Nė cilat raste duhet tė bėjmė gusėl?
21.12.2009 15:46:10

Pyetja:

Pėr ēfarė bėhet gusli? Nė cilat raste duhet tė bėjmė gusėl?

 

Pėrgjigja:

Gusli apo pastrimi i trupit sė bashku me hundėn dhe gojėn ėshtė i obliguar nė kėto raste:

1.Dalja e spermės me epsh duke qenė i zgjuar, kurse nėse ndodh kjo nė gjumė, atėherė duhet tė marrim gusul pa marrė parasysh ka qenė kjo me epsh apo pa epsh, pėr shkak se dalja e spermės nė gjumė mund tė ndodh e qė mos ta ndiejmė atė.

2.Mardhėniet intime, mirėpo kėtu duhet patur parasysh se gusli bėhet i obliguar atėherė kur organi i mashkullit futet nė organin e femrės, kurse nėse ndodh qė organet vetėm preken, atėherė gusli nuk ėshtė i obliguar.

Gjithashtu kėtu duhet patur parasysh se nėse ndodh kjo formė e mardhėnieve (futet organi i mashkullit nė organin e femrės) dhe nuk bėhet ejakulimi (derdhja e spermės) gusuli ėshtė i detyruar.

3.Gruaja pas pėrfundimit tė menstruacioneve e ka tė obliguar pastrimin.

4.Gruaja e cila i pėrfundon ditėt e lehonisė (pas lindjes).

Pėr kėto katėr raste fukahatė (juristėt islam) nė pėrgjithėsi janė tė pajtimit se ėshtė e obliguar gusuli dhe pėr secilėn ka argumente tė qarta nga Kurani dhe suneti, por nga frika e zgjerimit nuk i kemi pėrmendur.

Ekzistojnė edhe dy raste ku disa dijetarė kanė thėnė se gusli ėshtė obligim.

1.Vdekja. Disa dijetarė kanė thėnė se kur njeriu vdesė para varrimit ėshtė obligim tė pastrohet, duke argumentuar se Resulullahu (Paqja dhe bekimi qofshin mbi tė!) i urdhėroi shokėt e tij ta pastrojnė personin i cili kishte vdekur nė haxh, pastaj edhe rasti kur i urdhėroi disa gra qė e pastronin bijen e Profetit (salallahu alejhi ve selem) se ta pastrojnė ate tre, pesė, apo shtatė herė. (Buhariu dhe Muslimi)

Prandaj themi se vdekja ėshtė shkak qė detyron guslin, porse detyrimi nė kėtė rast kthehet tek tė gjallėt, sepse i vdekuri nuk ka detyrime prej ēastit tė vdekjes sė tij, por tė gjallėt e kanė detyrim qė t`i lajnė tė vdekurit e tyre, sepse Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka urdhėruar kėshtu.

2.Islami. Kur njeriu e pranon Islamin dhe bėhet musliman, disa nga dijetarėt kanė thėnė se ai e ka obligim tė pastrohet duke argumentuar me hadithin e Kajs Ibėn Amirit se Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e urdhėroi atė pasi e pranoi Islamin tė pastrohet (Transmetuan: Ebu Daudi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ahmedi dhe Shejh Albani e cilėson hadithin si tė saktė.)   

Disa tė tjerė kanė thėnė se nuk ėshtė obligim, por ėshtė sunet, duke sqaruar se nuk ka ndonjė urdhėr tė pėrgjithshėm nė kėtė, pasiqė shumė nga sahabėt e pranonin Islamin dhe nuk i urdhėronte Profeti (Paqja bekimi i Allahut dhe qofshin mbi tė!) tė marrin gusėl. Sidoqė tė jetė nė kėtė rast ka mospajtim te dijetarė dhe dispozita sillet rreth, obligueshmėris apo se ajo ėshtė e preferuar. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

13.02.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010