Ē’tė bėj nė kėtė rast?
21.12.2009 15:44:59

Pyetja:

Njė motėr ka pas probleme me menstruacione. I kanė ardhur 5 apo 6 ditė para kohės qė i vijnė zakonisht dhe i kanė ardhur para mesditės dhe kjo s’ka falur as drekėn, as ikindinė, pasi me menstruacione nuk lejohet tė falesh. Nė kohėn e akshamit ka parė se s’ka mė gjakderdhje dhe ka menduar qė ka patur ndonjė problem tjetėr, jo menstruacione. Ėshtė pastruar dhe ėshtė falur, ndėrsa tė nesėrmen nė mėngjes ka parė gjak nė ngjyrė tė kaftė dhe ka rėnė nė dilemė se a janė menstruacione apo ndonjė ērregullim, edhe pse ka ndjerė dhimbje sikurse tė menstruacioneve. Ē’tė  bėj nė kėtė rast?

Pėrgjigja:

Motėr e nderuar!

Ajo qė pėrse i kanė ardhur motrės tėnde menstruacionet para kohės ėshtė e mundur dhe nuk ka ndonjė problem ashtu si nuk ka problem edhe nėse vonohen ato. Nėse themi se mund tė jetė istihada, atėherė gjaku i istihadės dallon nga ai i  mentruacioneve, pasi gjaku i menstruacioneve ėshtė mė i trashė, ėshtė mė i zi, ka erė, etj. Gjithashtu, ju nė mesazh theksoni se ajo i ka ndier dhimbjet e zakonshme qė femra i ndien gjatė ciklit menstrual, gjė qė vėrteton se kėto ishin menstruacione. Prandaj ajo qė nga ai moment e lė namazin deri nė pėrfundimin e tyre.

Kurse, sa i pėrket ēėshtjes sė ndėrprejes sė gjakderdhjes gjatė kėsaj periudhe, siē e sqaroni nė mesazh. Ėshtė e mundur qė gjatė ditėve tė mentruacioneve gjakderdhja tė ndėrpritet nė disa orė apo edhe njė ditė tė tėrė, pastaj ato tė rikthehen, nė kėtė kohė femra konsiderohet se ėshtė nė periudhėn e menstruacioneve, nuk pastrohet dhe nuk falet, pasi ajo duhet tė presė ditėt e caktuara qė zakonisht i vijnė menstruacionet, pesė ditė apo gjashtė, mė shumė apo mė pak, varet nga ajo sa ėshtė e zakonshme kjo te motra juaj.

Alaudin Abazi

02.01.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010