Pse ēdo herė kur lexoj Kuran mė mbushen sytė me lot?
21.12.2009 10:00:40

Pyetja:

Eselamu alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu!
Kam njė pyetje. Pse ēdo herė kur lexoj Kuran mė mbushen sytė me lot? Ē’do tė thotė kjo? Allahu ju shpėrbleftė!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut. Krijuesit tė botėve. Vetėm Atij i falemi dhe vetėm Atij i kėrkojmė ndihmė. Salatet dhe selamet qofshin mbi tė Dėrguarin tonė, Muhamedin alejhi selam, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata tė cilėt e ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nga edukata e leximit tė Kuranit ėshtė tė qarėt kur lexohet Kurani Fisnik. Thotė Allahu i Lartėsuar: “Dhe duke qarė hidhen me fytyra (kur dėgjojnė Kuranin) dhe ai ua shton edhe mė pėruljen (ndaj Allahut).” (El-Isra, 109)
Dhe se Pejgamberi alejhi selam kur e urdhėroi Ibn Mesudin t’i lexonte Kuran, sytė e tij (Pejgamberit alejhi selam) u mbushėn me lot. Pra, tė qarėt kur lexohet Kurani pa dyshim aludon pėr frikėrespekt dhe pėrulje ndaj Allahut tė Madhėrishėm, nėse tė qarėt ėshtė me sinqeritet! Tė qarėt ėshtė nė disa mėnyra:
•
tė qarėt nga mėshira dhe butėsia;
•
tė qarėt nga frika dhe trishtimi;
•
tė qarėt nga dashuria dhe mallėngjimi;
•
tė qarėt nga gėzimi dhe kėnaqėsia;
•
tė qarėt nga brenga dhe pikėllimi.
•
tė qarėt me ngashėrim…

Ėshtė e kėrkuar tė qarėt kur lexohet Kurani, mirėpo qarje e pėruljes dhe e frikėrespektit ndaj Allahut e jo qarje e hipokrizisė dhe e huazuar. Derisa njeriu nuk mund tė qajė, atėherė bile tė bėjė kinse po qan. Nė njė hadith thuhet: “Nėse nuk qani, atėherė bėhuni se po qani.” Mirėpo kėtė hadith e ka dobėsuar shejh Albani, ndėrsa shejh Ibn Bazi nė disa fetva tė tij thotė se nuk njihet vėrtetėsia e kėtij hadithi.

Pra, e kuptuam ajetin dhe hadithin nė lidhje me tė qarėt gjatė leximit tė Kuranit.
Duhet tė jetė qarje e sinqertė, qė del nga brendėsia e gjoksit. Kėshtu vepronte Pejgamberi alejhi selam kur i lexonte Ibn Mesudi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė.

Ėshtė vėrtetuar se edhe sahabėt kanė qarė kur kanė lexuar Kuran, tregimi i Ebu Bekrit ėshtė mė se i njohur kur gjatė sėmundjes sė Pejgamberit alejhi selam nė momentet e fundit tė jetės sė tij. Thotė Aishja pėr babain e saj, Ebu Bekrin: “Ai ėshtė njeri i butė, nėse lexon (fal namaz) qanė menjėherė.” Nė transmetimin tjetėr qėndron: “Ebu Bekri ėshtė i butė, nėse del nė vendin tėnd nuk mund tė falet, se e kaplon vaji.”
Gjithashtu Omerit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i ėshtė dėgjuar zėri i tė qarit pas safave kur lexoi fjalėn e Allahut nė kaptinėn Jusuf: “Ai (Jakubi) tha: “Unė hidhėrimin tim dhe pikėllimin tim ia parashtroj Allahut, e unė di pėr Allahun atė qė ju nuk e dini.” (Jusuf, 86)

Nuk ka ndonjė domethėnie tė veēantė qė sa herė njeriu lexon Kuran t’i mbushen sytė me lot, mirėpo themi nėse loti ėshtė i sinqertė, i lumi ai pėr kėtė vepėr. Nuk do tė thotė qė sa herė tė lexosh Kuran tė qash, mirėpo vetė disa ajete janė tė tilla, p.sh.ajetet qė flasin pėr xhehenemin, pėr dėnimin, pėr ndėshkimin vėrtet tė bėjnė tė qash emocionalisht. A thua vallė nuk tė bėn ky ajet tė qash: “E jehuditė thanė: “Uzejri ėshtė djali i Allahut”, e tė krishterėt thanė: “Mesihu ėshtė djalė i Allahut”. Ato ishin thėnie tė tyre me gojėt e tyre (fraza tė thata), qė imitojnė thėniet e jobesimtarėve tė mėhershėm. Allahu i vraftė, si largohen (nga e vėrteta)! Ata i konsideruan “ahbarėt” (priftėrinj jehudi) tė tyre, “ruhbanėt” (murgjit e krishterė) tė tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, pėr zota pos Allahut, ndėrsa ata nuk janė urdhėruar pėr tjetėr (nga Pejgamberėt) pos pėr adhurimin ndaj Allahut njė, e qė nuk ka tė adhuruar tjetėr pos Tij. I lartė ėshtė Ai nga ēka i shoqėrojnė.”
(Et-Tevbe, 30-31)

O Allah, na mundėso tė lexojmė Kuranin ditė e natė, ta kuptojmė atė, tė punojmė me tė dhe t’ua mėsojmė tė tjerėve! Allahu ynė, na bėj prej atyre qė kur lexojnė ose u lexohet Kuran, qajnė me sinqeritet!
O Allah, bėje Kuranin pranverė pėr zemrat tona, shėrim pėr gjokset tona, dritė dhe udhėzim nė jetėn tonė! Amin!

 

Eroll Rexhepi
19.9.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010