Pyetja:
Selam
alejkum!
Kam
disa dyshime dhe nuk po mundem tė bėj ibadet si mė
pėrpara.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Duhet tė kemi parasysh se shejtani nuk e lė tė qetė
asnjėherė besimtarin. Djalli ėshtė pėrbetuar se me tė
gjitha format do tė mundohet tė fusė dyshime nga mė tė
ndryshmet te robi dhe pėrpiqet ta devijojė atė. Allahu i
Lartėsuar thotė: (Iblisi) Tha: Pėr shkak se mė
humbe mua, unė do t'u ulem atyre (do t'u zė pusi) nė
rrugėn Tėnde tė drejtė. Mandej, do t'ju sillem atyre
para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e
shumicėn e tyre nuk do ta gjesh qė do tė falėnderohen
(tė besojnė)." (Araf, 16-17) Ska dyshim se dyshimet
janė nga ana e shejtanit dhe ne tė kėshillojmė qė tė
kėrkosh ndihmėn e Allahut tė Lartėsuar qė tu largohesh
kėtyre dyshimeve, natyrisht se kjo kėrkon mund dhe
sakrificė.
Ndėrsa sa i pėrket asaj qė nuk mundesh tė bėsh ibadet si
mė pėrpara, themi se prej besimit tė Ehli Sunetit dhe
Xhematit besimi shtohet me vepra tė mira dhe duke bėrė
adhurime, ndėrsa pakėsohet me mėkate. Kjo ėshtė nga
dobėsimi i imanit (besimit). Dobėsimi i imanit ėshtė njė
sėmundje qė i kaplon zemrat e besimtarėve dhe pa dyshim
se konsiderohet prej sėmundjeve mė tė rrezikshme. Si
rrjedhojė e kėsaj biem nė mėkate, jemi neglizhues ndaj
obligimeve qė dalin nga Allahu, zemrat tona janė mė tė
ngurta, nuk ndjejmė kėnaqėsinė e adhurimeve, leximi i
Kuranit nuk lė gjurmė te ne, jemi tė pakujdesshėm ndaj
pėrmendjes sė Allahut etj. Dhe pėr ta larguar kėtė
gjendje duhet tė orvatemi e tė kėrkojmė atė qė e forcon
besimin. Prandaj, prej gjėrave tė cilat ndihmojnė nė
forcimin e besimit mund tė pėrmendim:
- largimin nga mėkatet, tė vogla dhe tė mėdha.
- vazhdimėsinė nė kryerjen e veprave tė mira, gjatė
ditės dhe natės, si namazi, leximin e Kuranit,
pėrmendjen e Allahut, meditimin mbi krijesat e Allahut
dhe njohjen e ligjeve tė Allahut dhe se Ai i sprovon
robėrit e Vet besimtarė nė mėnyrė qė ata ta shfaqin
besimin e tyre, durimin, sinqeritetin etj.
- shoqėrimin me njerėz tė mirė.
- leximin e vazhdueshėm nė librat e biografive dhe
njohja se si kanė jetuar tė parėt tanė si dhe pasimi i
tyre.
- rikujtimin e vdekjes, errėsirėn e varrit, kujtimi i
urės sė Siratit, xhenetin, xhehenemin.
- kėrkimin i diturisė sė dobishme etj.
Nė fund, e lusim Allahun e Madhėrishėm tė na bėjė tė
pėrqendruar nė fenė e Tij, tė vendosur, ngase kjo ėshtė
rruga e vetme e lumturisė nė kėtė botė dhe e shpėtimit
pėr nė botėn tjetėr. Allahu e di mė sė miri!
Almedin
Ejupi
19.9.2008
|