Ēfarė ėshtė Dexhalli dhe ēfarė mundet tė bėjė?
21.12.2009 10:02:59

Pyetja:

Kam dėshirė tė di se ēfarė ėshtė Dexhalli dhe ēfarė mundet tė bėjė? 

Pėrgjigja:

Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) nė shumė hadithe na paralajmėron pėr disa ngjarje qė do tė ndodhin para fundit tė kėsaj bote. Nga kėto pralajmėrime ėshtė edhe dalja apo paraqitja e Dexhallit.

Emri Dexhall rjedh prej foljes sė gjuhės arabe  dexhele qė do tė thotė, ai qė gėnjen dhe mbulon tė vėrtetėn. Dexhalli ėshtė quajtur me kėtė emėr, pėr shkak se ai do tė jetė gėnjeshtari dhe mashtruesi mė i madh qė e ka njohur njerėzimi ndonjėherė, pasi ai do tė arrijė deri nė shkallėn sa do tė pretendojė se ėshtė vet zoti dhe shumė prej njerėzve do ta besojnė dhe pasojnė atė.

Paralajmrimi pėr ardhjen e Dexhallit ėshtė e njohur dhe pranuar edhe te tė krishterėt qė e quajnė Antikrishti. Gjithashtu, edhe te hebrenjėt pranohet se ai do tė vijė dhe ata e presin atė si mbret qė do tė sundoj dhe kur tė vij ai ata do ta sundojnė botėn. Prandaj edhe ata tė cilėt mė sė shumti do ta pasojnė atė janė hebrenjtė.

Pėrsa i pėrket prejardhjes sė tij vėrtetohet se ai ėshtė nga njeriu, pra ėshtė person qė rrjedh nga hebrenjtė, i verbėr nė njėrin sy dhe do tė bėjė trazira tė shumta nė tokė.

Transmeton Buhariu nga Abdullah Ibėn Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) se ka thėnė: “U ngrit Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), me njė rast para njerėzve, e falenderoi Allahun ashtu siē i takon, pastaj pėrmendi Dexhallin e tha: “Unė njėmend, ju kėshilloj pėr tė dhe nuk ka Profet qė ėshtė dėrguar e qė nuk kėshilloi popullin e tij pėr tė, por unė do t`ju tregoj diēka pėr tė qė tė dėrguarit e tjerė nuk ua kanė thėnė popujve tė tyre: Ai (dexhalli) ėshtė i verbėr nė njėrin sy, kurse Zoti nuk ėshtė I verbėr.”

Nė njė hadith tjetėr qė e transmeton Ebu Umame thotė Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O Njerėz! Njėmend, nuk ka ndodhur ndonjėherė trazirė (fitne) mė e madhe mbi sipėrfaqen e tokės, prej se i krijoi Allahu pasardhėsit e Ademit (njerėzit) sesa Dexhalli…”

Allahu i Lartėsuar do t`ia mundėsojė Dexhallit si sprovim ndaj njerėzve disa gjėra qė janė jasht natyrės sė mundėsive tė njeriut, si zbritjen e shiut, shpejtėsi tė lėvizjes nė tokė, ringjalljen e njerėzve, materiet e ngurta do t’i pėrgjigjen urdhėrit tė tij, etj.

Kėto  qė u pėrmendėn janė disa nga gjėrat qė Allahu do t`ia mundėsojė atij t’i bėjė, pėr secilin kemi argumente nga hadithet e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) por nga frika e zgjerimit nuk u pėrmendėn, prandaj edhe shumė nga njėrėzit do tė mashtrohen dhe do ta besojnė atė.

Kėto ishin disa gjėra qė kanė tė bėjnė me Dexhallin dhe ne nuk do tė zgjerohemi mė shumė, por nėse dėshiron mė tepėr ju kėshillojmė tė ktheheni te libri “Shenjat e Kiametit”. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

16.02.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010