Si do tė jetė gjendja e tė vdekurve nė Ditėn e Kiametit?
21.12.2009 10:05:28

Pyetja:

Si do tė jetė gjendja e tė vdekurve nė Ditėn e Kiametit gjatė shkatėrrimit tė kėsaj bote? A do tė jenė pjesėmarrės ose a do tė ketė ndonjė ndikim dita e shkatėrrimit tek ata, po mendoj shkatėrrimi total i kėsaj bote. Selamu alejkum!


Pėrgjigjja:

    Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Me vdekjen e njeriut ndėrpritet ēdo lidhje e tij me jetėn e kėsaj bote, pėrveē gjėrave tė cilat i pėrjashton Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Kur njeriu vdes, i ndėrpriten veprat, pėrveē tri sosh: sadakaja rrjedhėse, dituria nga e cila kanė dobi tė tjerėt dhe fėmija i mirė qė lutet pėr tė.” Shėnon Muslimi.
   Prandaj njeriu me vdekjen e tij kalon nė njė fazė qė quhet jeta e berzahut, e cila ėshtė e veēantė dhe kjo ėshtė faza nė tė cilėn pret ringjalljen. Duke pasur parasysh kėtė, tė vdekurit nuk do tė jenė pjesėmarrės nė atė qė do tė ndodhė me kėtė botė, gjegjėsisht gjatė shkatėrrimit tė kėsaj bote.
   Momenti tė cilin do tė fillojnė ta ndiejnė tė vdekurit ėshtė kur i fryhet Surit, qė ata tė ringjallen. Allahu i Lartėsuar thotė: “Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre. E thonė: “Tė mjerėt ne! Po kush na ngriti prej ku ishim tė shtrirė nė varre?” E, kjo ėshtė ajo qė premtoi Zoti dhe vėrtetuan tė Dėrguarit.” (Jasin, 51-52)
Allahu e di mė sė miri!


Alaudin Abazi
16.5.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010