A ekziston nė tė vėrtetė mėsyshi dhe si tė mbrohemi nga ai?
21.12.2009 09:55:34

Pyetja:

Selam alejkum! Desha t’ju bėj njė pyetje pėr mėsyshin, se a ekziston nė tė vėrtetė dhe si tė mbrohemi nga ai. Faleminderit. Allahu ju shpėrbleftė!


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Nė kėtė pėrgjigje do tė mundohemi tė jemi mė pėrmbledhės se zakonisht dhe do tė flasim nė tri pika, pasi kemi njė numėr pyetjesh, tė cilave nuk u jemi pėrgjigjur ende.

1. Marrja mėsysh ėshtė e vėrtetuar

   Nė Islam, marrja mėsysh ėshtė e vėrtetuar dhe pėr kėtė kemi disa citate, ndėr to:

   Allahu i Lartėsuar thotė: “Po ai (Jakubi) tha: “O bijtė e mi, mos hyni (nė Egjipt) pėr njė derė, po hyni nėpėr dyer tė ndryshme. Unė nuk mund tė largoj prej jush asnjė send nga caktimi i Allahut, vendimi nuk ėshtė i tjetėrkujt vetėm i Allahut, vetėm Atij iu kam mbėshtetur dhe vetėm Atij le t’i mbėshteten ata qė besuan. Dhe ata hynė ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjė qė do t’u ndihmonte asgjė nga caktimi i Allahut, pėrveē njė dėshire tė Jakubit qė e kishte nė vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshėm pėr tė, ngase Ne e kemi mėsuar pėr atė, por shumica e njerėzve nuk e dinė.” (Jusuf, 67-68)
   Nė komentimin e kėtyre dy ajeteve, Ibėn Kethiri tregon se Jakubi kėrkoi nga bijtė e tij qė tė mos hyjnė tė gjithė vėllezėrit sė bashku nga derė e qytetit, pasi kishte frikė mos i kapte mėsyshi nga njerėzit.

   Muslimi shėnon nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka thėnė: "Marrja mėsysh ėshtė e vėrtetė (realitet). Po tė kishte diēka qė do ta kalonte kaderin (caktimin), atėherė do tė ishte marrja mėsysh."

   Buhariu pėrcjell njė hadith nė librin e tij "Tarih" (pra jo nė koleksionin e saktė tė tij) nga Xhabiri, se Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka thėnė: "Vdekshmėria mė e madhe nė umetin tim, pas caktimit tė Allahut, ėshtė nga ndikimi i marrjes mėsysh." Kėtė hadith gjithashtu e shėnon Bezari dhe Albani e cilėson hasen.

   "Kėrkoni tek Allahu mbrojtje nga marrja mėsysh, sepse marrja mėsysh ėshtė realitet qė ekziston." Shėnon Ibėn Maxhe dhe Hakimi i cili e cilėson tė saktė, gjithashtu Dhehebiu dhe Albani e cilėsojnė tė saktė.


2. Forma e shėrimit

   Mė lart kemi pėrmendur vetėm disa nga citatet tė cilat e vėrtetojnė marrjen mėsysh, ndėrsa pėr mbrojtjen dhe mėnyrėn e shėrimit nga mėsyshi Ebu Umame ibn Sehl ibn Hunejfi rrėfen: “Nė njė rast babai im, Sehl ibn Hunejfi, lahej nė Harare (njė luginė e Medinės). Ai kishte hequr rrobėn e sipėrme, derisa Amėr Ibėn Rabia e shikonte. Sehli e kishte lėkurėn shumė tė bardhė dhe tė mirė. Amri u magjeps dhe tha: “Deri tani nuk kam parė kėso lėkure (tė mirė), as te virgjėresha e fshehur.” Sehli u sėmur nė vend dhe filloi t`i shtohet dhimbja. I treguan Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe i thanė se nuk po arrin ta ngrejė kokėn. Ai i pyeti: “A dyshoni te dikush?” Ata i thanė: “Amėr Ibėn Rabia”. Muhamedi salallahu alejhi ue selem e thirri dhe i tha me hidhėrim: “Pėr ēfarė arsyeje ndokush e mbyt vėllanė e tij? Pse nuk e bekove kur e pe? Lahu pėr tė.” Amiri lau fytyrėn, duart, bėrrylat, gjunjėt, fundin e kėmbėve dhe lagu rrobat e tij me atė ujė, pastaj ia hodhi ujin Sehlit nga mbrapa. Pas kėsaj Sehli u shėrua menjėherė.” Shėnon Ahmedi, Maliku Nesaiu dhe Ibėn Maxhe me zinxhir tė saktė.
   Ky hadith, siē vėrteton rėnien mėsysh, vėrteton edhe mėnyrėn e shėrimit nga ajo. Kėshtu qė nėse njė person merret mėsysh dhe dihet personi i cili e ka marrė mėsysh, atėherė ky lan pjesė tė trupit tė tij dhe me atė ujė laget i sėmuri nga rėnia mėsysh.
   Mėnyrė tjetėr e shėrimit ėshtė edhe tė vihet dora nė kokėn e atij qė e kanė marrė mėsysh dhe tė lexohet duaja: "Bismil-lahi erkike, min kul-li dain ju'dhike, min kul-li nefsin ev ajnin hasidin Allahu jeshfike, bismil-lahi erkike."
Nė emėr tė Allahut tė bėj rukje prej ēdo sėmundjeje qė tė mundon, prej ēdo tė keqeje tė ndokujt apo mėsyshit, Allahu tė shėron. Nė emėr tė Allahut tė bėj rukje!" Shėnon Muslimi.
Ose tė lexohet duaja:
"Allahume! Raben-nasi, idh~hebil-be's ishfi, Entesh-Shafi la shifae il-la shifaeke shifaen la jugadiru sekamen."
O Allahu im, o Zoti i njerėzve, largo dėshpėrimin! Shėro, se Ti je Shėrues! Nuk ka shėrim pos shėrimit Tėnd, shėrim i cili nuk sjell sėmundje." Shėnon Muslimi.
Ose lexohen suret Ihlas, Felek dhe Nas.


3. Parandalimi i marrjes mėsysh

   Ndėrsa sa i pėrket ndalimit tė marrjes mėsysh, qė tė mos ndodhė, kjo gjė ėshtė e mundur dhe forma mė e qėlluar ėshtė qė kur tė shohim diēka tė bukur dhe magjepsemi, atėherė duhet ta kujtojmė atė duke bėrė lutje qė vėrteton madhėrinė e Allahut tė Lartėsuar, ose edhe duke thėnė “Mashallah”.
   Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, thotė: “Nėse ndonjėri nga ju sheh nė veten e tij ose nė pasurinė qė posedon ose tė vėllait tė tij diēka qė i pėlqen, le tė bėjė lutje pėr begati, pasi marrja mėsysh ėshtė hak.” (Shėnon Ahmedi)
   Kjo ishte ajo qė arritėm tė pėrmbledhim nė kėtė pėrgjigje rreth marrjes mėsysh. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
16.5.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010