Na dėrgoni ndonjė informacin nėse ėshtė apo jo e vėrtetė?
21.12.2009 10:03:32

Pyetja:

Eselamu alejkum vellėzer! Kemi marrė njė vidiokasetė, e cila ka titullin “Djaloshi qė u dėnua nė varr”, e kemi parė, por nuk kemi siguri nė vertetėsinė e saj. Sipas tė dhėnave qė kishte, ėshtė realizuar nga kjo adreė: ``Kurandhesunnet``. Nėse do tė ishte e mundur tė na dėrgonit ndonjė informacin nėse ėshtė apo jo e vėrtetė, do ta prisnim me shumė kėnaqėsi. Allahu jua shpėrbleftė me tė mirat e xhenetit Firdeus! Amin!

Nga disa vėllezėr nė Shqipėri.

Pėrgjigja:

Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ėshtė e vėrtetė se para disa javėve ėshtė pėrhapur njė video-cd rreth njė tė riu i cili dukej se kishte vdekur dhe e kishin varrosur, pastaj pas tri orėve e kishin nxerrur nga varri pėr t`ia bėrė abduksionin dhe kur e kishin nxjerrur, siē thuhet nė atė video, forma e kėtij djali kishte ndryshuar shumė, ku pėrveē fytyrės qė ishte mjaftė e shėmtuar, gjithashtu edhe flokėt i kishte krejtėsisht tė zbardhura, gjė qė ishte shumė tronditėse ku pėr tri orė kishin ndodhur kėto ndryshime kaq tė shpejta.

Nė kėtė material thuhet se ky djalosh ishte mėkatar, nuk falte namazin, dėgjonte muzikė, etj.

Meqenėse ne nuk e kemi shikuar materialin tė tėrin, por pėrafėrsisht kjo ėshtė pėrmbajtja e tij.

Kjo video ėshtė pėrhapur te shumė prej muslimanėve dhe janė bėrė disa pyetje te ne nė redaksi rreth vėrtetėsisė sė ngjarjes, pastaj janė pyetur edhe disa nga dijetarėt bashkėkohorė nė botėn arabe. Pėrgjigja rreth kėsaj do tė ishte nė dy pikpamje, me qėllim qė lexuesit tė marrin njė sqarim tė pėrgjithshėm rreth trajtimit tė kėtyre ngjarjeve qė herė pas herė i dėgjojmė nga njerėzit.

Pikėpamja e parė.

Atė qė duhet tė ketė tė qartė muslimani dhe kėrkuesi i sė vėrtetės ėshtė se dėnimi i varrit ekziston dhe ajo ėshtė e argumentuar me Kuran dhe Sunet dhe pėr kėtė ka pajtim tek Ehli Suneti. Pėr kėtė ka ajete dhe hadithe tė shumta, por ne nuk do tė zgjerohemi nė pėrmendjen e tyre, por po mjaftohemi me kėtė ajet:

  “…Ndėrsa ithtarėt e faraonit i pėrfshiu dėnimi mė i keq. Ata i nėnshtrohen zjarrit mėngjes e mbrėmje (nė varr). Ditėn e Kiametit (u thuhet engjėjve): ‘Ithtarėt e faraonit futini nė dėnimin mė tė rėndė!’" (Gafir,45-46)

Gjithashtu, kėtu duhet tė dimė se dėnimi nė varr ėshtė fshehtėsi (gajb) qė njeriu nuk mund tė pėrceptojė krejtsisht se si ndodh ajo, pasi mendja e tij ėshtė e kufizuar.

Kjo ėshtė ajo esenca qė duhet tė ketė parsysh ēdo musliman. Ne nuk kemi nevojė pėr ndonjė argument tjetėr qė tė bindemi nė kėtė, por mjaftohemi me kėto dy baza (Kurani dhe Suneti).

Pikėpamja e dytė.

Nė disa libra tė cilat flasin rreth dėnimit nė varr dhe se ēfarė pėrjeton i vdekuri, pėrveē ajeteve dhe haditheve qė pėrmendin pėr kėtė, gjithashtu disa nga ata tregojnė edhe ngjarje qė atyre u kanė ndodhur, pra qė personalisht i kanė parė, apo kanė dėgjuar se kanė ndodhur nga njerėzit qė i konsiderojnė tė pėrpiktė rreth njerėzve qė kanė vdekur dhe janė dėnuar nė varr.

Nga ata qė tregojnė si kėto ngjarje ėshtė Ibėn Kajimi nė librin “Rruh”, pastaj Kurtubiu nė librin “Tedhkire”, pastaj Ibėn Abdulberri gjatė komentimin tė hadihtve tė dėnimit nė varr nga koleksioni i Imam Malikut “Muueta”, pastaj ibėn Haxheri nė komentimin e Buhariut dhe tė tjerė.

Por ajo qė duhet tė kuptohet se asnjėri nga ata nuk i pėrmend ato ngjarje pėr vėrtetimin e ekzistimit tė dėnimit nė varr, pėr shkak se kėto ngjarje nuk janė bazė pėr tė vėrtetuar diēka, por qė muslimani tė marrė mėsim dhe tė parapėrgatitet pėr tė mos u bėrė nga ata qė do tė dėnohen. Ėshtė e mundur qė Allahu i Lartėsuar t`ia mundėsojė dikujt qė tė shoh diēka nga dėnimi i varrit.

Prandaj ne themi se ngjarjet e tilla nėse dėgjojmė apo dėshirojmė qė t`i pėrdorim duhet tė dimė mirė se si i trajtojmė ato dhe kujt po ia dedikojmė, duke e patur parasysh se njeriu nuk lejohet tė gėnjejė, edhe nėse ka pėr qėllim davetin (thirrjen) e njerėzve pėr shkak se te muslimani qėllimi nuk e arsyeton mjetin; qė do tė thotė se nuk mjafton muslimani tė ketė qėllimin e pastėr, por edhe rruga pėr tė arritur te ky qėllim duhet tė jetė nė pėrputhje me Islamin.

Pastaj, ėshtė me rėndėsi qė njerėzve (muslimanėve) t’u japim baza tė qarta nė kėtė ēėshtje duke pėrdorur ajetet dhe hadithet qė flasin pėr kėtė. Pastaj nėse pėrmendet njė ngjarje qė e pėrmend dikush nga selefėt apo mė vonė, lejohet, por jo qė kėtė ngjarje ta bėjmė esencė dhe tė lidhet ekzistimi apo mosekzistimi i dėnimit nė varr me kėtė ngjarje.

Njė nga ēėshtjet me rėndėsi kėtu ėshtė edhe ajo se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka ndaluar tė flasim nė formė specifike rreth kėtyre shenjave te i vdekuri, posaēėrisht ai i cili i pastron xhenazet, nėse sheh ndonjė gjė qė mund tė kuptohet se ėshtė shenjė e keqe e dėnimit apo mėkateve qė i ka bėrė ai person nė kėtė botė, do tė thotė se nuk lejohet nė kėto ngjarje tė specifikohet personi (qoftė me emėr apo diēka tjetėr), pasi kjo nuk ėshtė nė tė mirėn e familjes dhe ėshtė keq pėr ta. Por, kjo duhet tė bėhet nė formė tė pėrgjithėsuar dhe qė mos tė kuptohet saktėsish pėr cilin person ėshtė fjala. Kjo ėshtė metodologjia e selefeve nė raste tė tilla.

Kurse, sa i pėrket videos nė fjalė themi se ngjarja qė pėrmendet nė tė nėse ėshtė e vėrtetė, atėherė kjo ėshtė vetėm njė nga ngjarjet e shumta qė e trgojnė vėrtetėsinė e asaj qė ka ardhur nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) qė janė tė shumta dhe qė arrijnė shkallėn e muteuatirit. Nėse ėshtė gėnjeshtėr, themi se ne besojmė pa asnjė dyshimi nė atė qė ka ardhur nė kėto hadithe dhe mjaftohemi me to. Muslimani nuk ka nevojė tė mbėshtetet nė ngjarje tė tilla, pėrderisa ka argumente tė shumta dhe tė shėndosha nė kėtė. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

06.04.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010