A duhet tė besohet te UFO-t apo jashtėtokėsorėt?
21.12.2009 09:59:07

Pyetja:

A duhet tė besohet te UFO-t apo jashtėtokėsorėt?


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nė lidhje me UFO-t (krijesa jashtėtokėsore) dhe qėndrimin e muslimanit rreth tyre, a t’i besojė apo jo, themi se nė Kuran nuk ka diēka tė specifikuar se ka jetesė (sikurse ka nė Tokė) edhe nė ndonjė planet tjetėr. Nga ajo qė dihet dhe qė pėrmendet nė burimet islame kuptojmė se krijesat tė Allahut janė tė shumta dhe njeriu nuk i njeh tė gjitha. “Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarėt, pėr t’ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon ēka ju nuk dini” (Nahl, 8). Krijesat pėr tė cilat flet Allahu i Lartėsuar nė Kuran janė tre llojesh: njerėzit, xhinėt dhe melaiket. Dy llojet e para (njerėzit dhe xhinėt) banojnė nė Tokė, ndėrsa melaiket banojnė nė qiell dhe janė nė shėrbim tė Allahut gjithmonė. Pėr kėto lloj krijesash na ka folur Allahu i Lartėsuar nė Kuran dhe i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, nė hadithe dhe na janė sqaruar specifikat dhe veēoritė e secilit lloj.

Duke pasur parasysh kėtė qė thamė, mund tė konstatojmė se nė Kuran nuk vėrtetohet qartė se ekziston jetė nė ndonjė planet tjetėr sikurse nė Tokė, por gjithashtu njė gjė e tillė edhe nuk mohohet. Disa nga njerėzit tė cilėt i janė qasur kėsaj ēėshtjeje kanė tentuar tė vėrtetojnė ekzistimin e jetės edhe nė planetė tė tjerė nė gjithėsi me ajetin: “Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve dhe i tokės dhe shpėrndarja e gjallesave nė tė dyjat dhe Ai me fuqinė e Tij mund t’i bashkojė kurdo qė tė dėshirojė.” (Shura, 29)

Sido qė tė jetė, e qėlluar pėr muslimanin ėshtė qė tė mos vėrtetojė njė gjė tė tillė pasi nuk kemi ndonjė argument tė fortė dhe tė qartė qė tė mbėshtetemi nė tė, por gjithashtu e qėlluar ėshtė qė edhe tė mos e mohojė ekzistimin e jetės nė planetėt e tjerė. Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
12.9.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010