Ēfarė duhet tė bėj me kėtė letėr?
21.12.2009 10:16:13

Pyetja:

Selam alejkum!
Sa ėshtė e vėrtetė kjo dhe kush ėshtė ky shejh Ahmedi dhe ēfarė duhet tė bėj me
kėtė letėr?

“Shejh Ahmeti ishte duke lexuar njė tė premte Kuranin dhe ėndėrronte qė Profeti Muhamed i doli pėrpara dhe i tha: Nė njė javė do tė vdesin 7000 njerėz dhe asnjėri
prej tyre nuk ka qenė musliman i vėrtetė, askush nuk e dėgjoi Allahun ēka
thoshte, ai tha do tė vijnė vetėm kohėrat e kėqija. p.sh.: gratė tė kėsaj kohe
nuk kujdesen pėr burrat e tyre, femrat shkojnė kudo dhe nuk mbulohen. Ato
nuk i respektojnė prindėrit dhe tė tjerėt. Tė pasurit nuk kujdesen pėr tė
varfrit, nuk japin para ose zekat. Nuk falen as nuk agjėrojnė. Dita e
Gjykimit po afrohet. Kur vetėm njė yll tė jetė nė qiell, mbyllet dera e sė
kaluarės. Shkrimi nė Kuran do tė zhduket, dielli do tė zbresė nė tokė.
Profeti tha: Ai person qė e lexon kėtė mesazh duhet t’ia lexojė tė tjerėve, ai
duhet pėr ata ose pėr ato ta pėrgatisė pėr ditėn e vendimit t’ia lėshojė
vendin nė parajsė. Dhe ata qė nuk e besojnė kėtė lajm kanė pėr t’u dėbuar nga parajsa. Njė i varfėr e mori kėtė mesazh, e kopjoi dhe tha dėrgoja njerėzve tė
tjerė dhe dėshirat e tij u plotėsuan. Shejh Ahmedi tha: Mos me qenė kjo e
vėrtetė, nuk do tė vdes si musliman. Profeti thotė: Agjėroni, faluni pesė herė
nė ditė, jepni para ose sadaka, keni respekt ndaj tė tjerėve, mos gėnjeni, mos
vidhni dhe ndihmoni tė varfrit. Krejt ata qė e kopjojnė kėtė mesazh 35 herė
e shpėrndan te tė tjerėt, do tė shpėrblehen pas tri ditėsh. Njė person e ka
besuar kėtė lajm dhe u shpėrblye shumė. Njė person qė nuk e ka besuar kėtė
lajm, djali i tij ka vdekur. Njė person tjetėr thotė: Qė sot ose nesėr ta
shpėrndaj kėtė lajm te tė tjerėt ai ka vdekur dhe ai ka mbetur pa e
dėrguar. Ju lutemi besoni se ky lajm ėshtė i vėrtetė. Mos e lini kėtė lajm
mbas dore, kopjojeni dhe dėrgojeni te vėllezėrit dhe motrat.”


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Kjo letėr nuk ėshtė e saktė dhe ajo qė kėrkohet tė veprohet me tė (pra tė shpėrndahet), nuk lejohet tė praktikohet. Letra tė kėtilla, duke mos ua ditur burimin, kohė pas kohe pėrhapen mes muslimanėve tė rėndomtė dhe fatkeqėsisht nga padija shumė prej tyre i besojnė. Ndėr arsyet tė cilat ndikojnė qė t`u besojnė atyre njerėzit ėshtė se nė kėto letra mund tė ketė thirrje pėr vepra tė mira dhe gjėra qė i atribuohen Islamit e njerėzve tė mirė e tė sinqertė. Gjithashtu arsye tjetėr pse njerėzit u besojnė kėtyre gjėrave kaq shpejt ėshtė se njeriu nė natyrėn e tij ėshtė i krijuar tė besojė dhe derisa kjo nevojė nuk plotėsohet me besim tė pastėr, atėherė do tė mbushet me besėtytni dhe besime tė kota, sikurse kėto gjėra.
   Mė herėt, kur nuk ishte i pėrhapur interneti, kėso letra pėrhapeshin duke u porositur qė tė fotokopjohet letra dhe tė shpėrndahet nėpėr shtėpi ose te njerėzit qė i njohim dhe nuk i njohim. Tani kur interneti ėshtė bėrė pėrditshmėri e shumė njerėzve, ka letra qė qarkullojnė edhe nė internet dhe kėrkohet tė bėhet shpėrndarja me postė elektronike, duke cekur “mirėsitė” qė do tė arrijė ai qė e bėn kėtė dhe nė kundėrtėn “fatkeqėsitė” me tė cilat do tė goditet ai qė e shpėrfill atė.
   Duke mos u zgjeruar mė shumė, themi se nuk lejohet t`u besojmė kėtyre gjėrave dhe kėto janė besėtytni tė kota. Muslimani ėshtė i kėrkuar tė pasojė fenė e tij tė pastėr, e cila bazohet nė argumente tė qarta dhe tė sqaruara nė Librin e Allahut tė Lartėsuar (Kuranin) dhe nė Sunetin e tė Dėrguarit tė Tij, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė. Islami nuk bazohet nė ėndrra, thashetheme, besėtytni, paragjykime dhe ide tė shpikura nga njerėzit. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
25.4.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010