A lejohet agjėrimi i muajit Muharrem?
21.12.2009 18:23:48

Pyetja:

Es-selam alejkum ue rrahmetullahi ue beraketuhu!
A lejohet agjėrimi i muajit Muharrem? Allahu ju shpėrbleftė ju dhe ne!


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Disa nga fukahatė kanė thėnė se ėshtė sunet tė agjėrohet i tėrė muaji Muharrem. Ata pėr kėtė argumentojnė me hadithin tė cilin e shėnon Muslimi: “Agjėrimi mė i vlefshėm pas Ramazanit ėshtė agjėrimi i muajit tė Allahut, Muharrem.”
   Mirėpo nuk vėrtetohet nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem ta ketė agjėruar tėrė muajin (pa e prishur asnjė ditė) pėrveē muajit tė Ramazanit. Ajo qė dihet nga ai ėshtė se agjėronte mė sė shumti nga muajt pas Ramazanit, ditėt e muajit Shaban, por jo edhe tė tėrėn. Kėshtu qė hadithi i sipėrpėrmendur: “Agjėrimi mė i vlefshėm pas Ramazanit ėshtė agjėrimi i muajit tė Allahut, Muharremi”, ka pėr qėllim agjėrimin e ditėve nga muaji Muharrem e jo tėrė muajin. Prandaj disa nga fukahatė kanė thėnė se nuk ėshtė e pėlqyer qė tė agjėrohet i tėrė muaji Muharrem (pa e prishur asnjė ditė), pasi me kėtė bėhet bashkimi nė mes thėnies sė Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe praktikės sė tij.
   Megjithėkėtė, edhe nėse dikush e praktikon agjėrimin e tėrė muajit duke marrė pėr bazė kuptimin e pėrgjithshėm tė hadithit tė lartshėnuar, kjo nuk duhet tė krijojė kundėrshti dhe mospajtime.
 


Alaudin Abazi
1.2.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010