Si erdhi njeriu deri mė sot nė bazė tė ideologjisė fetare?
21.12.2009 10:19:32

Pyetja:

Es-selamu aljekum ue rahmetullah ue berekatuhu!
Vėllezėr besimtarė, unė kam njė pyetje.
Sipas Kuranit, na mėsohet se mashkulli dhe femra e parė ishin Ademi a.s. dhe Hava. Ky ēift lindi dy djem (Habilin dhe Kabilin), qė kryen vėllavrasje dhe mbeti vetėm Kabili.
Pyetja ėshtė: Si erdhi njeriu deri mė sot nė bazė tė ideologjisė fetare? Si u shumua? A jemi ne pjellė e incestit?
Edhe pse lexoj shumė literaturė fetare, nuk kam mundur tė gjej pėrgjigje pėr kėtė kurrė.
 

Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ėshtė e vėrtetė se nė mėsimet islame vėrtetohet ajo qė keni pėrmendur ju nė lidhje me mėnyrėn e krijimit dhe shumimit tė njerėzimit, gjithashtu kjo shpjegohet njėsoj edhe nė mėsimet e krishtera dhe hebraike.

Ndėrsa pėr ta kuptuar drejt pėrgjigjen ndaj preokupimit tuaj, fillimisht ju themi se prej fillimit tė krijimit tė njerėzimit deri mė tani kemi me qindra mijėra vite tė kaluara dhe gjatė kėtyre kohėve kemi ndryshime nė ligjet dhe dispozitat tė cilat Allahu i ka zbritur njerėzimit. Pėr kėtė, Allahu i Lartmadhėruar, kohė pas kohe ka zbritur libra, ka dėrguar Pejgamberė, qė t’u zbriten atyre ligje e dispozita me tė cilat do tė punojnė njerėzit e njė kohe tė caktuar, qė mė pastaj tė anulohen ato ligje me shpallje tė re. Kjo vazhdoi kėshtu me tė gjithė tė Dėrguarit derisa erdhi Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, si i Dėrguar i cili solli shpalljen e fundit, me ligjet e tė cilit u obliguan tė punojnė tėrė njerėzimi deri nė Ditėn e Gjykimit.

Pėr ta kuptuar mė qartė kėtė, do tė marrim shembullin se si nė jurisprudencėn e Isait alejhi selam dita e shtunė ishte e shenjtė dhe ishte e ndaluar qė njerėzit tė punonin nė kėtė ditė. Me ardhjen e Muhamedit salallahu alejhi ve selem u anulua kjo ndalesė. Allahu i Lartėsuar i mallkoi ata hebrenj qė thyen shenjtėrinė e tė shtunės dhe punuan. Ai nė Kuran thotė: “O ju, tė cilėve ju ėshtė dhėnė Libri! Besoni atė qė kemi zbritur si vėrtetues tė asaj qė keni nė duar para se t’jua fshijmė fytyrat e t’jua kthejmė prapa ose t’ju mallkojmė ashtu siē i mallkuam shkelėsit e tė shtunės.” (Nisa 47). Ndėrsa nė jurisprudencėn islame nuk ėshtė e ndaluar qė tė punohet tė shtunave dhe kjo ndalesė kishte tė bėnte mė ligjet tė cilat Allahu i Lartmadhėruar ua zbriti hebrenjve para ardhjes sė Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė. Me fjalė tė tjera, kjo ndalesė ėshtė anuluar me zbritjen e Kuranit. Shembuj tė kėtij lloji kemi shumė, por pėr shkak tė kohės nuk do tė pėrmendim tė tjera.

Gjithashtu edhe ndalesa e martesės sė tė afėrmve nė fillim nuk ishte e pranishme pėr shkak se po tė ndalohej qė atėherė, do tė pamundėsohej shumimi dhe zhvillimi i llojit njerėzor. Madje vėrtetohet se Havaja, gruaja e Ademit alejhi selam ishte krijuar nga vetė Ademi, njeriu i parė dhe nga ata dy filloi shumimi i njerėzimit. Allahu i Madhėruar thotė: “O njerėz! Frikėsojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej njė njeriu, ndėrsa prej atij krijoi bashkėshorten e tij, kurse prej kėtyre tė dyve krijoi shumė meshkuj e femra.” (Nisa, 1)

Pra, ishte domosdoshmėri qė tė jetė e lejuar kjo formė e martesės mes fėmijėve tė Ademit aljehi selam atėherė, qė tė mund tė vazhdonte shumimi i njerėzimit. Por edhe kjo martesė nė atė kohė kishte rregulla. Vėrtetohet nė disa transmetime se fėmijėt qė i lindnin Ademit ishin binjakė, njė mashkull dhe njė femėr. Nė ligjet e atėhershme tė zbritura nga Allahu, ishte e paraparė qė binjakėt tė mos martohen mes tyre, por mashkulli tė martohet me femėr tjetėr e cila ka lindur mė herėt apo me vonė dhe qė nuk ėshtė binjak me tė. Prandaj edhe kėtu ndodh konflikti mes Kabilit dhe Habilit. Me Habilin lindi Demimja, kurse me Kabilin lindi Vedia dhe sipas sheriatit (ligjit) tė atėhershėm, Habili duhej tė martohej me vajzėn qė kishte lindur sė bashku me Kabilin, por Kabili kundėrshtoi, sepse vajza qė kishte lindur me tė ishte mė e bukur dhe thoshte se ai kishte pėrparėsi qė tė martohej me tė pasi ishte edhe mė i madh. Ky mospajtim ishte shkaku i armiqėsisė sė dy vėllezėrve dhe pėr kėtė Kabili vendosi ta vriste vėllanė e tij Habilin. Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
24.5.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010