A
ėshtė bidat tė fėrkosh qafėn gjatė marrjes sė
abdesit?
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e
Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi
familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn
e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Fėrkimi i qafės, apo dhėnia mes`h gjatė abdesit
ėshtė e njohur tek dijetarėt e medhhebit hanefi.
Imam Kasani (nga dijetarėt hanefi) nė librin e tij
Bedaiu sanai vėll. I, f. 222, pėrmend se te
dijetarėt hanefi ka mendime rreth dhėnies mes`h
qafės. Ai thotė: Disa nga kėta dijetarė tė nderuar
kanė mendimin se ajo ėshtė sunet, kurse disa tė
tjerė thonė se kjo konsiderohet nga edukata (adabet)
e abdesit.
Duket
se ata qė kanė thėnė se ėshtė sunet, kanė marrė pėr
bazė njė hadith qė transmetohet nga Abdullah Ibėn
Umeri se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka
thėnė: Kush merr abdes dhe i jep mes`h qafės, Ditėn
e Gjykimit do tė jetė i shpėtuar nga lidhja (me
zinxhirė) pėr qafe.
Por,
hadithi ėshtė cilėsuar nga shumė dijetarė si hadith
i dobtė. Autori i librit Kenzu umal, dijetari
Mufti Hindi, thekson se hadithi pėr dhėnien mes`h
qafės ėshtė batil (i kotė), (d.m.th. shumė i dobtė).
Ibėn Kajimi nė njė libėr tė tij me titull Menaru
Munif ku sqaron kriteret dhe format se si duhet tė
dallohen hadithet e dobta nga tė saktat e pėrmend
kėtė hadith si shembull pėr hadithet e dobta.
Kurse,
ata dijetarė hanefi tė cilėt nuk thonė se ėshtė
sunet, por e konsiderojnė nga normat (adabet) e
abdesit, marrin pėr bazė se Ebu Hurejre kur merrte
abdes i lante krahėt mbi bėrryla dhe kėmbėt mbi nyje
(pra mė shumė se qė kėrkohej). Njėherė kur u pyet se
pėrse vepron kėshtu, ai u pėrgjigj: Ky ėshtė forcim
i shkėlqimit (tė dritės). duke aluduar nė hadithin
e Resulullahut: Umetit tim do t`i shkėlqejnė me
rrezet e dritės gjurmėt e abdesit. Ebu Hurejre
shton dhe thotė: Nėse ndonjėri prej jush mundet t`i
forcojė rrezet e dritės, atėherė ai duhet tė bėjė
kėtė gjė. (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi).
Pra
ata kanė thėnė se nga normat gjatė marrjes sė
abdesit ėshtė qė muslimani tė zgjerojė nga pjesėt tė
cilat i lan, ashtu siē vepronte Ebu Hurejre; qė do
tė thotė se nėse e lagim qafėn gjatė adesit, atėherė
ajo do tė na shndėrisė nė Ditėn e Gjykimit.
Kėto
ishin qėndrimet e kėtyre dijetarėve qė thonė se
preferohet dhėnia mes`h qafės. Vlen tė pėrmendet
kėtu edhe ajo se ky mendim thuhet se ėshtė edhe
thėnie e dijetarėve shafi, por Imam Neveviu mohon
kėtė pretendim dhe thotė se kjo nuk qėndron te
shafitė, por ajo qė qėndron tek ata ėshtė se kjo nuk
ėshtė e preferuar.
Nė
fund themi se dhėnia mes`h qafės nuk ka argument as
nga Kurani e as nga hadithi, pėrveē disa haditheve
tė dobėta, ashtu siē i pėrmendėm mė lartė. Mendimi
mė i saktė nė kėtė ėshtė se ajo nuk ėshtė sunet,
pasi nuk ka bazė dhe ky ėshtė mendimi i shumicės sė
medh`hebeve (maliki, shafi, hanbeli). Gjithashtu
edhe fukahatė e mėvonshėm qė kanė ardhur e
vėrtetojnė se ajo nuk qėndron se ėshtė sunet. Ėshtė
e njohur te juristėt islam se hadithi i dobtė nuk
mund tė jetė argument bazė pėr tė ligjėsuar ndonjė
dispozitė e nė kėtė rast thėnia se kjo (dhėnia mes`h
qafės) ėshtė sunet.
Argumentimi me hadithin e Ebu Hurejrės, gjithashtu,
nuk qėndron, pėr shkak se kjo ėshtė vetėgjykim (ixhtihad)
i Ebu Hurejrės dhe nuk aludon qė kjo tė bėhet
dispozitė dhe me tė tė punojnė tėrė muslimanėt, pasi
atė nuk e kanė bėrė mė tė mirėt e umetit Resulullahu
(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe
sahabėt tė cilėt kanė qenė shoqėruesit e tij dhe
asnjėri nga ata nuk tregon se Profeti (salallahu
alejhi ue selem) e bėnte njė gjė tė tillė.
Nė
librin e Dusukit (nga dijetarėt maliki) thuhet: Nuk
preferohet zgjerimi i pjesėve tė abdesit nga ajo qė
ėshtė e caktuar, por shtimi konsiderohet i urryer,
pėr shkak se kjo ėshtė nga teprimi (ekstremiteti) nė
fe. Ajo qė preferohet ėshtė pastrimi i kėtyre
pjesėve vazhdimisht dhe pėrtėritja e abdesit dhe nuk
preferohet pastrimi i qafės.
Nė
kėtė qė u tha aludon edhe hadithi i Profetit (salallahu
alejhi ue selem) qė e transmeton Buhariu dhe Muslimi
se njė njeri erdhi te Profeti dhe ai i tregoi formėn
e abdesit, pastaj tha: Kėshtu merret abdesi dhe
kush shton nė kėtė ai vetėm ka bėrė keq, i tejkaloi
kufinjtė dhe ka bėrė zullum.
Nė
fund pasi kuptuam se mendimi mė saktė ėshtė se ajo
nuk ėshtė sunet e as prej normave (adabeve) tė
abdesit tani mbetet tė kuptojmė se a ėshtė bidat?
Dhėnia
mes`h qafės nuk ėshtė bidat dhe nuk ėshtė fare e
drejtė qė ajo tė quhet bidat, pasi qė praktikimi i
tij ėshtė qėndrim i disa dijetarėve ashtu siē
sqaruam mė lartė dhe nė kėtė ēėshtje ka mospajtim te
dijetarėt. Rregulli i pėrgjithshėm nė sheriatin
islam ėshtė nėse nė njė ēėshtje ka mospajtim te
fukahatė dhe ka mendime tė ndryshme nė atė, nuk
lejohet tė injorohet ai mospajtim dhe tė themi se
mendimi i parė apo i dytė ėshtė bidat. Kuptohet,
kėtu ėshtė fjala pėr ato mospajtime qė janė tė
lejuara nė Islam. Prandaj nė kėtė rast shfrytėzojmė
rastin qė t`i kėshillojmė vėllezėrit tanė qė tė kenė
kujdes dhe mos tė nxitojnė nė nxjerrjen e gjykimeve
qoftė ndaj disa ēėshtjeve, apo edhe njerėzve.
Pothuajse kjo tani ėshtė bėrė fenomen te disa prej
djemėve, qė padyshim, nuk cėnojmė qėllimin e tyre,
por mosnjohja si duhet e disa ēėshtjeve, i bėnė ata
qė tė nxitojnė nė gjykime tė tilla. Allahu e
di mė sė miri.
Alaudin
Abazi
22.01.2006
|