Mospajtimi mes Aliut dhe Muaviut (Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy)
21.12.2009 09:47:31

Pyetja:

Jam njė muslimane, inshallah njihem si e tillė para Tij, por jam nė mesin e njė rrethi tė gjerė familjar qė Allahut i bėjnė shirk, gjegjėsisht besojnė nė varreza. Por nė mesin e tyre shpesh dėgjoj tek e pėrmendin imam Aliun, hz. Fatimen, imam Hasanin, imam Hyseinin bashkė me 12 imamėt e mirė duke i lavdėruar dhe duke u dhuruar disa cilėsi tė jashtėzakonshme qė vetėm Allahu xh.sh. i posedon. Imam Aliun dhe imam Hyseinin, kėta dy tė fundit sidomos, i kanė nė gjuhė mė sė shumti, madje as Muhamedin s.a.v.s. nuk e ēmojnė mė shumė se ata tė dy. Umejrin r.a., Uthmanin r.a., Aishen r.a., Muaviun dhe birin e tij, Jezidin, sidomos kėta dy tė fundit i mallkojnė dhe i marrin si shembuj pėr tė keq e ndonjėherė edhe tė drejtohen me emrat e tyre gjoja pėr tė fyer, p.sh. Jezidi i Muaviut. Unė pasi jam nė mesin e tyre shumė mirė i kuptoj kėto ndarje dhe ndryshime qė janė bėrė nė fenė islame, shtrembėrime kėto qė ia mveshin Islamit tė drejtė, subhanllah, por unė e di dhe jam lidhur pėr fenė e drejtė, udhėzimin e Allahut dhe sheriatin e Muhamedit s.a.v.s., rrugėn e Ehli Sunetit shumė mirė e kuptoj dhe e dalloj se kjo rrugė ėshtė rruga e vėrtetė dhe e natyrshme, feja e zgjedhur e Allahut xh.sh., dhe njėherazi rruga e praktikuar nga Muhamedi alejhi selam dhe ato shtrembėrime qė janė bėrė janė bidate, risi, dhe tė shpikura nga njerėzit e humbur qė deshėn dhe e pėrēanė kėtė fe qė nga vrasja e kalifit Uthman r.a. dhe shkaktuan fitne nė mesin e muslimanėve. Nė librin “Shejtani i madh”, i autorit Halid Tuliq shumė mirė shpjegohen kėto ndarje dhe degė tė shumta qė janė pėrhapur nė mesin e muslimanėve, por ajo qė mė intereson ta di dhe qė ndoshta nuk e kam kuptuar mirė ėshtė ēfarė mosmarrėveshjesh kanė pasur imam Aliu dhe Muaviu, pastaj me Talhan dhe Zubejrin. Po Jezidi, i biri i Muaviut, pėrse edhe ky mallkohet, a vetėm pse Muaviu e emėrtoi si kalif pas vetes e kėtė gjė nuk ia dha birit tė Aliut, Hysenit? Kush nė tė vėrtetė e ka vrarė imam Hysenin, pasi nė kėtė libėr thuhet se e ka vrarė zėvendėsi i Jezidit? Pasi unė nuk e dua rrugėn e tyre shpesh mė drejtohen “ju hoxhallarėt”, duke aluduar pėr Ehli Sunetin, “e keni vrarė imam Aliun dhe imam Hyseinin”. Kėtė tė fundit nė Kerbela. Cila ėshtė e vėrteta e gjithė kėsaj? Ma bėni hallall, por ėshtė e rėndėsishme pėr mua tė kem pėrgjigje pėr kėtė pyetje.


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Ju pėrshėndesim me selam dhe ju urojmė mirėseardhjen nė faqen tonė. Gjithashtu na gėzon fakti se, edhe pse rridhni nga njė familje e rreth i ndikuar nga sufizmi e dervishllėku, keni arritur tė kuptoni tė vėrtetėn dhe tė liroheni nga besimet dhe besėtytnitė e pėrhapura nė rrethin tuaj. Lusim Allahun e Lartėsuar t’ju forcojė, t’ju bėjė tė bereqetshėm dhe pėrhapės tė hairit nė atė mes!

   Ndėrsa nė lidhje me ēėshtjet p
ėr tė cilat bėni pyetje, do tė mundohemi tė japim pėrgjigje tė pėrgjithshme duke mos u ndalur nė tė gjitha pikat tė cilat do ta sqaronin esencėn e keqkuptimeve dhe devijimeve, pasi pėr tė sqaruar si duhet problemet qė kanė ndodhur mes muslimanėve gjatė historisė pas vdekjes sė Muhamedit salallahu alejhi ue selem nevojitet tė shkruhen libra.
  
Duhet ta kuptojė ēdo musliman se Islami nuk ėshtė pronė individuale e askujt dhe asnjėrit nuk i lejohet tė ndėrtojė besimin islam dhe tė pėrligjė gjėra qė ia atribuon atij duke u mbėshtetur nė ndodhitė, ngjarjet dhe historitė e njerėzve qė kanė jetuar pas vdekjes sė Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Mė qartė themi se mėsimet islame dhe dispozitat qė kanė tė bėjnė me tė, tė gjitha kanė zbritur derisa ishte gjallė Muhamedi salallahu alejhi ue selem; ēfarė ishte fe (Islam) gjatė jetės sė tij, ajo ishte dhe do tė mbetet fe deri nė fund, nė tė kundėrtėn ēdo shtim qė ėshtė bėrė nė kėtė fe pas vdekjes sė Muhamedit salallahu alejhi ue selem ėshtė risi dhe humbje. Allahu i Lartėsuar thotė: “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe” (Maide, 3)

   Duke u nisur nga ky parim themi se ėshtė e papranueshme qė Islamin ta ndėrtojmė mbi ngjarjet dhe ndodhitė historike qė kanė ndodhur pas vdekjes sė Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe tė pėrligjim dispozita qė i atribuohen Islamit nga kėto ngjarje. Fatkeqėsisht disa nga grupimet qė kanė lindur pas vdekjes sė Muhamedit salallahu alejhi ue selem ishin si rezultat dhe reflektim i ngjarjeve politiko-sociale qė kanė ndodhur nė mesin e muslimanėve mė vonė. Edhe pse nė fillim kėto ngjarje ishin mospajtime qė kishin tė bėnin me udhėheqjen e shtetit islam dhe rreth asaj se cila ėshtė mė primare qė tė veprohet nga gjėrat e mundshme, me kalimin e kohės dhe me interpretimin e kėtyre problemeve dhe mospajtimeve nė gjenerata lindėn grupe muslimanėsh qė i dhanė kah fetar kėtyre mospajtimeve dhe u krijuan drejtime tė cilat adoptuan doktrina dhe teori qė i trajtuan si baza thelbėsore tė Islamit. Kėshtu lindėn grupimet e para, havarixhėt, shiitėt dhe tė tjera.

  
Mosmarrėveshjet mes imam Aliut, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe Muaviut, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nuk kishin tė bėnin me ndonjė ēėshtje themelore tė fesė, nė kuptimin qė ndonjėri prej tyre tė pohonte diēka nga feja e tjetri ta  mohonte atė ose anasjelltas. Kjo assesi nuk ka ndodhur mes asnjėrit prej sahabėve. Por mospajtimi kishte tė bėnte nė lidhje me mėnyrėn se si duhet tė bėhej gjetja dhe gjykimi i vrasėsve tė Othmanit radijallahu anhu dhe a duhej zgjidhur kjo sė pari apo tė pėrcaktohej kalifi i muslimanėve, pastaj tė kėrkoheshin dhe tė dėnoheshin vrasėsit. Nė ndezjen dhe pėrshkallėzimin e kėtij mospajtimi patėn dorė munafikėt qė jetonin nė Sham, ku Muaviu ishte vali dhe nė Hixhaz, ku ishte zgjedhur Aliu pėr kalif. Kėshtu, pasi largėsia nė mes tyre ishte me qindra kilometra dhe dėgjonin lajme qė pėrhapnin munafikėt pėr tė dy, fitneja u zgjerua, saqė Aliu u detyrua tė mbledhė ushtrinė dhe tė niset pėr nė Sham. Kur e kuptoi Muaviu kėtė, edhe ai u pėrgatit dhe i doli nė pritė. Dy ushtritė u takuan, por para se tė ndėrmerrnin ndonjė hap Aliu dhe Muaviu u takuan paraprakisht dhe secili tregoi respekt ndaj tjetrit si shoqėrues i Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Ata u morėn vesh tė mos luftojnė kundėr njėri-tjetrit dhe ta zgjidhin problemin sė bashku nė paqe. Kėshtu u ndanė, por kur munafikėt kuptuan se do tė pajtohen muslimanėt dhe do tė zbulohen nxitėsit e fitnes dhe ata qė vranė Othmanin, nė mbrėmje sulmuan qė tė mashtrohen tė dyja palėt se ka ndodhur tradhti (se njėra palė ėshtė duke e sulmuar tjetrėn) dhe kėshtu ndodhi lufta nė mes tyre.

   Nė kėtė fitne muslimanėt, apo mė saktėsisht sahabėt, ishin tė ndarė nė tre grupe; njė grup me Aliun radijallahu anhu, njė grup me Muaviun radijallahu anhu dhe njė grup qė u distancua nga kjo fitne dhe nuk mori pjesė fare, por mbeti nė shtėpitė e tyre. Ajo qė duhet tė kemi parasysh ėshtė se shumica e sahabėve janė distancuar nga kjo fitne dhe nuk kanė marrė pjesė, madje nė disa shkrime thuhet se nuk kanė qenė mė shumė se 20 sahabė qė kanė marrė pjesė. Kjo pėr faktin se ata kishin dėgjuar nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem paralajmėrime pėr kėto fitne dhe se si ai kishte porositur tė mos merrnin pjesė. Kemi disa hadithe tė kėtilla tė sakta edhe nė koleksionet e haditheve qė na janė pėrcjellė edhe neve.

Pavarėsisht se sa ishte numri i pjesėmarrėsve dhe i tė distancuarve, duhet ta kuptojmė se secili nga kėto tre grupe sahabėsh veproi nė bazė tė zgjedhjes qė e ka menduar sė ėshtė mė e saktė. Neve nuk na lejohet tė gjykojmė se filani nga sahabėt ka dezertuar nga feja pasi mbajti anėn e kėtij apo tjetrit, ashtu si vepruan shiitėt mė vonė dhe i konsideruan jobesimtarė sė pari Muaviun, pastaj tė gjithė ata qė ishin nė anėn e tij.
Pas kėsaj fitneje, shteti musliman mbeti i ndarė nė dy pjesė dhe ndodhėn disa ngjarje tė tjera tronditėse. Havarixhėt mizorisht vranė Aliun (radijallahu anhu) duke e akuzuar se kishte bėrė kufėr pasi i ishte nėnshtruar gjykimit. Ai kishte pranuar qė nė zgjedhjen e problemit nė mes tij dhe Muaviut tė caktohen disa njerėz nga tė dyja palėt, qė mė pas tė dy, edhe Aliu edhe Muaviu, t`i dorėzohen kėtij gjykimi. Pėr havarixhėt ky veprim ishte kufėr (dalje nga feja), pasi el-hakimije (gjykimi) i takon vetėm Allahut tė Lartėsuar.
Pas vrasjes sė Aliut radijallahu anhu muslimanėt zgjodhėn pėr kalif Hasanin, nipin e Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, por pjesa e Shamit mbeti nėn udhėheqjen e Muaviut. Hasani alejhi selam, nga modestia qė kishte dhe nga kuptimi i nevojės pėr bashkimin e muslimanėve, u tėrhoq nga kalifati dhe i dorėzoi udhėheqjen e muslimanėve Muaviut. Kėshtu ai i bashkoi muslimanėt prapė nė njė shtet dhe ndėrpreu finen, pasi kishte marrė pėrmasa.
Me kalimin e viteve u shkaktuan disa fitne tė tjera, qė zbuluan varrat e fitneve tė mėhershme, sikurse vendimi i Muaviut qė tė linte zėvendės tė birin e tij, Jezidin. Kėtė vendim e kundėrshtuan njė grup muslimanėsh, ndėr ta ishin edhe disa sahabė si edhe Husejni, nipi i Muhamedit salallahu alejhi ue selem. E, kur e mori kalifatin Jezidi, disa kundėrshtuan edhe ashpėr. Kėtė kundėrshtim Jezidi si kalif qė u bė e priti me forcė dhe gjatė njė konfrontimi tė kundėrshtarėve tė Jezidit me ushtarėt e tij shkaktoi vrasjen e Husejnit (alejhi selam). Kjo ngjarje ka ndodhur nė vendin e quajtur Kerbela dhe historia vėrteton se kundėrshtarėt e zgjedhjes sė Jezidit pėr kalif e thėrrisnin Husejnin qė tė shkonte nė Kufe, por kur arrin ai, ata nuk e ndihmojnė atė. Vrasja e Husejnit ėshtė bėrė nga ushtria e Jezidit, por nuk ka ndodhur me urdhrin e tij, madje vėrtetohet se kur kuptoi Jezidi se ēfarė kishin vepruar ushtria, e mohon dhe e refuzon kėtė veprim.

Sido qė tė jetė, kėto janė vetėm disa sqarime tė pėrgjithshme pėr atė qė ka ndodhur nė atė kohė, pasi pėr ta trajtuar ngjarjen nė detaje nevojitet tė shkruhet libėr i veēantė, tė cilėn e kanė bėrė shumė dijetarė nė tė kaluarėn. Kemi libra nė tė cilėt dijetarėt pėrcjellin ngjarjet qė kanė ndodhur pa anim ose nėnēmim tė ndonjėrit nga sahabėt, Allahu qoftė i kėnaqur me ta nė pėrgjithėsi. Nė kohėn bashkėkohore kemi edhe hulumtime shkencore qė janė bėrė nėpėr universitete islame botėrore dhe  pėr kėto studime janė mbrojtur tema tė magjistraturės dhe doktoraturės.
 Ajo qė do ta theksoja me kėtė rast ėshtė se nė tė gjitha kėto ndodhi dhe mospajtime nuk kishte nė mes sahabėve akuza qė kishin tė bėnin me fenė (Islamin) e tjetrit. Kjo nuk ka ndodhur as nė mes Aliut dhe Muaviut, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy. Nė tė kundėrtėn, kemi transmetime tė sakta qė lavdėrojnė dhe respektojnė njėri-tjetrin. Por pasuesit e tė dy palėve bėnė qė ndarja tė theksohet edhe mė shumė te gjeneratat e ardhshme dhe ky mospajtim filloi tė manifestohet edhe nė besim. Kėshtu lindėn akuza tė ndėrsjella dhe si refleks i kėtyre tensionimeve nė mes palėve lindėn dy ekstreme:

1- Njerėz qė ngrinin lart Muaviun nė llogari tė Aliut, madje edhe e fyenin atė, fėmijėt e tij, Hasanin dhe Hysejnin (alejhima selam) dhe Ehlu Bejtin. Kėta u quajtėn “navasibė”.

2-
 Njerėz tė cilėt e ngritėn Aliun lart, saqė i dhanė edhe atribute tė Allahut dhe filluan ta fyenin Muaviun dhe tė gjithė ata qė ishin me tė apo mė mirė tė them ata qė nuk e kundėrshtuan haptas Muaviun. Kėta u quajtėn “shiitė”.


 
 Navasibėt me kalimin e kohės u tretėn dhe tani me aq sa dihet nuk ekziston ndonjė grupim qė predikon doktrinėn e fyerjes dhe nėnēmimit tė Aliut dhe tė familjes sė Muhamedit salallahu alejhi ue selem, pra Ehlu Bejtin, megjithėse disa sekte kanė disa mbeturina tė kėsaj. Ndėrsa shiitėt vazhduan tė kenė aktivitet dhe t`i shtrijnė idetė dhe pretendimet e tyre te muslimanėt nė rajone tė ndryshme. Ata gjatė shekujve u ndanė nė qindra grupe e sekte, por i bashkon pretendimi se Aliu ishte ai qė duhej tė ishte kalif dhe imam i muslimanėve pas Muhamedit salallahu alejhi ue selem, por Ebu Bekri, Omeri, Othmani ia rrėmbyen atij kalifatin dhe kėta sahabė menjėherė pas vdekjes sė Muhamedit salallahu alejhi ue selem dezertuan dhe dolėn nga feja.

   Nė librat kryesorė tė tyre thuhet se tė gjithė sahabėt dezertuan nga feja pėrveē
pesė sahabėve ose shtatė. Doktrina e tyre ndėrtohet nė parimin qė e bėnė edhe kusht tė besimit (imanit) tė muslimanit shiit, se udhėheqja e muslimanėve (imami) pas vdekjes sė Profetit ishte e definuar me emra nga Allahu i Lartėsuar. Imamėt ishin dymbėdhjetė (kurse te disa gjashtė), ata ishin tė pagabuar, e dinė tė fshehtėn dhe tani lejohet t`u lutemi atyre nė rast nevoje siē i lutet muslimani Allahut tė Lartėsuar.
   Shiiitėt i quajnė nevasibė tė gjithė ata qė nuk besojnė nė kėtė formė ndaj imamėve tė tyre tė pagabuar, kėshtu qė edhe Ehli Suneti sipas tyre janė nevasibė. Ata pretendojnė se pasi Ehli Suneti nuk pranoi t`i mvishte Aliut dhe imamėve tė tjerė atributet e Zotit (t`i konsiderojnė tė pagabuar), sikurse vepruan ata, nuk e kanė nderuar Aliun dhe Ehli Bejtin si duhet dhe kėshtu u bėnė nevasib, fyes tė Aliut dhe tė Ehlu Bejtit lavdėrimi i Allahut qoftė mbi ta.

   Nė anėn tjetėr, Ehli Suneti shpreh respektin ndaj Aliut radijallahu anhu dhe e konsideron atė nga kalifėt e drejtė (hulefai rashidin), njėri nga tė pagėzuarit me xhenet, e konsiderojnė nga Ehli Bejti atė dhe familjen e tij, gjithashtu shprehin nder dhe respekt ndaj nipave tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem, Hasanit dhe Husejnit (alejhima selam) dhe nė librat e sunive kemi me dhjetėra hadithe qė flasin pėr vlerėn e kėtij imami dhe meritat e tij, por Ehli Suneti refuzojnė qė kėtyre imamėve t’u atribuohen veēori tė Krijuesit dhe qė t`i trajtojnė ata qė kanė marrė pjesė nė fitne me Muaviun si jobesimtar.

   Nė fund tė kėtij trajtimi dua tė pėrmend edhe njė herė se pavarėsisht ēfarė ka ndodhur nė mes sahabėve, mospajtimet mes tyre duhet tė trajtohen brenda kornizave tė tyre dhe tė mos ndėrtohet besimi (imani) dhe feja nė pėrgjithėsi mbi kėto ndodhi.  Me fjalė tė tjera, tė mos bėhet pjesė e fesė sonė besimi nė pagabueshmėrinė e imamėve; tė mos bėhet pjesė e fesė sonė tekfiri i sahabėve (bėrja jobesimtarė e tyre); tė mos bėhet fe (Islam) vajtimi i ndodhive ashtu siē ėshtė traditė thelbėsore te shiitėt; tė mos bėhet fe pėrligjja e ritualeve (ibadeteve) duke u bazuar nė kėto ndodhi sikurse shkuarja nė haxh nė Kerbela dhe shumė rite tė tjera; tė mos jetė pjesė e fesė sonė sharja dhe ofendimi i shoqėruesve tė Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, pėr shembull sharja e Ebu Bekrit, Omerit, Othmanit, Allahu qoftė i kėnaqur me ta, pastaj sharja e Aishes, gruas sė tė Dėrguarit salallahu alejhi ue selem dhe gjėra tė tjera tė shumta qė janė futur te grupimet e devijuara, tė cilat kanė lindur si refleks i kėtyre ndodhive dhe i kanė bėrė  kėto gjėra pjesė thelbėsore tė besimit tė tyre.
   Ndėrsa parimi i Ehli Sunetit nė lidhje me sahabėt dhe asaj ēfarė ka ndodhur nė mes tyre ėshtė qė nėse ėshtė e nevojshme tė pėrcillen ngjarjet, atėherė tė bėhet ajo ashtu si ka ndodhur pa i devijuar dhe konsideruar tė humbur ndonjėrėn nga palėt. Ata heshtin dhe nuk futen nė zgjidhjen apo sqarimin e gabimeve qė janė shkaktuar duke favorizuar njėrin grup dhe nėnēmuar apo devijuar tjetrin. Pastaj ata nuk i ndėrtojnė bazat e besimit duke u mbėshtetur nė kėto mospajtime dhe fitne.

   Kėtė trajtim do ta pėrmbyllim duke marrė mendimin e Ehli Sunetit nė lidhje me kėtė ēėshtje nga libri “Besimi i Mjaftueshėm” i dijetarit Ibėn Kudame Makdesi dhe qė ėshtė i pajisur me komente tė shejhut tė mirėnjohur, Muhamed Ibėn Salih Uthejmin: “Prej Sunetit ėshtė mbėshtetja e shokėve tė tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, dashuria ndaj tyre, pėrmendja e virtyteve tė tyre, kėrkimi i mėshirės pėr ta, lutja pėr faljen e tyre, tė larguarit nga pėrmendja e mangėsive dhe konflikteve mes tyre, tė pranuarit e meritave dhe njohja e tyre si tė parėt qė pėrqafuan Islamin. Allahu i Lartėsuar thotė: “Edhe ata qė kanė ardhur pas tyre e thonė: “Zoti ynė, falna neve dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim dhe mos lejo nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, mėshirues!” (Hashėr, 10)
Gjithashtu thotė: “Muhamedi ėshtė i Dėrguar i Allahut, e ata qė janė me tė (sahabėt) janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, janė tė mėshirshėm ndėrmjet vete...” (Fet`h, 29)1”
Allahu e di mė sė miri!

Alaudin Abazi
6.6.2008


1 “Besimi i mjaftueshėm”, Ibėn Kudame, me komente tė Shejh Muhamed Ibėn Uthejmin, f.144-145.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010