Ligjėratat gjatė namazit tė teravive
21.12.2009 18:23:28

Pyetja:

Selamu alejkum tė nderuar!
Kam vėrejtur nė TV nga kanalet e shteteve arabe gjatė faljeve tė teravive se asnjėri nuk jep ligjėratė, kurse unė shkoj nėpėr namazet e teravive d.m.th. ēdoherė pas 4 rekateve imami jep ligjėratė. A ka ndonjė argument nga I Dėrguari alejhi selam apo sahabėt, apo nga selefėt tanė se ata kanė dhėnė ligjėratė nė kohėn e teravive, qofte 8 rekate apo 20 rekate. Nėse nuk ka argument, a hyn kjo nė ēėshtjen e bidatit? Ju lutem mė jepni ndonjė argument.
Me respekt, selam alejkum!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ligjėratat ose pėrkujtimet tė cilat zakonisht mbahen para fillimit tė namazit tė teravive ose nė mes tyre lejohet tė mbahen, por nuk ėshtė mirė qė tė jenė tė pėrhershme, pėr shkak se vazhdueshmėria me kėto ligjėrata ka mundėsi qė dikė ta bėjė tė mendojė se kjo ėshtė pjesė e namazit tė teravive ose ėshtė nga gjėrat e preferuara.
Hoxhallarėt tė cilėt kanė folur pėr kėtė dukuri, kanė thėnė se imami (posaēėrisht nė trojet tona) nuk ka rastin tė takojė xhematin e tij nė kėtė formė tė rregullt (ēdo ditė) vetėm se gjatė Ramazanit, pasi te ne shkojnė nė teravi edhe njerėz tė cilėt nuk vijnė gjatė xhumave, apo gjatė kėtyre ditėve janė mė tė pėrkushtuar se herėve tė tjera dhe u japin rėndėsi teravive mė shumė se tė tjerave. Prandaj ėshtė e nevojshme qė imami ta shfrytėzojė kėtė tubim qė t`i mėsojė, kėshillojė dhe t`ua tėrheq vėrejtjen pėr gjėrat elementare tė cilat duhet t`i dijė ēdo musliman, por qė pėr fat tė keq shumė nga ata nuk kanė njohuri pėr to.
Duke mos u zgjeruar shumė, themi se ajo qė dihet nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem dhe shokėt e tij gjatė namazit tė teravive ėshtė se nuk ėshtė mbajtur ndonjė ligjėratė e veēantė nė kėtė rast as para fillimit tė tyre e as nė ndonjė kohė tjetėr gjatė teravive. Mirėpo ajo qė vėrtetohet nga ata ėshtė se pasi koha e faljes tek ata ishte e gjatė dhe falėsit kishin nevojė pėr njė pushim tė vogėl, ata pas dy apo katėr rekateve pushonin, para se ta vazhdonin namazin.
Ndoshta dikush do tė thoshte se pse tė mos praktikohet edhe te ne falja e teravive ashtu si nė kohėn e sahabėve dhe pse tė mbahen ligjėrata nė kėtė kohė? Themi se kjo do tė ishte mė e drejta, por realiteti i muslimanėve tani ėshtė ndryshe, pasi sahabėt gjatė gjithė kohės, ēdo ditė ishin tė lidhur me xhaminė, kurse te ne, si thamė mė herėt, kemi muslimanė qė nuk e njohin shkuarjen nė xhami vetėm se gjatė Ramazanit, prandaj ėshtė e qėlluar qė prezenca e kėtij muslimani tė shfrytėzohet dhe tė mundohemi sa mė shumė ta vetėdijesojmė atė rreth rėndėsisė sė Islamit pėr jetėn e tij.
Megjithėkėtė, themi se nuk ėshtė e qėlluar qė kėto ligjėrata tė jenė tė pandėrprera ose sė paku ėshtė e nevojshme t`ua tėrheqim vėrejtjen qė tė mos mendojė dikush se kėto ligjėrata janė pjesė tė pandashme tė namazit tė teravive. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
2.11.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010