Ēfarė gjykimi ka personi i cili var veten nė litar?
21.12.2009 10:10:32

Pyetja:

Ēfarė gjykimi ka personi i cili var veten nė litar pėr shkak tė problemeve tė dynjasė? A lejohet t'i falet namazi i xhenazes kėtij personi?

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nuk ka dyshim se vrasja e vetes ėshtė nga veprat mė tė ndaluara, pa marrė parasysh se pėr ēfarė arsye e bėn njeriu kėtė. Allahu i Lartėsuar thotė: “Dhe mos mbytni veten tuaj! Vėrtet, Allahu ėshtė i Mėshirshėm pėr ju. Kush bėn kėtė duke tejkaluar kufijtė dhe duke bėrė padrejtėsi, Ne do ta hedhim atė nė njė zjarr tė fortė. Dhe kjo ėshtė lehtė pėr Allahun”. Suretu Nisa, 29.

Kurse Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) thotė: “Kush e vret veten me diēka tė hekurt, nė zjarrin e xhehenemit ai tėrė kohėn do ta therė veten me atė hekur  pėrgjithmonė. Kush pi helm dhe e vret veten, ai tėrė kohėn do tė pijė helmin nė zjarr tė xhehenemit pėrgjithmonė dhe kush e rrėzon veten dhe vitet, ai tėrė kohėn nė zjarrin e xhehenemit do ta rrėzojė veten pėrgjithmonė”. Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

Ajeti dhe hadithi i lartpėrmendur vėrtetojnė shėmtinė e kėsaj vepre dhe se sa mėkat i madh ėshtė vrasja e vetes. Kjo vepėr llogaritet edhe si shkak qė njeriu tė mbetet pėrgjithmonė nė zjarr tė xhehenemit dhe se dėnimi i vazhdueshėm i tij nė zjarr tė xhehenemit ėshtė me formėn dhe mjetin me tė cilin e ka kryer ai atė vepėr.

Prandaj muslimani i cili e ka kuptuar Islamin siē duhet nuk ka mundėsi tė bėjė njė veprim tė tillė, pa marrė parasysh vėshtirėsitė dhe problemet me tė cilat ballafaqohet. Njeriu duhet tė kuptojė se pjesė e jetės sikurse janė gėzimet, lumturitė, kėnaqėsitė... ashtu janė edhe hidhėrimet, vėshtirėsitė, problemet, fatkeqėsitė... dhe ai duhet tė mundohet t`u gjej zgjidhje atyre duke u mbėshtetur nė Allahun e Lartėsuar, pasi qė nė Dorėn e Tij ėshtė ēdo gjė, e jo tė kėrkoj zgjidhje me metoda tė cilat edhe nuk mund tė quhen zgjidhje, sikurse vrasja e vetes.

Kurse sa i pėrket dispozitės sė kėtij personi a ėshtė besimtar apo llogaritet nga jobesimtarėt, pastaj a lejohet tė bėjmė lutje pėr tė ose t`ia falim namazin e xhenazes, themi se kjo vepėr pa dyshim ėshtė shumė e shėmtuar dhe, ashtu siē vėrejtėm mė lartė, ekzistojnė citate qė ndalojnė atė duke iu kėrcėnuar kryesit tė saj edhe me pėrhershmėri nė zjarr tė xhehenemit. Por, megjithėkėtė, kjo vepėr nuk ėshtė  kufėr dhe shirk, prandaj ai person i nėnshtrohet dėshirės sė Allahut, nėse do Ai e falė, nėse do nuk e falė. Nė Kuran Allahu i Lartėsuar thotė: “Ėshtė e vėrtetė se Allahu nuk falė (mėkatin) t'i bėhet Atij shok (shirkun), pos kėtij (mėkati), tė tjerat i falė atij qė dėshiron”. (Nisa, 116)

Kurse sa i pėrket citatit qė pėrmendet nė hadithin e lartshėnuar: “...nė zjarrin e xhehenemit ai tėrė kohėn do ta therė veten me atė hekur  pėrgjithmonė ( do tė thotė  pėrjetsisht)”, nuk nėnkupton detyrimisht se ai do tė jetė nė zjarr tė xhehenemit pėrgjithmonė dhe nuk do tė dalė nga ai kurrė mė. Te Ehli Suneti sqarohet se ky hadith nuk duhet tė kuptohet nė formė tė pėrgjithėsuar, por ėshtė e mundur qė edhe vrasėsi i vetes tė bėhet nga banorėt e xhenetit, posaēėrisht nėse ka vepra tė shumta tė mira. Prandaj dijetarėt kur komentojnė domethėnien e kėsaj pjese tė hadithit, thonė se ajo mund tė ketė disa kuptime, prej tyre:

1. Mund tė jetė pėr qėllim pėr atė person qė e mbyt veten duke pretenduar se kjo vepėr ėshtė e lejuar, pasi qė me kėtė ai ka lejuar (bėrė hallall) njė gjė qė nė Islam ėshtė e ndaluar (haram) dhe kjo ėshtė kufėr.

2. Fjala “pėrgjithmonė” e pėrdorur nė kėtė hadith ėshtė pėr qėllim kėrcėnimi dhe vėrtetimi se sa mėkat i madh ėshtė kjo vepėr.

3. Kjo dispozitė (pėrhershmėria nė zjarr) e cila pėrmendet nė hadith ėshtė dėnimi i kėtij personi, por Allahu i Lartėsuar me dėshirėn e Tij do t`i nxjerrė nga ajo besimtarėt qė kanė dėshmuar me teuhid.

4. Kjo vlen vetėm pėr ata jobesimtarė qė e vrasin veten.

Pėr tė vėrtetuar se mbytėsi i vetes nuk ėshtė jobesimtar dhe nuk do tė jetė pėrjetėsisht nė zjarr tė xhehenemit vėrteton edhe hadithi tė cilin e shėnon Muslimi dhe Maliku ku tregohet se njėri nga sahabėt qė quhej Tufejl Ibėn Amėr migroi (bėri hixhret) nė Medine pėr t`iu bashkėngjitur Muahamedit (salallahu alejhi ue selem) dhe sė bashku me Tufejlin bėri hixhret edhe njė i afėrm nga fisi i tij. Kur arritėn nė Medine, pas njė kohe tė afėrmit tė Tufejlit nuk iu pėrshtat jetesa nė Medinė e u sėmur. Ai nga dhimbjet qė i pėrjetonte mori shtizėn e tij (lloj shtizė qė ka majė tė gjatė si thikė) dhe i preu gishtat, gjaku i rrodhi furishėm derisa vdiq. Pas vdekjes Tufejli e pa atė nė ėndėrr nė formė tė mirė, vetėm se i kishte duar tė mbuluara. Ai e pyeti (nė ėndėrr): “Ēfarė bėri me ty Zoti? Ai u pėrgjigj: “Allahu mė fali mua pėr shkak tė hixhretit qė kam bėrė te Resulullahu (salallahu alejhi ue selem).” Tufejli prapė e pyet: “Ēfarė ke qė po t'i shoh duart e mbuluara?" Ai tha: “Mė ėshtė thėnė: 'Nuk do ta rregullojmė ty atė qė e ke prishur vetė'”. Tufejli kėtė ėndėrr ia tregoi Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) dhe ai bėri lutje tek Allahu i Lartėsuar: “O Zoti im, fale edhe pėr duart e tij!”.

Ky hadith tregon se si Allahu i Lartėsuar ia tregoi Tufejlit nėpėrmjet ėndrrės, tė cilin ia vėrtetoi Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), se si ia fali kėtij muslimani kėtė mėkat, pėr shkak tė hixhretit qė kishte bėrė pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar. Pa dyshim hixhreti te Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ishte njė nga veprat mė me vlerė pėr muslimanin.

Prandaj vrasėsi i vetes, lejohet t`i falet namazi dhe tė bėjmė lutje pėr tė, pasi qė kjo vepėr nuk ėshtė kufėr, por ėshtė nga mėkatet e mėdha. Por, njerėzit qė janė autoritativė dhe tė respektuar te tė tjerėt si: udhėheqėsi, dijetari, hoxha i madh (i njohur) dhe tė ngjashmėt, kėrkohet nga ata tė mos marrin pjesė nė faljen e xhenazes, pėr t`u dėshmuar njerėzve se kjo vepėr ėshtė e ndaluar dhe tė mos kujtojnė muslimanėt e rėndomtė se ai ėshtė i kėnaqur me kėtė veprim qė ka bėrė vrasėsi i vetes[1]. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

31.03.2007


[1] “Elihtijarat Fikhije”, Bali, f. 52; “Mexhmu Fetava" Ibėn Baz”, vėll. XIII, f. 122.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010