Nėse muslimani zhytet nė njė basen me ujė tė pastėr, a ka abdest?
21.12.2009 15:50:50

Pyetja:

Selam alejkum! Nėse muslimani zhytet nė njė basen me ujė tė pastėr, atėherė a ka ai musliman abdest?


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nė kėtė problematikė kemi tė bėjmė me dy ēėshtje.

1. Ēėshtja e nijetit (qėllimit) gjatė abdesit

   Dallimi thelbėsor ndėrmjet veprave tė rėndomta dhe veprave qė llogariten adhurime ėshtė bėrja nijet (qėllimi) se pėr ēfarė e kryen njeriu atė vepėr. Kėshtu qė muslimani para se tė fillojė tė marrė abdest apo gusul, ėshtė e kėrkuar tė bėjė nijet se dėshiron tė marrė abdest, respektivisht tė kryejė njė ibadetet tė pėrligjur nė Islam. Prandaj vetėm zhytja nė ujė pa pasur qėllim marrjen e abdestit apo gusulit nuk e bėn njeriu tė ketė abdest pasi nuk i ka bashkangjitur kėsaj vepre nijetin qė ta kthejė kėtė veprim nga njė akt i rėndomtė nė adhurim.
   Argumente pėr kėtė kemi shumė, mirėpo ne do tė pėrmendim argumentin mė tė njohur, ku i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, thotė: “Veprat vlerėsohen sipas nijetit (qėllimit) dhe ēdonjėri shpėrblehet nė saje tė nijetit tė tij.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
   Vendi i qėllimit ėshtė zemra, kurse bėrja nijet me gojė gjatė marrjes sė abdestit dhe tė gusulit nuk ėshtė e ligjėsuar, pasi nuk na ėshtė transmetuar kjo nga i Dėrguari salallahu alejhi ue selem dhe kėtė nuk e ka thėnė asnjėri nga katėr imamėt e njohur. Neveviu thotė: “Nijeti ėshtė qėllimi qė shpreh vendosmėrinė e zemrės.”

2. Renditja gjatė pastrimit tė pjesėve nė abdest

   E sakta ėshtė se renditja e pjesėve gjatė marrjes sė abdestit ėshtė e domosdoshme, ashtu siē pėrmendet nė ajet; qė sė pari tė lahet fytyra, pastaj dy duart, pastaj tė fshihet koka, pastaj tė lahen shputat pėr shkak tė thėnies sė mė tė Lartit: "O ju qė besoni! Kur tė pėrgatiteni pėr namaz lani fytyrat tuaja, duart tuaja deri nė bėrryla, fshijeni kokėn dhe lani shputat tuaja deri nė nyje.” (Maide, 6)
   Argumenti se ėshtė e domosdoshme renditja nga ky ajet nxirret se Allahu i Lartėsuar e futi mes`hun ndėrmjet pjesėve qė pastrohen dhe qėllimi apo mė mirė tė themi urtėsia e kėsaj ishte, Allahu e di mė sė miri, qė ato tė lahen ashtu si janė pėrmendur njėra pas tjetrės. Po tė mos ishte kjo, atėherė do tė mund tė cekeshin tė gjitha pjesėt qė lahen sė bashku dhe nuk do tė futej mes`hu ndėrmjet tyre.
   Pastaj argument ėshtė edhe vazhdueshmėria e tė Dėrguarit salallahu alejhi ue selam nė kėtė renditje gjatė marrjes sė abdestit. Po tė mos ishte e detyrueshme, atėherė do ta ndėrronte renditjen ndonjėherė pėr tė sqaruar se kjo nuk ėshtė vaxhib.
   Transmetohet nga Muhamedi alejhi selam se ka thėnė: “Merr abdest ashtu si tė ka urdhėruar Allahu.” Shėnon Tirmidhiu dhe e cilėson tė saktė. Nga kjo nėnkuptohet qė tė jetė renditja ashtu si ėshtė cekur nė ajet. Pastaj ai salallahu alejhi ue selam me njė rast ka thėnė: "Allahu nuk do ta pranojė abdestin e ndonjėrit nga ju pėrveē nė kėtė mėnyrė.” Shėnon Ebu Davudi dhe tė tjerėt.
   Prandaj, duke pasur parasysh kėto dy gjėra, themi se nėse njeriu vetėm zhytet nė ujė, nuk llogaritet se ka abdest. Pėr shkak se nuk ka bėrė nijet dhe nuk i ėshtė pėrmbajtur renditjes sė pjesėve qė lahen nė abdest gjatė kėtij pastrimi. Allahu e di mė sė miri!

Vėrejtje: Mendimi qė pėrmendėm ėshtė mendim i shumicės sė juristėve islamė, por ndoshta pėr atė qė dėshiron tė njihet mė mirė rreth thėnieve tė dijetarėve pėr kėtė ėshtė e nevojshme tė cekim edhe atė se nė medhhebin hanefi ky person llogaritet se ka abdest, pasi te Ebu Hanifja nuk janė obligative as nijeti (qėllimi) dhe as renditja gjatė pastrimit.
   Ebu Hanifja, Allahu e mėshiroftė, ka qėndrimin se nijeti nuk ėshtė kusht gjatė abdesit, pasi nuk ėshtė adhurim i veēantė nė vetvete (objektiv nė vete), por qėllimi i tij ėshtė pėr tė qenė i pranuar namazi, me fjalė tė tjera ėshtė njė akt qė i paraprin namazit e jo adhurim i veēantė. Ai argumenton pėr kėtė me kijas (analogji) me rrobat tė cilat i vesh njeriu gjatė faljes. Muslimani e vesh rrobėn pėr tė mbuluar auretin dhe me ato rroba fal namaz, por nėse ai e vesh pėr t`u zbukuruar ose nga tė ftohtėt, atėherė ai mund tė kryejė namaz edhe me to (edhe pse nuk ka bėrė nijet tė falė namaz me to), e njėjta ėshtė edhe me abdesin. Kėshtu qė nėse dikush i pastron kėto pjesė (qė lahen gjatė abdestit) me qėllim tė freskimit apo zhytet nė ujė (d.m.th. nuk e bėn nijet qė tė marrė abdest), ai konsiderohet se ka abdest edhe pa nijet.
   Por e sakta ėshtė se abdesti ėshtė adhurim mė vete, pasi Allahu i Lartėsuar ka ndėrlidhur me tė shumė vlera tė tjera, si falja e mėkateve dhe shpėrblime tė tjera tė shumta. E, kėto e bėjnė qė ky adhurim tė konsiderohet si rit i veēantė, ku nevojitet qėllimi (nijeti) dhe pėrqendrimi pėr tė arritur shpėrblimet tė cilat pėrmenden rreth tij.
   Gjithashtu mendimi i hanefive ėshtė se renditja nuk ėshtė farz gjatė abdestit, por mė e qėndrueshme ėshtė se ajo ėshtė e detyrueshme pėr arsyet qė u pėrmendėn mė lart. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
2.5.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010