A mund t’i fal dy rekate pėr abdestin apo si tė veproj?
21.12.2009 15:51:08

Pyetja:

Desha tė di se nėse hyn koha e namazit, p.sh akshami, qė ėshtė farzi nė fillim, pasi tė marr abdest, a mund t’i fal dy rekat pėr abdestin apo si tė veproj?
Allahu ju shpėrbleftė!


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Falja e dy rekateve pasi marrim abdest ėshtė e lejuar nė ēdo kohė, madje sipas mendimit mė tė saktė tė fukahave kėto dy rekate lejohet tė falen edhe nė kohėt e ndaluara tė faljes, si pas sabahut, ikindisė, etj., pasi ky lloj namazi nuk ndėrlidhet me ndonjė kohė tė caktuar, por me njė vepėr tė caktuar (marrja e abdestit).
   Dy rekatet e abdesit, tehijetu mesxhidi, namazi i istihares, namazi i tevbes (pendimit) dhe disa namaze tė tjera janė namaze qė ndėrlidhen me rrethana tė caktuara dhe nuk kanė tė bėjnė me kohė tė pėrcaktuar kur falen. Kėto namaze quhen “salavat dhatil esbab”, namaze qė ndėrlidhen me shkaqe tė caktuara. Prandaj disa fukaha i kanė lejuar tė falen nė ēdo kohė dhe kjo ėshtė mė e saktė. Allahu e di mė sė miri!
   Ndėrsa pėr shembullin qė ju keni sjellė, themi se pasi tė thirret ezani qė paralajmėron hyrjen e kohės sė akshamit dhe nėse ju merrni abdest atėherė, lejohet tė falni dy rekate tė abdestit, madje kemi hadithe nė tė cilat tregohet se Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka preferuar qė tė falen dy rekate sunet para faljes sė farzit tė akshamit. Ai thotė: “Nė mes tė dy ezaneve (ezanit dhe kiametit) ka namaz”, kėshtu ka thėnė tri herė dhe herėn e tretė ka shtuar: “Pėr atė qė dėshiron”. Shėnon Buhariu.
   Gjithashtu shokėt e Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, tregojnė se sahabėt zakonisht kanė falur dy rekate namaz para faljes sė farzit tė akshamit. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
23.5.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010