha Ibėn Ubejdilahit, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, nė tė cilin thuhet: Erdhi njė njeri
nga krahina e Nexhdit te Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja
qofshin mbi tė, dhe i bėri disa pyetje. Ndėr pyetjet qė
i parashtroi ishte edhe ajo rreth namazeve obligative.
Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė,
pėrgjigjet: Pesė namaze i ke obligim gjatė ditės dhe
natės. Ky e pyet: A jam i obliguar me ndonjė namaz
tjetėr (pėrveē kėtyre pesė kohėve)?"
Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė,
u pėrgjigj: Jo, vetėm nėse do tė falėsh nafile...
3. Muhamedi, lavdėrimi
dhe paqja qofshin mbi tė, me njė rast, kur ka folur pėr
ditėt nė tė cilėt do tė qėndrojė Dexhali nė tokė,
tregon: Ai do tė qėndrojė dyzet ditė nė tokė, njė
ditė do tė jetė sa njė vit, njė ditė sa njė muaj, njė
ditė sa njė javė, kurse ditėt e tjera do tė jenė si
ditėt tuaja tė zakonshme. Dikush nga tė pranishmit
e pyeti: O i Dėrguar i Allahut, nė ditėn e cila do tė
jetė sa njė vit, a na mjafton falja e namazeve tė njė
dite? Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, tha:
Jo, por pėrcaktoni kohėn (pėr namaz).
Nė kėtė hadith nuk ėshtė marrė dita e cila do tė ketė
gjatėsinė e njė viti si njė ditė e vetme nė tė cilėn
mjafton tė falen vetėm pesė kohė namaz, por ėshtė
kėrkuar tė bėhet llogaritja e gjatėsisė sė njė dite, qė
tani bėhet me orė (pra 24 orė). Mė qartė nga hadithi
nėnkuptojmė se falja e pesė namazeve nė kėtė rast nuk
bėhet nė bazė tė lėvizjes sė diellit, gjegjėsisht
ndėrrimit tė ditės dhe natės, ashtu siē ėshtė esencė,
por bėhet duke pasur parasysh kohėn nė mes tė namazeve
dhe duke e pėrllogaritur kėtė kohė.
Duke pasur parasysh kėto qė u cekėn, Komisioni i Pėrhershėm pėr
Studime dhe Fetva ka paraparė qė falja e namazeve nė
kėto vende tė bėhet duke pėrcaktuar kohėt me vendin mė
tė afėrt pėr ta, nė tė cilin bėhet ndėrrimi i natės dhe
i ditės brenda 24 orėve.
Gjithashtu, i njėjtė ėshtė edhe pėrcaktimi i kohės sė iftarit dhe
tė syfyrit, fillimi i muajit tė Ramazanit dhe pėrfundimi
i tij. Tė gjitha kėto bėhen duke u bazuar me kalendarin
(takvimin) e vendit mė tė afėrt nė tė cilin bėhet
ndėrrimi i natės dhe i ditės brenda 24 orėve. Allahu e
di mė sė miri!
Kjo pėrgjigje ėshtė
marrė kryesisht nga libri Fetava El-lxhned Daime, vėll:
6, f. 130-136.
Alaudin
Abazi
16.5.2008
|