Pse pėrmendet specifik namazi i mesėm?
21.12.2009 15:40:32

Pyetja:

Mė intereson tė di pėr ajetin " Dhe falni namazin, sidomos atė tė mesmin" Pse pėrmendet specifik namazi i mesėm?

Pėrgjigje:

Allahu i Lartėsuar thotė nė suren Bekare:

“Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atė namazin e mesėm, dhe ndaj Allahut tė jeni respektues (nė namaze).” (Bekare, 238)

Kurtubiu nė tefsirin e tij tė njohur tregon dhjetė thėnie se pėr cilin namaz ėshtė fjala, por sidoqė tė jetė ajo qė konsiderohet e saktė dhe pėr tė cilėn ka edhe hadithe tė sakta ėshtė namazi i ikindisė.

Nga kėto hadithe veēojmė atė qė e transmeton Abdullah Ibėn Mesudi ku Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) thotė: “Namazi i mesėm ėshtė namazi i ikindisė.” (Transmeton Tirmidhiu dhe e cilėson hadithin si hasen sahih)

Kėtė mendim e pėrmbajnė shumica e sahabėve nga ata pėrmendim: Ali ibėn Ebi Talibi, Ibėn Abasi, Ibėn Umeri, Ebu Hurejre, Ebu Seid Huderiu dhe tė tjerė.

Kurse nga dijetarėt qė zgjedhin kėtė janė: Imam Ebu Hanife dhe nxėnėsit e tij, Shafiu, vetė Kurtubiu dhe shumė tė tjerė.

Kurse shkaku pse specifikohet namazi i mesėm nė pėrmendje Ibėn Kajimi nė librin e tij “Namazi dhe dispozita e lėnėsit tė tij.” dhe dijetarė tė tjerė sqarojnė se shkaku se pse specifikohet namazi i ikindisė ėshtė se namazi i ikindisė ėshtė njėri nga namazet qė mė sė shumti ka neglizhim nė faljen e tij, prandaj nė kėtė ajet veēohet pėrmendja e kėtij namazi. Ekzistojnė edhe hadithe tė shumta qė vėrtetojnė dėmet nga lėnia e kėtij namazi. Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “Shpejtoni nė namazin e ikindisė, pėr shkak se kush e le atė namaz, vetėm i ka asgjėsuar veprat e tij.” (Transmeton Buhariu). Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

25.03.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010