A lejohet t'ua urojmė jobesimtarėve festat e tyre?
21.12.2009 10:13:03

Pyetja:

A lejohet t'ua urojmė jobesimtarėve festat e tyre?


Pėrgjigjja:

   Tė gjithė dijetarėt janė unanimė se nuk lejohet t'ua urojmė jobesimtarėve festat e tyre. Ibn Kajjimi nė librin e tij "Ehkamu Ehli Dhimme" ka thėnė: "T’ua urosh jobesimtarėve ceremonitė e kufrit tė tyre ėshtė haram dhe ky ėshtė mendimi unanim i dijetarėve (ixhma), si p.sh t’ua urosh festat e tyre, agjėrimin e tyre, duke thėnė: “Urime pėr festėn”. Edhe nėse ai i cili ua uron festat atyre shpėton nga kufri, kjo ėshtė prej mėkateve (harameve) tė mėdha dhe i ngjan urimit qė u bėn jobesimtarėve pėr pėruljen qė bėjnė para kryqit."
   Shkaku se pse ėshtė haram t’ua urojmė jobesimtarėve festat e tyre, siē e ceku Ibn Kajjimi, ėshtė se urimi i festave tė tyre nėnkupton pranimin e kufrit nė tė cilin gjenden ata dhe se njeriu qė uron ėshtė i kėnaqur me gjendjen nė tė cilėn gjenden ata, edhe pse ai nuk e dėshiron kėtė kufėr (mosbesim) pėr veten e tij. Besimtarit i ndalohet qė tė pajtohet me ceremonitė e kufrit apo t’ua urojė tė tjerėve kėtė kufėr, sepse Allahu subhanehu ue teala nuk ėshtė i kėnaqur me tė. Allahu subhanehu ue teala thotė: "Nėse ju nuk besoni, Allahu nuk ėshtė nevojtar pėr ju; megjithatė, Ai nuk ėshtė i kėnaqur me mosbesimin e robėrve tė Vet, e nėse jeni mirėnjohės ndaj Tij, Ai e pėlqen atė pėr ju." (Ez-Zumer, 7) dhe thotė: "Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe." (El Maide, 3)
   Nė qoftė se na thėrrasin tė marrim pjesė nė festimet e festave tė tyre, ne nuk i pėrgjigjemi ftesės sepse ato nuk janė festat tona; ato janė festa tė cilat nuk i pėlqen Allahu subhanehu ue teala sepse ato festa ose janė tė shpikura nė fetė e tyre, ose janė tė fesė sė tyre dhe me ardhjen e Islamit, fesė sė tė Dėrguarit tė fundit pėr gjithė njerėzimin, Muhamedit salallahu alejhi ue selem, janė anuluar. Allahu subhanehu ue teala thotė nė lidhje me fenė islame: "E kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshpėruarit." (Ali Imran 85), kėshtu qė muslimani e ka haram t’i pėrgjigjet ftesės sė tyre, pasi pėrgjigjja e ftesės ėshtė haram mė i madh sesa t’ua urojė festėn atyre, sepse nė kėtė rast po bėhet pjesėmarrės nė kėtė manifestim.
   Gjithashtu ėshtė haram qė muslimani t'i pėrngjajė qafirėve duke pėrgatitur manifestime pėr kėto festa, duke shkėmbyer dhurata me njėri-tjetrin apo duke shpėrndarė ėmbėlsira etj.. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Ai i cili i pėrngjan njė populli, ai ėshtė prej tyre.” (Ebu Davudi)
Ai qė bėn njėrėn prej kėtyre gjėrave ka bėrė haram tė madh, pa marrė parasysh se a e ka bėrė pėr sy e faqe, prej turpit apo pėr ēėshtje tė tjera.
(Mexhmu Fetava we Resail Esh-shejh Ibn Uthejmin 3/369)


Pėrktheu: Eroll Nesimi
28.12.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010