A duhet tė fal namaz apo jo?
21.12.2009 10:19:48

Pyetja:

Esselamu alejkum hoxhė i nderuar! Njė shoqja ime e cila ėshtė rreth tė dyzetave, qė prej 10 ditėsh ėshtė nė dyshim nėse duhet ta fal namazin apo jo, pasi kur shkon nė banjė, vėren disa pika gjaku (shumė pak) tė cilat anojnė nga e bardha d.m.th ngjyrė kafe e hapur. Para disa ditėve ajo ishte me perioda dhe mbasi i mbaruan, ajo mori gusėll dhe u fal. Por mbas disa ditėsh, vėrejti kėtė fenomen tė cilin e pėrmenda mė lart. Pyetja ime ėshtė: nė kėtė rast a duhet tė fal namaz ajo apo jo pasi kjo gjendje po zgjat, siē e shkrova mė lart, qė prej 10 ditėsh. Allahu jua shpėrbleftė!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Gjaku i cili rrjedh rėndom nga femra jashtė periudhės sė menstruacioneve nuk konsiderohet menstruacion por ėshtė Istihada, pa marrė parasysh a ėshtė shumė gjakderdhja apo disa pika. Istihada ėshtė gjendja kur gruaja ka hemorragji (gjakderdhje nga organi seksual) jashtė kohės sė menstruacioneve dhe tė lehonisė.
Femra me istihada ėshtė e pastėr dhe nuk konsiderohet e papastėr ashtu si konsiderohet gjatė rrjedhjes sė gjakut tė menstruacioneve, prandaj ajo duhet ta falė namazin me rregull dhe i lejohet leximi i Kuranit, hyrja nė xhami, itikafi, agjėrimi, prekja e Kuranit etj.. Prandaj shoqja juaj konsiderohet e pastėr dhe duhet ta falė namazin me rregull. Tė vetmen gjė qė duhet ta bėjė ajo nėse ka rrjedhje tė kėtij lloji ėshtė ta pastrojė vendin e tė marrė abdest dhe kėshtu ajo llogaritet e pastėr.

Ndėrsa nėse rrjedhja ėshtė e vazhdueshme dhe nuk ndalet tajitja, atėherė ajo llogaritet tė jetė “sahibetu udhėr”, person i arsyetuar, qė nėnkupton se obligohet tė marrė abdest nė fillim tė hyrjes sė kohės sė ēdo namazi dhe ajo mbetet me atė abdest duke mos e prishur edhe pse ka gjakderdhje, derisa tė kalojė ajo kohė e namazit. Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
31.5.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010