Gjendja e shkronjės ر dhe dispozitat e saj
19.12.2009 11:54:39

Shkronja ر ose ėshtė me vokale, ose ėshtė me sukun. Nėse kjo shkronjė ėshtė e vokalizuar, ose ėshtė me vokalen damme-ُ , ose me fet’ha , ose me kesre.

 Gjendja e kėsaj shkronje nė kėto raste:

E para: Leximi i rėndė i saj

-Nėse shkronja ر  ėshtė me fet’ha, atėherė lexohet rėndė. P.sh. رَؤُوفٌ رَحِيمٌ

-Nėse ėshtė me damme, atėherė lexohet rėndė. P.sh.تَشْكُرُ ,يَتَذَكَّرُ

-Nėse shkronja ر ėshtė me sukun nė esencė, atėherė shikohet te shkronja qė ėshtė para saj. Nėse shkronja para saj ėshtė me fet’ha apo damme, atėherė shkronja ر, e cila ėshtė me sukun, lexohet e rėndė. P.sh. kur shkronja ر ėshtė me sukun, ndėrsa para saj ėshtė shkronja me fet’ha مَرْيَمَ , nėse shkronja ر ėshtė me sukun, ndėrsa para saj ėshtė shkronja me damme. P.sh..  الْفُرْقَان, po ashtu nėse vjen pas kesres sė rastit, kesre e cila nuk ėshtė esenciale, atėherė shkronja ر lexohet rėndė. P.sh . إِنِ ارْتَبْتُمْ ,لِمَنِ ارْتَضَي

-Nėse shkronja ر ėshtė me sukun dhe vjen pas shkronjės me kesre, por pas  shkronjės ر vjen shkronja e rėndė me fet’ha. Psh. إِنَّ رَبَّكَ لَبِالْمِرْصَادِ[1],قِرْطَاسٍ. Ndėrsa nėse shkronja ر ėshtė me sukun dhe vjen pas shkronjės me kesre, por pas ر me sukun vjen shkronja e rėndė me kesre, nė kėtė rast kemi dy forma tė leximit tė ر. Mund tė lexohet rėndė, por mund tė lexohet edhe lehtė. Leximi i lehtė ka mė shumė pėrparėsi. P.sh .كُلُّ فِرْقٍ

 

E dyta: Leximi i lehtė i saj

-Nėse ėshtė me vokalen kesre, e cila ėshtė nė esencėn e fjalės apo ėshtė me kesre tė rastit. P.sh. me kesren e cila ėshtė nė esencėn e fjalės. رِزْقا , قَرِيباً.Shembull me kesren e rastit. وَبَشِّرِ الَّذِين آمَنُوا[2]ْ.

-Nėse shkronja ر ėshtė me sukun pas shkronjės me kesre. Mirėpo shkronja  pas saj nuk vjen e rėndė, atėherė shkronja ر lexohet e lehtė. P.sh. فِرْعَوْنَ, مِرْيَةٍ

-Nėse nė rast tė ndaljes shkronja ر merr sukunin, por para saj ėshtė shkronja me kesre, atėherė lexohet e lehtė. P.sh., nė rast ndaljeje:  الذِّكْرِ, السِّحْرَ , قَدِيرٌ. Nėse ndalesh nė kėto fjalė dhe tė ngjashme me to, edhe pse ka mundėsi shkronja ر tė jetė me damme apo fet’ha, ajo prapė lexohet e lehtė.

Vėrejtje:

Fjalėt vijuese kanė mundėsi tė lexohen nė dy forma sa i pėrket shkronjės ر. Nė kėto fjalė shkronja ر ka mundėsi tė lexohet rėndė dhe ka mundėsi tė lexohet lehtė, nė rast tė ndaljes nė kėto fjalė, edhe pse  leximi i rėndė ka pėrparėsi nga leximi i lehtė, nė kėto fjalė: مِصْرَ, ndėrsa nė fjalėt الْقِطْرِ,يَسْرِ  ,أَسْرِ ,dhe gjashtė raste nė suren Kamer nė fjalėn نُذُرِ.

 


 

[1] Suretul Fexhr, ajeti 14

[2] Suretul Bekare, ajeti 25

 

Pėrgatiti: Shaban Murati

27.04.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010