Cili llogaritet ezan nė ditėn e xhuma, ezani i parė apo i dyti?
21.12.2009 18:23:59

Pyetja:

Cili llogaritet ezan nė ditėn e xhuma, ezani i parė apo i dyti? Dhe a ka namaz nė mes ezanit dhe ikametit nė ditėn e xhuma?


Pėrgjigjja:

   Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim!
   Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve. Paqja dhe bekimi qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė pasojnė rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Nė ditėn e xhuma thirren dy ezanė. Kėtė e ka bėrė Uthman ibn Afani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, gjatė kalifatit tė tij (pushtetit tė tij). Pasi qyteti filloi tė zgjerohet dhe popullsia filloi tė shtohet, Othmani urdhėroi qė tė thirret njė ezan para se tė hynte koha e namazit tė xhumasė, qė t’ua tėrhiqte vėmendjen muslimanėve, tė cilėt gjendeshin disa nė tregje e disa nė punėt e tyre. Pra, ky ezan ka qenė si paralajmėrim se koha e namazit tė xhumasė ishte afruar, qė tė fillonin muslimanėt tė pėrgatiteshin pėr xhuma.
   Kurse ezani i dytė, i cili thirret pasi hipėn hoxha nė minber, ėshtė ezani qė ėshtė thirrur nė kohėn e Pejgamberit alejhi selam, pėr tė treguar se koha e namazit ka hyrė. E, ky ėshtė ezani tė cilin muslimanėt duhet ta pėrsėrisin dhe tė bėjnė dua pas thirrjes sė tij e jo ezani i parė, sepse ezani i parė ėshtė vetėm si paralajmėrim, kurse ezani i dytė ėshtė ezani i cili thėrret pėr faljen e namazit.
   Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Ndėrmjet ezanit dhe ikametit ka namaz", qė janė dy rekate, por nė kėtė rast (nė ditėn e xhuma) nuk ka mundėsi tė falet ky namaz, sepse siē e cekėm ezani i parė nuk ėshtė ezani pėr thirrjen nė namaz, mirėpo ėshtė thirrje pėr t’u pėrgatitur pėr namazin e xhumasė, kurse pas ezanit tė dytė nuk kemi mundėsi ta falim atė namaz sepse e kemi tė ndaluar tė falemi gjatė mbajtjes sė hytbes (pėrveē dy rekateve tė tehijjetul mesxhid, dy rekatet e hyrjes nė xhami).
   Nė kėtė rast, nėse dikush ngrihet dhe fal dy rekate duke menduar se ėshtė duke falur dy rekate sunet qė janė mes ezanit dhe ikametit, e ka gabim, sepse nė realitet ky ėshtė duke falur dy rekate nė mes dy ezanėve e jo nė mes ezanit dhe ikametit.
 

Pėrktheu: Eroll Nesimi
4.4.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010