A ėshtė e lejuar marrja e abdestit nėse i ke flokėt e lyera me xhel?
21.12.2009 15:52:13

Pyetja:

Es selamu alejkum ue rahmetullah!
Kisha njė pyetje rreth marrjes sė abdestit.
A ėshtė e lejuar marrja e abdestit nėse i ke flokėt e lyera me xhel, llak apo preparate tė tjera pėr stilimin e flokėve tek meshkujt. Allahu ju shpėrbleftė.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Marrja e abdestit, pasi tė lyhen flokėt me xhel, llak ose preparate tė tjera tė cilat pėrdoren nga femrat dhe nga meshkujt ėshtė njė problematikė e cila shtrohet shpesh nga muslimanėt, pastaj edhe shohim pėrgjigje tė ndryshme nga hoxhallarėt tė cilėt janė pyetur, gjė qė krijon paqartėsi te tė interesuarit qė tė dinė se cila ėshtė mė e qėlluara nga kėto. Prandaj do tė mundohemi tė japim pėrgjigje duke i pasur parasysh pikėnisjet dhe komentet e ulemave bashkėkohor tė cilėt kanė folur nė lidhje me kėtė ēėshtje.

Sė pari:
Duhet tė dimė se gjatė abdestit, disa nga pjesėt lahen duke u hedhur ujė, lagur tėrėsisht dhe fėrkuar (sikurse duart, fytyra, goja, etj), ndėrsa disa pjesė vetėm fėrkohen (u jepet mes`h) me dorė tė lagur dhe kėto pjesė nuk ėshtė e obliguar qė tė lagen tėrėsisht (sikurse koka dhe kėmbėt, nėse i kemi mbathur mestet).

Sė dyti:
Pjesėt tė cilat detyrimisht lagen duhet tė kemi kujdes qė gjatė abdestit, tė mėnjanojmė tė gjitha pengesat tė cilat ndalojnė arritjen e ujit tek ato pjesė. Prandaj femrat tė cilat i lyejnė gishtat me llak apo bėjnė makijazh duhet tė kenė kujdes qė kur tė marrin abdest, t`i largojnė kėto gjėra nga pjesėt tė cilat pastrohen gjatė abdestit. Pėrndryshe, nėse nuk e bėjnė kėtė, atėherė abdesti i tyre nuk ėshtė i saktė. Gjithashtu nga kėto pjesė duhet tė largohen edhe llojet e kremrave qė pengojnė arritjen e ujit tė abdestit tek ato.

Sė treti:
Dispozita e mėparshme kishte tė bėnte me ato pjesė qė pastrohen duke u lagur gjatė abdestit, ndėrsa te pjesėt qė vetėm fėrkohen me dorė tė lagur, mė konkretisht koka e cila vetėm fėrkohet gjatė abdestit, a ėshtė kusht qė tė largohen ato pengesa (sikurse llaku dhe xheli) qė nuk lejojnė tė arrijė uji apo nuk ėshtė kusht kjo?

- Dijetarėt tė cilėt kanė folur nė lidhje me kėtė problematikė kanė thėnė se preparati me tė cilin lyhen flokėt nėse ėshtė i hollė dhe nuk krijon shtresė mbi flokun qė pengon arritjen e ujit, atėherė lejohet tė marrim abdest pasi ta kemi pėrdorur kėtė preparat. Si shembull i kėtyre preparateve janė llojet e ndryshme tė vajrave qė pėrdoren pėr tė rregulluar dhe mirėmbajtur flokėt.

- Por nėse preparati ėshtė mė i trashė (si geli) dhe krijon shtresė mbi flokėt qė pengon arritjen e ujit, atėherė shumica e ulemave tė nderuar anojnė se abdesti nuk ėshtė i saktė. Prandaj ata theksojnė se patjetėr duhet qė kjo tė largohet nga flokėt, pastaj tė merret abdesti. Ata gjithashtu theksojnė se kėto preparate, nėse pėrdoren pasi tė kemi marrė abdest, nuk prish punė, qėllimi ėshtė qė gjatė abdestit, kur ta fėrkojmė kokėn, tė arrijė uji te flokėt..
Ky sqarim qė ėshtė bėrė mė lart ėshtė mendimi i shumicės sė ulemave bashkėkohorė, tė cilėt janė pyetur nė lidhje me kėtė problematikė. Pikėnisja e tyre mbėshtet nė thėnien e Allahut tė Lartėsuar: “O ju qė besuat! Kur doni tė ngriheni pėr tė falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri nė bėrryla; fėrkoni kokat tuaja (jepni mes`h), e kėmbėt lani deri nė dy zogjtė.” (Maide, 6)

Kurtubiu thekson se pėrdorimi i pjesėzės "bi" te vendi " " وَامْسَحُوا بِرُؤُوسِكُمْ – " fėrkoni kokat tuaja (jepni mes`h)", nėnkupton qė me kokė tė fėrkohet uji. Prandaj ēdo gjė qė e pengon kontaktin e ujit me flokėt gjatė abdestit duhet tė mėnjanohet.

- Kurse njė grup dijetarėsh bashkėkohorė, tė cilėt kanė dhenė mendim rreth kėsaj ēėshtjeje, nuk janė shumė rigorozė nė kėtė. Ata thonė se koka fėrkohet gjatė abdestit dhe nuk ėshtė e kėrkuar tė laget me ujė si pjesėt e tjera. Prandaj edhe nėse kemi nė kokė imame (ēallmė ose kapuē) dhe ėshtė vėshtirė tė hiqet, ose gruaja e ka shaminė e shtrėnguar, lejohet qė gjatė abdestit t`i japė mes`h. Pastaj gjithashtu edhe nėse flokėt lyhen me vaj, kėna dhe me ngjyrė nuk pengon marrjen e abdestit.

Por argumentimi i tyre mė i qartė nė tė cilin ata mbėshteten ėshtė se transmetohet nga Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, gjatė haxhit kishte lyer flokėt me mjaltė qė t’i drejtonte dhe ashtu i mbajti derisa i rroi (shėnon Ebu Davudi, Hakimi dhe Bejhikiu). Dihet shumė qartė se mjalti ėshtė i trashė dhe nėse vihet nė flokė, krijon shtresė dhe pa dyshim i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, gjatė asaj kohe ka marrė abdest dhe i ka dhėnė mes`h kokės. Prandaj ēėshtja e depėrtimit tė ujit gjatė abdestit nuk ėshtė e njėjtė si te duart, fytyra ose pjesėt e tjera tė cilat lahen dhe te fėrkimi i kokės.

Kjo ishte ajo qė arritėm tė pėrmbledhim nė lidhje me kėtė mesele dhe mendojmė se qasja e fundit ėshtė shumė e arsyeshme dhe do tė ishte mė e qėlluar tė bėjmė dallim mes fėrkimit tė kokės dhe pjesėve tė tjera, pasi pėr kėtė kemi edhe argument nga praktika e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė. Kėshtu qė dhėnia mes`h kokės duke pasur nė flokė preparate tė kėtilla gjatė abdestit ėshtė e pranuar. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
28.12.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010