Kam njė pyetje lidhur me kėtė hadith
21.12.2009 15:43:30

Pyetja:

Selam alejkum ue rahmetullahi ue bereketehu!
Tė nderuar vėllezėr. Kam njė pyetje lidhur me kėtė hadith:
I Dėrguari i Allahut a.s. ka thėnė: "Kur tė thirret ezani, mos bėni asgjė, as mos lexoni Kuran, sepse njeriu i cili flet gjatė thirrjes sė ezanit nuk ėshtė nė gjendje tė thotė shehadetin nė shtratin e vdekjes.”
Kam lexuar hadithin qė vijon vetėm nė njė vend dhe asnjėherė nuk mė kujtohet nė qoftė se e kam dėgjuar nga ndonjė ligjėratė apo diku tjetėr. Desha tė di nė qoftė se keni mundėsinė tė pėrgjigjeni lidhur me transmetimin e hadithit. Desha vetėm ta kem mė tė qartė zinxhirin, nė qoftė se keni burime inshAllah.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nuk arritėm tė gjejmė referencė pėr hadithin pėr tė cilin ju pyesni, se ku gjendet, edhe pse e kemi kėrkuar nėpėr koleksionet e haditheve. Sido qė tė jetė, Allahu e di mė sė miri, nuk mendoj se ky hadith nė kėtė formė ėshtė i vėrtetuar, pasi nuk gjendet nė kėto koleksione. Kemi hadithe tė sakta tė cilat urdhėrojnė pėrcjelljen e muezinit gjatė ezanit dhe qė ta pėrsėrisim atė qė thotė ai. Kurse pjesa qė “nėse nuk heshtim, nuk do jemi nė gjendje ta themi shehadetin nė shtratin e vdekjes”, nuk besojmė tė jetė e saktė. Allahu e di mė sė miri!
 


Alaudin Abazi
4.1.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010