Si mund ta falėnderoj Zotin, nėse mė plotėson ndonjė dėshirė apo ndonjė lutje?
21.12.2009 10:13:44

Pyetja:

Si mund ta falėnderoj Zotin, nėse mė plotėson ndonjė dėshirė apo ndonjė lutje?


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Falėnderimi i Allahut nga ana e besimtarit bėhet nė forma dhe mėnyra tė ndryshme, mirėpo duhet tė kemi parasysh njė gjė qė e harrojnė shumė. Kjo gjė ėshtė se mendimi qė Allahun duhet ta falėnderojmė vetėm atėherė kur na plotėsohet ndonjė dėshirė nuk ėshtė cilėsi e besimtarėve tė denjė, por e njerėzve qė janė tė zbehtė nė besim dhe e munafikėve. Allahu i Lartėsuar duhet tė falėnderohet nė ēdo rast, vend dhe situatė, qoftė e favorshme pėr ne apo jo. Kjo ėshtė kėshtu pėr shkak se dhuntitė dhe begatitė qė na dhuroi Allahu i Lartėsuar janė tė shumta. Allahu i Lartėsuar thotė: “Dhe Ai ju dha gjithė atė qė e kėrkuat (qė kėrkoi nevoja juaj) dhe edhe nė qoftė se pėrpiqeni t'i numėroni tė mirat e Allahut nuk do tė mund tė arrini t'i pėrkufizoni (nė numėr). Vėrtet, njeriu ėshtė i padrejtė dhe shumė pėrbuzės.” (Ibrahim, 34)
   Mė lart pėrmendėm se falėnderimi ėshtė nė disa forma, nuk ėshtė vetėm me fjalė, ashtu si mendojnė disa, por duhet tė jetė edhe me vepra. Allahu i Lartėsuar i urdhėron Beni Israilėt tė jenė falėnderues edhe nė vepra: “Veproni duke falėnderuar, o familje e Davudit, por nga robėrit e Mi, pak janė mirėnjohės.” (Sebe, 13)
   Gjithashtu, falėnderimi mė i vlefshėm dhe mė i shprehur ėshtė kur ne zbatojmė urdhrat e Allahut tė Lartėsuar dhe largohemi nga haramet e Tij. Ky ėshtė falėnderimi mė mirė qė do tė mund tė bėnte besimtari ndaj Krijuesit tė Tij, kurse tė gjitha tė tjerat janė tė lidhura me mundėsinė e besimtarit dhe me dėshirėn e tij pėr tė arritur sa mė shumė shpėrblime.
 

Alaudin Abazi
15.2.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010