Pyetja:
Fal namaz,
por akoma nuk e kam kuptuar Islamin si duhet. Mendoj se
i praktikoj detyrat ndaj Zotit, por Zoti i di si i
praktikoj, si p.sh.: unė i lutem Zotit pėr diēka, por
Zoti nuk ma kthen lutjen. Unė e di se Zoti e di ēka
ėshtė mė e mirė pėr njeriun, por nga ta di unė kėtė gjė.
E di se duhet tė bėsh durim, por edhe te durimi jam
munduar, po prapė sia kam arritur qėllimit. E di se
duhet tė durosh, po si tė duroj? Mė tregoni nga pėrvoja
dhe sa mund tė zgjasė durimi, sa muaj?
2. Dhe si mund ta di se disa nxitje ose udhėzime i kam
prej shejtanit?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
1. Vėlla i nderuar, njeriu ėshtė krijesa mė e pėrsosur,
prandaj edhe Allahu i Lartėsuar e ngarkoi me pėrgjegjėsi
dhe obligime. Por megjithėkėtė ai ėshtė i paaftė tė
kuptojė gjithmonė se cilat gjėra janė nė dobi tė tij dhe
cilat jo. Allahu i Lartėsuar thotė: ...Ju mund qė ta
urreni njė send, e ai ėshtė shumė i dobishėm pėr ju, dhe
mund qė ju ta doni njė send, e ai ėshtė dėm pėr ju.
Allahu di (fundin e ēdo sendi) e ju nuk dini.
(Bekare, 216)
Ndėrsa pėr njė vepėr tė dėshiruar pėr ne, qė tė mund tė
kuptohet se ėshtė e dobishme apo jo kjo mund tė arrihet
duke iu mbėshtetur Allahut tė Lartėsuar, prandaj ju
kėshillojmė qė para se tė vendosni pėr kryerjen e njė
gjėje ose edhe para se t`i luteni Allahut tė Lartėsuar
qė ta arrini atė, kėrkoni kėshillim dhe sukses nga
Allahu i Plotfuqishėm. Kjo mė sė miri arrihet me faljen
e namazit tė istihares. Ky namaz falet zakonisht kur
jemi para njė dileme dhe nuk e dimė se cili veprim ėshtė
mė i dobishėm pėr ne.
Nga pyetja juaj kuptojmė se ju keni njė kohė qė jeni
duke i bėrė lutje Allahut tė Lartėsuar pėr njė gjė, por
ajo nuk realizohet dhe kėshtu ndiheni tė mėrzitur dhe
humbni shpresėn pasi nuk arrini tė realizoni qėllimin.
Ju kėshillojmė qė sė pari tė mos lidheni shumė me
ēėshtjen, pastaj falni namaz istihare, pasi ėshtė e
mundur qė mosrealizimi i asaj gjėje ėshtė mė hair pėr
ju. Gjithashtu duhet tė kuptoni se kjo botė pėr
besimtarin ėshtė botė e sprovave, e fitneve, e
ballafaqimeve dhe e sfidave, kurse bota tjetėr ėshtė
botė e qetėsisė, e rehatisė, e lumturisė dhe e
shpėrblimit. Allahu i Lartėsuar thotė: A menduan
njerėzit tė thonė: Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė
sprovė? Ne i sprovuam ata qė ishin para tyre, ashtu qė
Allahu gjithqysh do t'i dallojė ata qė e thanė tė
vėrtetėn, do t'i dallojė dhe gėnjeshtarėt. (Ankebut,
2-3)
Besimtari i sinqertė nuk duhet tė humbė shpresėn dhe tė
ketė mendim jo tė mirė pėr Allahun pėr shkak tė
mosrealizimit tė njė dėshire apo edhe pėr shkak tė
mospranimit tė njė lutjeje. Mosrealizimi i njė lutje nė
vetvete pėrmban shumė urtėsi, tė cilat njeriu nuk ka
mundėsi t`i kuptojė ose mund t`i kuptojė pas njė kohe,
kur sheh disa gjėra tė cilat nuk kishte mundėsi t`i
shihte mė herėt. Allahu e di mė sė miri!
2. Pėr sa i pėrket disa nxitjeve qė ndieni, si mund ta
kuptoni se a janė nga shejtani apo jo, themi se shikohet
se ēfarė pėrmbajnė ato nxitje. Nėse janė veprime tė
cilat shpijnė nė kėnaqjen e Allahut tė Lartėsuar; nė
kryerjen e obligimeve dhe largimin nga haramet, atėherė
patjetėr janė veprime tė mira dhe nuk janė nga shejtani.
Nė anėn tjetėr, nėse janė veprime dhe nxitje qė
hidhėrojnė Allahun e Lartėsuar dhe tė Dėrguarin e Tij
salallahu alejhi ue selem, atėherė ato janė nga shejtani.
Allahu e di mė sė miri!
1. Vėlla i nderuar, njeriu ėshtė krijesa mė e pėrsosur,
prandaj edhe Allahu i Lartėsuar e ngarkoi me pėrgjegjėsi
dhe obligime. Por megjithėkėtė ai ėshtė i paaftė tė
kuptojė gjithmonė se cilat gjėra janė nė dobi tė tij dhe
cilat jo. Allahu i Lartėsuar thotė: ...Ju mund qė
ta urreni njė send, e ai ėshtė shumė i dobishėm pėr ju,
dhe mund qė ju ta doni njė send, e ai ėshtė dėm pėr ju.
Allahu di (fundin e ēdo sendi) e ju nuk dini.
(Bekare, 216)
Alaudin
Abazi
20.6.2008
|