A duhet tė marrim abdes pas gusulit?
21.12.2009 15:46:49

Pyetja:

Mė intereson njė pyetje qė ka tė bėjė me pastrimin dhe larjen pas mardhėnieve seksuale pas gjunubit. Pasi tė marrim gusul a duhet tė marrim abdes?

Pėrgjigja:

Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nėse muslimani ėshtė xhunub (i papastėr) dhe merr gusul (pastrohet), atėherė ai nuk ka nevojė tė marrė abdes pasi me gusul ai konsiderohet se ka abdes pasi Allahu i Lartėsuar thotė:

“O ju qė besuat! Kur doni tė ngriheni pėr tė falur namazin, lani fytyrat tuaja deri nė bėrryl, fėrkoni kokat tuaja, e kėmbėt lani deri nė dy nyjet. Nėse jeni xhunubė, atėherė pastrohuni (lahuni)!...”(Maide, 5)

Do tė thotė se nėse dėshiron tė falėsh namaz dhe ėshtė i papastėr ai pastrohet dhe me kėtė konsiderohet se ėshtė i gatshėm pėr namaz.

Por nėse njeriu merr gusul duke mos qenė xhunub, pra pastrohet dhe e bėnė nijet me marr gusul, atėherė disa prej fukahave kanė thėnė se ai duhet tė marrė abdes pas gusulit, por ajo qė konsiderohet e saktė nė kėtė, Allahu e di mė sė miri, ėshtė se nėse merret gusuli, pa marrė parasysh a ėshtė xhunub apo jo, atėhėrė nuk ka nevojė pėr abdes, pasi gusuli e pėrfshin edhe abdesin. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

13.03.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010