A bėn ta themi kėtė dua?
21.12.2009 10:14:37

Pyetja:

Allahu ju shpėrbleftė pėr punėn qė po bėni dhe pėr pėrgjigjen e pyetjes sime, qė ma dhatė. Unė kėtė dua (lutje) e kam lexuar nė njė kalendar, ėshtė si njė lloj libri dhe nė tė ėshtė kalendari vjetor dhe pėr ēdo ditė tė atij kalendari kanė shkruar hadithe tė ndryshme tė Muhamedit alejhi selam dhe dua tė ndryshme e ndėr to lexova edhe kėtė dua. Ata kalendarė dalin ēdo vit tė rinj dhe i sheh njeriu edhe nė xhamitė tona, por nuk mė kujtohet se i cilit vit ka qenė ai kalendar, por do tė mundohem nėse e gjej sepse nuk ishte i imi dhe t’ju tregoj se nė cilin vit ėshtė shtypur ai kalendar dhe nė cilėn faqe gjendet. Sidoqoftė ju faleminderit shumė pėr pėrgjigjen tuaj, por desha tė di nėse bėn ta themi kėtė dua apo jo. Allahu ju shpėrbleftė dhe ju liroftė atėherė kur keni mė sė shumti nevojė! Amin!


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Dijetarėt tė cilėt transmetojnė mėnyrėn se si ka marrė abdest i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, pėrcjellin se lutjet tė cilat i kėndonte ai pas marrjes sė abdestit janė ato tė cilat i kemi pėrmendur nė pėrgjigjen e mėhershme. Kėto lutje janė tė mbėshtetura nė hadithe tė sakta dhe ne si muslimanė duhet t`u pėrmbahemi atyre.
   Sa u pėrket lutjeve tė tjera, nėpėr libra tė ndryshėm kemi tė pėrmendura me dhjetėra sosh, qė thuhen qoftė gjatė abdestit qoftė pas pėrfundimit tė tij, por ato nuk janė tė mbėshtetura nė hadithe tė sakta dhe tė qėndrueshme. Kėto lutje kryesisht ose janė tė shkruara nga njerėzit ose janė tė mbėshtetura nė hadithe tė dobėta dhe tė paqėndrueshme. E drejta ėshtė qė ne tė ndalemi te praktika e Muhamedit salallahu alejhi ue selem ashtu si na urdhėron Allahu i Lartėsuar: “Ēka t’ju japė Pejgamberi, atė merrni, e ēka t’ju ndalojė, pėrmbajuni dhe kini frikė Allahun.” (Hashėr, 7)
   Tė gjithė shokėt e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, tė cilėt pėrcjellin formėn e abdestit tė tij, tregojnė me detaje ēdo lėvizje qė ka bėrė gjatė abdestit, qoftė edhe mė tė voglėn. Kėta tė gjithė nuk e pėrcjellin kėtė lutje, prandaj ėshtė e drejtė qė ne t`i pėrmbahemi asaj qė pėrcillet saktė nga ai.
Lutjet tė cilat nuk janė tė mbėshtetura nė argumente tė qėndrueshme, qė kėndohen nė raste tė caktuara apo nė kohė tė caktuara (sikurse pas abdestit, pas namazit etj.), edhe nėse kanė kuptim tė mirė nuk lejohet tė pėrligjen pėr shkak se ēdo vepėr pėr tė cilėn nė Islam themi se ėshtė e preferuar apo sunet tė thuhet, nė kėtė vend apo nė kėtė rast, duhet tė ketė mbėshtetje nė argumente tė qėndrueshme. Pėrndryshe, nėse nuk veprohet me kėtė esencė, atėherė nė Islam do tė shpiken vepra dhe thėnie tė cilat nuk janė praktikuar nė kohėn e Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe me kėtė largohemi nga udhėzimi i tij. Allahu e di mė sė miri!

Alaudin Abazi
4.4.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010