Pyetja:
Nėse ke
ujė pėr abdes dhe je xhunub, por nuk ke mundėsi tė
pastrosh tė gjithė trupin. A ėshtė mė mirė tė marrim
abdes apo tė marrim tejemum?
Pėrgjigje:
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Nėse
muslimani i papastėr nuk ka ujė tė mjaftuar pėr tu
pastruar dhe nuk ka mundėsi tė gjejė, atėherė ēfarė
duhet tė veproj?
Nė kėtė
ēėshtje ka mospajtim te fukahatė, ne do ti pėrmendim
kėto mendime duke mos u zgjeruar:
Mendimi i
parė: Ai ėshtė i detyruar qė me ujin qė e posedon tė laj
aq pjesė tė trupit qė ka mundėsi (p.sh. duart, fytyrėn,
kokėn
) dhe kur tė pėrfundojė uji pėr pjesėt tjera tė
merr tejemum. Pra ata thonė tė bashkohet ndėrmjet
gusulit dhe tejemumit.
Mendimi i
dytė: Thonė se nuk ka bashkim ndėrmjet dy formave, pasi
ne obligohemi me gusul, nėse kjo ėshtė e mundur, nėse jo
atėherė bie gusuli dhe vendin e tij e zė tejemumi.
Mendimi mė
i saktė ėshtė mendimi i dytė, pasi thėnia se duhet tė
bashkojmė ndėrmjet gusulit dhe tejemumit ka nevojė pėr
argument, prandaj themi se ai i cili nuk ka ujė tė
mjaftuar pėr tu pastruar, merr tejemum dhe me kėtė ai
konsiderohet i pastėr dhe ka abdes, prandaj i lejohet tė
falet dhe ti kryej tė gjitha ibadetet, deri sa tė gjejė
ujė tė mjaftuar. Nėse ndodh qė pas tejemumit ta prish
abdestin, atėherė ai merr abdest me ujin qė e posedon.
Kur tė gjejė ujė tė mjaftuar, atėherė ai pastrohet.
Pasi
kuptuam kėtė tani duhet tė bėjmė njė vėrejtje tė
nevojshme kėtu, ajo ėshtė se sa duhet tė jetė sasia e
ujit qė konsiderohet e mjaftuar pėr tė marrur gusul.
Ajo qė
ėshtė e obliguar gjatė gusulit ėshtė pėrfshirja e tėrė
trupit me ujė sė bashku me gojėn dhe hundėn. Dhe nuk
ėshtė obligim fėrkimi (me ujė) i trupit. Prandaj nuk
ėshtė e nevojshme edhe aq shumė ujė pėr ta bėrė kėtė.
Transmetohet se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem)
merrte abdes me njė mud, kurse merrte gusul me njė saė.
El Mud;
sasia e saj ėshtė sa dy grushta tė mbushur me ujė.
Es Sa`ė
ėshtė sa katėr mud, qė do tė thotė sa katėr herė tė
mbushur dy grushta ujė. Kjo ėshtė sasia e mjaftuar qė
obligohemi tė pastrohemi nėse e posedojmė ne.
E bėmė
kėtė vėrejtje pėr shkak se shumė nga muslimanėt nuk e
kanė parasysh kėtė dhe bėjnė harxhimin e tepėr tė ujit
gjatė pastrimit.
Alaudin Abazi
13.02.2006